Connect with Us

Kapet me dy thasë kanabis në makinë/ Pranga 64-vjeçarit të dënuar për drogë

Kronika

Kapet me dy thasë kanabis në makinë/ Pranga 64-vjeçarit të dënuar për drogë

Publikuar

-

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, Policia Rrugore e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Policisë Rrugore, ka ekuestruar rreth 11.6 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

“Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ne fshatin Xibrakë, shërbimet e Policisë rrugore kanë ndaluar automjetin tip Hyundai me drejtues shtetasin H. V., banues në fshatin Cfir të Ballshit. Nga kontrolli fizik i këtij automjeti, në bagazhin e tij, punonjësit e Policisë kanë gjetur e konstatuar 2 thasë të mbushur me lëndë narkotike bimore të llojit cannabis sattiva, me peshë totale 11.6 kg.

LEXO EDHE:  Statistikat/Gjatë muajit Korrik në Shqipëri kanë hyrë 857 mijë turistë

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. V., 64 vjeç,  banues në Ballsh, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 2 telefona celular dhe automjeti  tip Hyundai në pronësi të shtetasit H. V.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Përplasi kalimtaren me makinë dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes”/ Reagon Ilda Bejleri

Publikuar

-

Nga

Moderatorja Ilda Bejleri ka reaguar pas lajmit të publikuar në median online ku thuhet se ajo ka shkaktuar një aksident mesditën e sotme pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Sipas informacionit të publikuara në media “sot rreth orës 12:20, Enriketa Gjuzi, ka mbetur e plagosur rëndë në aksident. 64-vjeçarja është goditur me makinë, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, nga makina me targa AA998NY. Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i Ilda Bejlerit. Nuk dihet nëse ka qenë ajo në makinë në momentin e aksidentit, por dëshmitarët pohojnë për dritare.net që e kanë parë atë të largohet me shpejtësi, pas ngjarjes”.

LEXO EDHE:  “Duam punë, jo propagandë”/ Protestë kundër qeverisë në Elbasan

LEXO EDHE:  Shkrumbohet makina e biznesmenit

Moderatorja e Procesit Sportiv, e ka mohuar këtë lajm, duke u shprehur e habitur sesi mund të shpifet për diçka të tillë.

“Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë? Si mund të shpifin për njerëzit kështu?!”– shkruan Ilda në rrjetet sociale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ilda Bejleri aksidenton rëndë të moshuarën/ Largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Mësohet se një 64-vjeçare, e identifikuar si Enriketa Gjuzi, është goditur nga një makinë me targa AA998NY, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i gazetares së sportit në Top Channel Ilda Bejleri, raporton Dritare.net.

Pas ngjarjes, makina është larguar me shpejtësi duke e lënë të moshuarën të plagosur rëndë në rrugë.

Aktualisht e moshuara ndodhet në reanimacion pranë spitalit të Traumës ndërsa nuk dihet gjendja e saj.

LEXO EDHE:  “Duam punë, jo propagandë”/ Protestë kundër qeverisë në Elbasan

LEXO EDHE:  Shkrumbohet makina e biznesmenit

Nga policia ende nuk ka asnjë lajm për këtë ngjarje të rëndë.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtënat me armë në Shkodër/ Zbardhet konflikti mes 3 të rinjve, 2 të arrestuar

Publikuar

-

Nga

Është zbardhur ngjarja e ndodhur sot në qytetin e Shkodrës, ku disa të rinjë u përfshinë në një sherr, ndërsa pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Personat e përfshirë në ngjarje kanë qenë Gledis Ustabeqiri 26 vjeç dhe Hygert Muçaj 32 vjeç, të cilët u konfliktuan me Taulant Ahmetin.

Ustabeqiri dhe Muçaj u vunë në prangat e policisë, ndërsa konflikti nisi pas një debati të çastit duke i thënë njëri-tjetrit “pse më shikove ashtu”.

Ata kanë zbritur nga automjetet e tyre dhe pas konfliktit verbal ka qenë Ustabeqiri ai që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

LEXO EDHE:  Zbulohen 750 bimë narkotike/ Në kërkim kryeplaku i fshatit

LEXO EDHE:  Zbulohen 750 bimë narkotike/ Në kërkim kryeplaku i fshatit

Në polici ai ka deklaruar se ka qëlluar pa dashje dhe se nuk ka patur qëllim që të qëllojë me plumb.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar edhe shtetasin Taulant Ahmeti që u përfshi në këtë debat.

LEXO TE PLOTE