Connect with Us

Mitet dhe Besëtytnitë e Vitit të Ri

Lajme

Mitet dhe Besëtytnitë e Vitit të Ri

Publikuar

-

Një shumëllojshmëri supersticionesh dhe mitesh shoqërohen me Ditën e Vitit të Ri.

Shumë prej tyre janë të lidhura me aktivitetet e përfshira në atë ditë, të cilat “vendosin” modelin për vitin e ri që do të vijë. Ndersa mitet e tjera kanë të bëjnë kryesisht me shpirtrat e këqij ose tërheqjen e fatit.

1.Nuk ka pastrim

Ditën e Vitit të Ri nuk duhet të pastroni apo të hidhni mbeturinat sepse mund të ‘largoni fatin tuaj të mirë’ – kështu që leni pluhurin të grumbullohet, së bashku me fatin tuaj.

2.Mos ndizni lavatriçen në diten e parë të vitit

Sipas këtij miti ju duhet të lini që shporta e rrobave të mbushet për pak më gjatë. Rregulli universal duket të jetë që lavatriçia nuk duhet të bëhet më 1 janar, por disa tradita shkojnë më tej dhe thonë se nuk duhet të bëhet gjatë gjithë periudhës midis Krishtëlindjes dhe Ditës së Vitit të Ri. Miti thotë se larja e rrobave tuaja në këto ditë mund të çojë në ‘largim të një të dashuri’.

3.Vishni veshje të reja në natën e Vitit të Ri

Jo vetëm sepse dëshironi të dukeni më të mirë në këtë mbrëmje të veçantë, por me sa duket edhe për të siguruar që vitin e ardhshëm nuk do të sjellë mungesë rrobash.

LEXO EDHE:  Përse unaza e martesës vendoset në duar të ndryshme në vende të ndryshme?

4.Mos qani

Përveç që është turp në një festë, nuk është thjesht një ide e mirë të filloni vitin tuaj të ri duke qarë ose të ndjeheni të trishtuar – thuhet se kjo vendos tonin për pjesën tjetër të vitit.

5.Hapni dyert

Hapni dyert dhe dritaret tuaja për të lënë vitin e ri të vijë dhe të dërgoni të vjetrin jashtë! Dita e Vitit të Ri ka të bëjë me fillimet e freskëta, kështu që lëreni flladin, ajrin e freskët të sjell energji.

6.Personi i parë që kalon pragun e derës:

Sipas një miti personi i parë që hyn në shtëpinë tuaj pas mesnatës do të ndikojë në vitin që do të keni. Idealisht, ai duhet të jetë i pashëm, i gjatë dhe do të ishte akoma më mirë nëse ai vinte i mbushur me dhurata, për të pasur një vit sa më të mbarë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  Do të habiteni/Njihuni me traditat më të veçanta dhe të çuditshme në të gjithë botën

LEXO EDHE:  10 mitet e modës që nuk duhet ti besoni

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas Ambasadës faza e radhës do të jetë testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE