LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Keni plane për vitin e ri?/ Mësoni sekretet që t’i përmbushni

31 Dhjetor 2019, 21:45, Aktualitet CNA
Keni plane për vitin e ri?/ Mësoni sekretet që t’i

Kur viti i ri pritet në horizont, bie për të gjithë alarmi për të bërë plane në mënyrë që viti i ri të jetë ?ndryshe?, të paktën më i frytshëm. Edhe pse të bësh plane ambicioze është e lehtë, realizimi i tyre kërkon që përveç motivimit dhe vendosmërisë, të kemi edhe mirëqenie dhe shëndet të mirë.

Kujdesi për shëndetin psikologik dhe fizik është primar në mënyrë që viti i ri të shkojë sipas planeve.

Shkruani një ditar

Moria e emocioneve që e mbajnë njeriun të angazhuar psikologjikisht, sidomos në situata ekstreme, bën që të shpërqendrohemi nga punët me rëndësi që mund të kemi gjatë ditës. Kur këto emocione hidhen në letër, duket sikur në një farë mënyrë kanë dalë jashtë nesh, duke na lënë të qetë për pjesën tjetër të ditës.

Provoni meditimin dhe dilni në natyrë

Ka metoda të ndryshme meditimi, ndaj duhet të gjeni atë që ju përshtatet më tepër, që ju bën të ndiheni më rehatshëm dhe ju sjell më tepër rezultat, duke ju bërë të ndiheni më të lehtësuar, më të pastër dhe më të rigjeneruar. Mindfulness është një formë e meditimit që është bërë jashtëzakonisht popullore në vitet e fundit. Bëhët fjalë për aktin e përqendrimit në moment, këtu dhe tani, në vend që të fokusohemi tek e kaluara apo e ardhmja. Kjo mund t?ju ndihmojë të hiqni dorë nga shqetësimet tuaja dhe të keni një gjendje më të mirë mendore.
Kontakti me natyrën, nga ana tjetër, është simbol i një rimbushjeje energjish, për t?u larguar pak nga vrulli i përditshmërisë dhe për t?u afruar më tepër me veten tuaj.

Qeshni me shume

Shumë thonë se ‘e qeshura është ilaçi më i mirë’ dhe kjo është e vërtetë kur bëhet fjalë për shëndetin mendor. Një e qeshur e përzemërt çliron stresin nga trupi dhe i lejon muskujt tuaj të pushojnë deri në 45 minuta më pas.E qeshura kundërshton emocionet shqetësuese dhe zvogëlon zemërimin; gjithashtu ka potencial për të ndryshuar këndvështrimin tuaj, duke e bërë atë më pozitiv.

Jo vetëm kaq, por e qeshura shpërndan edhe endorfinën që ju bën të ndiheni më pozitivë dhe mund të zvogëlojë gjithashtu dhimbjet fizike.Prandaj, bëni një zotim që të kaloni kohë me njerëz që ju bëjnë të qeshni.

Merrni vitamina

Vitaminat po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen nga mënyra sesi ato ndikojnë në shëndetin, mirëqenien dhe mendjen tonë.Ndërsa vitaminat specifike dhe shtojcat ushqyese mund të ndikojnë në gjendjen shpirtërore, disa lloje të vitaminave po bëhen një metodë e duhur për të menaxhuar stresin dhe ankthin.

Merruni me hobi-t tuaja

Kur jeta hedh shumë përgjegjësi tek ju, më e lehta është që të pranoni humbjen. Edhe pse jetesa juaj mund të jetë shumë ?e zënë? duhet që gjithmonë të planifikoni një hapësirë kohore për hobi-t tuaja. Kjo do ju rifreskojë mendjen, do ju bëjë të ndiheni më pranë vetes suaj, më të vetëdijshëm dhe të pandikueshëm nga ndodhitë e përditshmërisë. Të hidhni pak kohë për të bërë atë që doni, mund t’ju japë më shumë energji dhe motivim për të vazhduar më tej me detyrat tuaja të përditshme./Përshtati nga PsyArticles.com, CNA.al

Lajmet e fundit nga