Connect with Us

Nga Klodian Tomorri/ Hetimi i koncesioneve të shëndetësisë mbyllet me vetëm një pyetje

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Hetimi i koncesioneve të shëndetësisë mbyllet me vetëm një pyetje

Publikuar

-

Qeveria ka dhënë 4 koncesione në sektorin e shëndetësisë. Por mjaftojnë dy prej tyre për të shpjeguar atë se çfarë ka ndodhur; sterilizimi dhe Check-Upi.

Kontrata koncesionare e sterilizimit parashikon kryerjen e 63 mijë ndërhyrjeve kirurgjikale në vit. Për çdo operacion shteti i paguan koncesionarit privat një çmim që varion nga 13.9 mijë lekë deri në 37.7 mijë lekë, në varësi të kompleksitetit të ndërhyrjes dhe pajisjeve që kërkohen. Dhe sipas numrit të parashikuar të ndërhyrjeve kontrata e koncesionit parashikonte që qeveria do t’i paguante privatit 1.5 miliardë lekë çdo vit.

Koncesioni i dytë ai i Check-Upit parashikon kryerjen e kontrollit mjekësor për 475 mijë vetë në vit. Për çdo qytetar që kontrollohet qeveria i paguan koncesionarit privat 1800 lekë së bashku me tatimin mbi vlerën e shtuar. Dhe në bazë të numrit të parashikuar të kontrolleve prej 475 mijë vetësh në vit, kontrata e koncesionit parashikon që qeveria t’i paguajë kompanisë private 876 milionë lekë në vit.

Por çfarë ka ndodhur?

Tek të dy koncesionet u materializua risku i kërkesës, por në një mënyrë shumë interesante. Në rastin e sterilizimit, numri faktik i operacioneve rezultoi shumë më i lartë nga sa ishte firmosur në kontratën e koncesionit, ndërsa në rastin e Check-Up it ndodhi e kundërta. Numri i qytetarëve që kontrollohen në një vit është shumë më i ulët se shifra 475 mijë vetë që ishte parashikuar në kontratë. Saktësisht është rreth 350 mijë vetë.
Çfarë ka bërë Ministria e Shëndetësisë?

Për koncesionin e parë, meqënëse numri i operacioneve ka rezultuar shumë më i lartë se ai që ishte parashikuar në kontratë, Ministria e Shëndetësisë thotë që unë nuk do të respektoj tavanin 1.5 miliardë lekë në vit të kontratës, por do ta paguaj privatin me çmim për njësi. Dmth për çdo operacion që kryhet buxheti I paguan koncesionarit 22.3 mijë lekë. Meqë numri i operacioneve është më i lartë nga sa ishte parashikuar në kontratë, fatura që buxheti i paguan privatit ka kërcyer në 2 miliardë lekë në vit nga 1.5 miliardë që ishte parashikuar në kontratë.

LEXO EDHE:  750 miliardë euro nga BE për paketën anticovid/ Tomorri: Ja dy shtetet që përfitojnë më shumë

Për koncesionin e dytë Ministria e Shëndetësisë bën të kundërtën. Meqë numri i qytetarëve që shkojnë e bëjnë kontrollin mjekësor është shumë më i ulët se shifra 475 mijë vetë që ishte parashikuar në marrëveshjen koncesionare, Ministria thotë që unë nuk do ta paguaj koncesionarin privat me çmim për njësi sepse për 350 mijë kontrollet që kryhen ai i bie të marrë vetëm 630 milionë lekë në vit. Ndaj- thotë Ministria- unë jam e detyruar të paguajë vlerën tavan, pra 876 milionë lekë në vit siç është parashikuar në kontratë.

E njëjta ministri, e njëjta situatë, i njëjti format kontrate dy zgjidhje të kundërta. Tek e para meqë dolën më shumë operacione nga parashikimi paguajnë me çmim për njësi. Tek i dyti meqë dolën më pak qytetarë që kontrollohen nga sa ishte parashikuar, nuk paguhet me çmim për njësi, por vlera tavan e vendosur në kontratë.

Ky është hetim me vetëm një pyetje. Pse tek sterilizimi paguani çmim për njësi, ndërsa tek Check Up-i nuk paguani me çmim për njësi? Ky është hetimi penal më I lehtë në botë. Mjafton vetëm një pyetje. Asgjë më tepër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Ben Blushi, akrepi që thumbon për forcë zakoni

Publikuar

-

Nga

Ben Blushi, akrepi që thumbon për forcë zakoni

Nga Ermal Mulosmani

Në ditët e fundit të Parlamentit të shkuar, shumë prej nesh i kujtojnë replikat plot nëntekst e ironi mes Kryeministrit Rama dhe deputetit Blushi. Mbaj mend në atë seancë një Ramë fytyrëvrerosur e buzëvarur që, për të përmbledhur esencën e Blushit, përdori anekdotën e famshme të akrepit dhe bretkosës.

“I thotë akrepi bretkosës – tregonte Rama atë kohë – të të hipi në kurriz që ta kalojmë këtë lumë”?

“Hajde” – i thotë bretkosa.

Bash në mes të lumit akrepi i fut thumbin!

“Çfarë bëre?” – i tha bretkosa – tani do mbytemi të dy”.

“Nuk kam çfarë të bëj” –iu përgjigj akrepi- “është në natyrën time”.

Por sa të vërtetë ka në konstatimin e Ramës që “akrepi Blushi” nuk rri dot pa hedhë helm edhe sikur të rrezikohet jeta e atij vetë?

Këto vite kanë treguar që nuk lëshon thumbin e helmit pa arsye të llogaritura mirë. Ajo shprehje e Kryeministrit ishte e llogaritur dhe, sipas mendimit tim, mëshiruese e jo fort dashakeqe.

Nuk ka akrep që krahasohet me Blushin.

Blushi është shumë më i rrezikshëm sesa një qenie instiktive helmuese. Prandaj Rama e hoqi nga shpina e vet për t’a lëshuar në kurrizin e gjithë shqiptarëve. E çoi bash në një nga dritaret e tyre më të dashura të informimit dhe argëtimit, Televizionin Top Channel.

Se çfarë ka bërë Blushi aty dhe sesi e shndërroi atë televizion kam shkruar herë tjetër dhe nuk do të zgjatem.

Mirëpo helmi blushian nuk mund të kufizohej vetëm në stafin, informacionin apo programacionin e një Televizioni. Ai shkon më tutje.

Prej shumë kohësh në hapësirën publike të informacionit qarkullon një konflikt i fortë mes tij dhe një duzine emrash të mirënjohur. Përfshihet aty Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Ridvan Bode, Aleksandër Frangaj, Çim Peka, biznesmenët e njohur Nadir Çausholli, Pandi Carapuli, Arben Rreli e plot e plot të tjerë.

E vërteta është që ky konflikt, përtej interesave të të përfshirëve në të, është mjaft i dobishëm e i mirëseardhur për publikun dhe sidomos për institucionet e reja të Drejtësisë. Nuk e di se sa interesante u janë dukur atyre ato publikime kutërbuese, reciproke, por, lexuesit kanë vënë duart në kokë.

Hapësira publike e Televizionit Kombëtar Top Channel (një pasuri kombëtare e shqiptarëve) u kthye si kurrë më parë në një kreditore cinike e interesave të drejtuesve. Një gjyqtar, me gjasë i korruptuar, (si 70% e sistemit të drejtësisë) hapte çdo ditë lajmet e Top-it me bëmat e tij. Publiku e kuptoi shpejt se ky gjyqtar kishte një çështje të Top Channel në dorë e prandaj ua kishte bllokuar ekranin numër 1 për nja tre muaj.

Pas tij doli në skenë Nadir Çausholli. Saga Top Channel Nadir Çausholli vazhdoi një vit të tërë.

Akuzat e publikuara nga Top Channel duhet të çonin pas hekurave njërin nga të dy, Blushin ose Çaushollin. Aq shumë u bë tërkuzë dhe e rëndomtë situata mes tyre sa u detyrua Shefi i Mardhënieve me Publikun në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Brian Beckman, të deklaronte:

Çdo takim ditor editorial në Shqipëri duhet të fillojë me pyetjen “Cila është historia që duhet të tregojmë?” dhe jo “Kujt do t’i vihemi nga pas sot? Lajmet duhet të përqendrohen tek e vërteta, dhe jo si mund të përdoret forca e shtypit si një armë kundër një personi, biznesi, apo një partie politike”.



Mirëpo çfarë ndodh një vit më vonë. Konflikti mbyllet si me magji, Nadir Çausholli dhe Ben Blushi nuk shkojnë në organet e reja të drejtësisë për të sqaruar akuzat por vazhdojnë “bashkëpunimin paqësor” siç e kishin më parë. Ilaçet e Çaushollit tani janë sponsorë të Top Channel.

Kronikat denoncuese njëvjeçare u shpaguan. Sa u trafikua interesi publik për abuzimet me çmimet e ilaçeve nga CFO Pharma? A e bleu Çausholli heshtjen e Top Channelit? Po SPAK-u a u mor me këtë çështje? A u rregulluan mardhëniet miqësore të Top Channel me Televizionin Ora që për pak do ua vinte flakën Nadir Çausholli?

LEXO EDHE:  Skandali/ Gazetari u hoq pasi denoncoi aferat për koncesionin e inceneratorëve

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Çfarë po e frenon ekonominë shqiptare

Këto mbeten pyetje pa përgjigje.

Blushi vërtetë nuk u bë Ministër por padyshim që sot është më i rëndësishëm se secili nga Ministrat e Qeverisë Rama. Teatri i sharjeve dhe batutave Rama-Blushi mbaroi shpejt dhe e vërteta doli në mejdan. Heroi i vegjëlisë, ai që do taksonte të pasurit progresivisht, ai që sulmonte koncesionet dhe Qeverinë pse u jepte para atyre, shpejt u bë ortak në biznes me një nga më të përfolurit. TCH filloi të transmetojën kronika qesharake ku qytetarët lavdërojnë oligarkun-koncesionar që i shpëtoi nga plehrat dhe era e rëndë që po i mbyste.

Mirëpo asnjë nga këto arsye apo edhe të gjitha bashkë nuk më shtynë për këtë shkrim. Secili nga të përmendurit në konflikt me Blushin ka mundësitë e veta mediatike dhe mund t’i përgjigjet vetë. Ajo që më nxiti më së shumti të shkruaj këta rreshta është zhdukja e një kodi etike që ka ekzistuar mes kolegëve gazetarë të brezit të parë pas ’90. Asnjë prej tyre nuk e kaloi atë kod të heshtur, një marrëveshje e pashkruar për të mos u marrë me jetët private të njëri-tjetrit.

Asnjë gazetar, redaktor apo drejtues gazete, deri më sot nuk ka lejuar tekste përbuzëse për cenet shëndetësore apo varfërinë e të të gjallëve. Kur lexova në paçavuren e Blushit tekstin:

“Këta intelektualë që po investojnë miliona euro, jo vetëm që ndonjëri prej tyre paguhet nga Top Channel ose kanë aplikuar për punë në Top Channel, janë aq të pasur sa edhe ilaçet i marrin me klering në farmacitë e Partisë për shkrimet pa emër që bëjnë kundër Top Channel”

Më erdhi në mendje fraza e Ramës për Akrepin dhe forcën e zakonit.

Ato fjalë i drejtoheshin Andi Bejtes i cili prej vitesh vuan nga një sëmundje e vështirë, munduese. Ai është i detyruar të kurohet me ilaçe të shtrenjta. Kjo është një poshtërsi që nuk njeh kufinj, një helm blushian që nuk ka stomak t’i mbijetojë!

Gjuha raciste nuk ishte për herë të parë.

Në një shkrim tjetër i paçavures së Blushit titullohej: “Edhe gruaja e Bejtes kërkon të bëhet gjyqtare!”.

Titulli mbyllej sigurisht me pikëçuditëse për të mos lënë asnjë shenjë dyshimi për habinë e racës superiore që edhe racat inferiore po guxojnë të kandidojnë, madje edhe pa lejen e të parave!

Gjuha përbuzëse ndaj të sëmurëve ka qenë tipike e nazistëve, ajo buron prej skutave më të errëta të nëntokës së qenies njerëzore. Atje mungojnë skrupujt, dashuria, mëshira atje është një kallkan i zi e helmues.

Dje Blushi i shkruante një letër të bukur së bijës, Natalisë për të sharë kundërshtarët.

Të cilët gabuan që e futën Natalinë në këtë histori.

Natali, ti nuk ke asnjë faj. Ti je e re dhe përfolja e emrit tënd për një firmë të vënë, në emër tëndin, nga dikush tjetër, nuk është akuzë për ty, madje nuk është fare akuzë.

Por teksti fyes, përbuzës, naziskin, që babai yt ka bërë ndaj kolegut të sëmurë duhet të turpërojë edhe ty Nat. Të paktën sa më turpëron mua.

Katrani do zbardhëllonte nga nxirja e shpirtit të tij.

Nat, edhe nazistët përpara se të digjnin kufomat në Aushvic uleshin e shkruanin letra dashurie romantike për të dashurat e tyre. Madje ishin gati të vdisnin për to. I binin violinës, porosisnin lule dhe ndërkohë vrisnin ndonjë të sëmurë për të vrarë kohën që nuk kalonte. U ishte bërë forcë zakoni./ Marrë nga GE

Ermal Mulosmani

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Mentor kikia/ Mos e besoni, askush nuk do të hyjë në burg për vjedhje!

Publikuar

-

Nga

Nga Mentor kikia/ Mos e besoni, askush nuk do të hyjë në burg për vjedhje!

Lulzim Basha ishte sot në Manzë, në një familje që jeton në çadër, pasi shtëpia i është shembur nga tërmeti.
Ai premtoi: Kur të vijmë në pushtet, të gjithë këta që sot po vjedhin paratë e popullit, do të përballen me ligjin dhe drejtësinë, do të shkojnë në burg.

Kur do të vijë kjo ditë….por seç mu kujtua…..

Kur në qeveri ishte Nano, e mbani mend Sali Berishën çfarë thoshte?
E mbani mend “Cacin e zi”, “Mamuthin e korrupsionit”, “Ansamblin e babëzisë” ? Sa herë kemi dëgjuar nga ai podium: në burg, në burg, në burg…dhe aq seriozisht e morën socialistët këtë kërcënim, sa kur humbën zgjedhjet në 2005, kush kishte mundësi ia mbathi jashtë. Për Nanon, në një bisedë “off record”, Berisha ka thënë se nuk e futi në burg pasi ai e kishte bërë burgun para se të vidhte. Po të tjerët? Kush u dënua? Caci bëri edhe universitet madje.

Nga 2005 deri në 2013 ishte qeveria Berisha që(veçanërisht në mandatin e dytë) i nxorri ujët e zi. Oligarkia mori formë të organizuar në qeverisjen e Berishës.

E mbani mend opozitën e Ramës? Burg, burg, burg- thërrisnin në çdo seancë plenare, veçanërisht Taulant Balla dhe Erjon Braçe, për Berishën, Zenin dhe ministrat që firmosnin letrat e Zenit. Shpronësim e prishje kontratash për ata që merrnin tendra duke kaluar nga zyra e Argitës. Por kush hyri në burg? Asnjë! Sa për farë, vetëm Spiro Ksera që kishte vjedhur 20 mijë eurot e darkës së viti të ri të romëve. Ndërsa oligarkët morën formën e një organi financimi për familjen dhe zhvatjeje për vete.



LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Kardhiqi, tepsia dhe prioritetet e qeverisë

Tashmë radhën e ka Basha ti premtojë burgun Ramës dhe skuadrës së tij të rilindjes. Sa shumë akuza ndaj Ramës. Jo vetëm burg, por seksuestro pronash, madje edhe tërheqje zvarrë…

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Tuneli në det, qeveria në zjarr

Tani oligarkia është shndërruar në një lloj “këshilli pleqësie” që vendos për ligjet, PPP-të dhe VKM-të. Tani vjedhjet bëhen me ligj, me vendim parlamenti. Nuk ka më vjedhje ordinere.

Por mos besoni se dikush do të hyjë në burg!

Asnjë nuk do të ndodhë. E para, sepse në burg të fut drejtësia dhe jo qeveria, dhe e dyta, ata që vijnë në pushtet nuk kanë nge të merren e të denoncojnë ç’kanë vjedhur ata që ikën, pasi do të rregullojnë hesapet e veta. Eshtë më mirë të trashësh lëkurën tënde, sesa ti rrjepësh lëkurën atij tjetrit.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Leonard Olli/ Rrënimi i rendit, sigurisë publike dhe institucioneve përgjegjëse

Publikuar

-

Nga

Nga Leonard Olli/ Rrënimi i rendit, sigurisë publike dhe institucioneve përgjegjëse

Rreth 7 vite më parë e vetëshpallura “rilindje” në kuadër të fushatës elektorale kishte filluar sulme denigruese ndaj Policisë së Shtetit. Akuzat ishin nga më monstruozet, si në kuadër të drejtimit teknik të Policisë, ashtu edhe atë politik. Sigurisht që asnjë nga akuzat nuk kishte lidhje me realitetin në thelb, por retorika politike si gjithmonë ndikon opinionin publik. Por, kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër lidhej me vizionin e tyre për policinë e së nesërmes.

Me shumë forcë, kam denoncuar aso kohe dhe vijoj edhe sot, idenë diktatoriale “Një shtet, një polici”, një rikthim i pastër në diktaturë me famëkeqen Polici Popullore. Pak kohë më pas, thuajse në kuadrin e një viti denoncova publikisht në media vizive e të shkruara se vendi po rrëshqiste dita-ditës drejt një shteti policor. Dhe kjo nuk ishte dhe është një retorikë politike, por fakt me shembuj konkretë mbi detyra që i ngarkohen Policisë në tejkalim absolut të ligjit mbi Policinë e Shtetit apo edhe kuadrit ligjor e kushtetues që normon punën dhe funksionimin e agjencive ligjzbatuese. Niveli i drejtimit të Policisë së Shtetit është sot në kuotat më të ulëta që nga rënia e shtetit në vitin ’97! Nga raportet e organizmave të huaj apo edhe vendase dëshmohet mungesa e profesionalizmit apo shkelje flagrante të ligjit në emërimet apo rekrutimet e reja, që shqip e troç do të thotë militantizmin e plotë të kësaj organizate.

Në fakt, thelbi i shtetit policor është pikërisht ky: detashmente të betuar ndaj pushtetit dhe jo shtetit apo qytetarëve. E këtu demokracia mori një goditje shumë të rëndë, pasi pothuajse u asgjësuan të drejtat e njeriut. Ka mjaft shembuj konkretë që e provojnë këtë fakt dhe që të gjithë i njohim, pasi fatmirësisht jeta ‘on line’ edhe pse e sulmuar vijon të mbetet një oaz lirie që diktatura e urisë rilindësve ende nuk ka arritur ta mbyllë. Nuk dua të referoj implikimin e zyrtarëve të saj të lartë në kanabizimin e vendit apo rikthimin e Shqipërisë në korridoret e tranzitit të drogave të forta, madje edhe në vendprodhim të tyre, por dua të ndalem në një aspekt po kaq të ndjeshëm dhe të rëndësishëm të çdo vendi, ruajtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve. Presupozohet se kjo është detyra themelore që ligji i ngarkon Policisë së Shtetit. Të paktën për fat të mirë kjo nuk është hequr nga ligji. Pyetja shtrohet, sa e ka përmbushur Policia këtë mision?! Referuar sondazheve, media e apo edhe ekspertëve shumë pak.

Madje, edhe kur e bën këtë, e bën me ngjyrime të theksuara e diskriminim të pastër politik. Arrestohet si kriminel dikush, që ndoshta edhe në shkelje të ligjit kryen punime në shtëpinë e tij, por mbrohet me çdo kusht militanti i partisë që ndërton kate shtesë apo po lejë fare. Një drejtoj policie rajonal sillet si pashai i qytetit, duke shkelur ligjin dhe ndëshkon qytetarin hallexhi. Dhe nuk i hyn as një gjemb në këmbë. Edhe kur ngjarja bëhet publike. Një drejtor tjetër shkakton aksident rrugor dhe ngjarja zyrtarisht u mbulua. Jo vetëm që nuk pati transparencë, por me siguri fajtore është shpallur qytetarja e pafajshme dhe e dëmtuar. Drejtori i përgjithshëm kryen një gafë publike, në raportim direkt në komisionin e Rendit dhe Sigurisë Publike dhe askush nga deputetët e partisë nuk tha asnjë fjalë. Ishte sërish reagimi publik që solli si pasojë kërkimin e një ndjese publike prej tij dhe si gjithmonë marrjen nën mbrojtje publike nga kryeministri. Shembuj të tillë janë të pafund. Një aspekt tjetër sa profesional aq edhe publik është, për fat të keq, zhdukja ‘de facto’ e transparencës së punës dhe të dhënave të punës së Policisë.



Shumë nga gazetarët e kronikës e kanë shumë të qartë faktin se prej vitesh organizata ka ndaluar praktikën e analizave gjashtë mujore apo një vjeçare të Policisë së Shtetit, në nivel lokal dhe qendror. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, një ballafaqim publik sado i mirorganizuar do i nxirrte bllof shifrat zyrtare. Edhe pse jemi vendi më i policuar në terren, jemi po ashtu vendi me numrin më të lartë të krimeve në lidhje me jetën dhe sigurinë e pronës, aksidenteve rrugore apo kriminalizimit të çdo segmenti të jetës sonë të përditshme. Nuk po përmend fare këtu policimin në komunitet, si një nga detyrat kryesore në kuadër të integrimit evropian, ruajtjen e kufijve që tashmë po e bëjmë me forcat e FRONTEX se nuk jemi në gjendje ta bëjmë vetë, krijimin e një databaze unike të shifrave të kriminalitet dhe unifikimit të tyre sa i takon ndjekjes dhe kalimit në gjyqësor se do të ishte një “shaka” shumë pa kripë nga ana ime. Do të ishte njëlloj sikur të kërkoja nga një i pastrehë të qarkullojë çdo ditë i krekosur me ‘smoking’! Për më tepër askush nga kupola ‘teknike’ apo politike nuk i ka fare në referencë këto që them e do më konsideronte alien. Shqipëria i ngjan sot një Wild West të shekullit të XXI, ku sherifi (policia) qartazi mbyll sytë ndaj bandave dhe godet me shumë forcë mollaxhiun që ka dalë në rrugë për mbijetesë. Diktatura e urisë nuk mund të lejojë që dikush të ushqehet pa lejen e saj.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Tuneli në det, qeveria në zjarr

LEXO EDHE:  Klodian Tomorri: Taksimi selektiv është antikushtetues

Bandat vriten pa fund mes vedit, por me bekimin kokëministror, i cili i ka mallkuar me shpirt publikisht: “Kokat hëngshin mes tyre” (pavarësisht se shpesh janë edhe kokat e qytetarëve të pafajshëm që kalojnë andej pari). Jeta dhe prona e çdokujt prej nesh është më e pasigurt se kurrë! Nëse hyn në komisariatet tona e pëson si në Bastijën e kohës se Komunës së Parisit, të hidhen çelësat në det dhe nuk ke asnjë të drejtë, ndërkohë që krimineli i kapur në flagrancë me një telefon kalon natën në hotele luksoze. Se mos guxoni të kërkoni avokat apo të drejta të tjera se nuk është çudi të përfundosh me sy të nxirre e hundë të thyer. Diktatura e urisë mendon me zemër për ju.
Shumëkush me të drejtë shtron pyetjen se përse ka katandisur kështu situata e rendit dhe sigurisë publike dhe ka degraduar kaq shumë Policia e Shtetit apo agjencive të tjera ligjzbatuese? Sigurisht që në një trajtim profesional dhe politik ka vend për një analizë të thellë, por në gjykimin tim modest, njëra është arsyeja më thelbësore. Ndërtimi i shtetit policor lidhet drejtpërdrejt me mbajtjen e pushtetit me çdo mjet. Si organizata më e madhe dhe fuqiplotë e rendit dhe sigurisë publike ajo menaxhon shumë elementë të krimit të organizuar apo edhe të thjeshtë, të cilët prej kohësh në përfitim të ruajtjes së aktivitetit kriminal bashkëpunojnë haptazi me pushtetin për të garantuar edhe formalisht votat që i duhen. Besoj se tashmë të gjithë brenda dhe jashtë Shqipërisë janë në dijeni të këtij fenomeni. Duket pak si naive, por kjo është arsyeja kryesore përse nuk bie kambana.

Ky është thelbi i këtij degradimi fatkeq. Pra, në apel për këdo që është realisht në opozitë me ketë sistem, status quo, si të doni mund ta cilësojmë, mos u shpërqendrimi dhe merreni me gjethet, duke harruar degën, pemën dhe vetë pyllin. Nëse realisht kërkoni që të kemi rend dhe siguri publike apo zgjedhje të lira e të ndershme duhet të bashkojmë zërin fort për të bërë dekriminalizmin e Policisë, depolitizimin e saj, rikthimin e saj në misionin e parashikuar qartë nga ligji, pasi vetëm kështu krijojmë një premisë të fortë për të rrëzuar diktaturën e urisë. Dhuna policore dhe bashkëpunimi me elementët kriminalë janë arsyeja e parë e frikës dhe tjetërsimit të votës së lirë. Për të gjithë ata që besojnë në mënyrë naive se zgjedhjet manipulohen ditën e zhvillimit të tyre apo në numërim, më lejoni modestisht t’ u them se ato janë vetëm retushime për demonstrimin e forcës dhe arrogancës. Pushteti dhe organet e tij (policia&bandat) e kanë mbyllur biznesin që të shtunën e heshtjes zgjedhore! Para se të depolitizoni apo dekriminalizoni administratën zgjedhore, duhet të dekriminalizoni dhe depolitizoni shtetin dhe organet e Diktaturës së Urisë!/CNA.al

LEXO TE PLOTE