Connect with Us

I dënuar 16 vjet burg për vjedhjen e 2 milionë eurove në Rinas/ “Lihet i lirë” vëllai i Admir Muratajt

Kronika

I dënuar 16 vjet burg për vjedhjen e 2 milionë eurove në Rinas/ “Lihet i lirë” vëllai i Admir Muratajt

Publikuar

-

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka dhënë leje Aleksandër Muratajt, që të marrë pjesë në varrimin e të atit i cili ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Murataj ndodhej në burg, i dënuar 16 vjet heqje lirie, për grabitjen e bujshme të Rinasit, ku u vodhën 2 milionë euro.

Një ditë më parë, te “Burgjet” është dorëzuar një kërkesë nga familjarët, që të “lihet i lirë” Aleksandër Murataj, për të marrë pjesë në varrimin e të atit, shkruan BW.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Përplasi kalimtaren me makinë dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes”/ Reagon Ilda Bejleri

Publikuar

-

Nga

Moderatorja Ilda Bejleri ka reaguar pas lajmit të publikuar në median online ku thuhet se ajo ka shkaktuar një aksident mesditën e sotme pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Sipas informacionit të publikuara në media “sot rreth orës 12:20, Enriketa Gjuzi, ka mbetur e plagosur rëndë në aksident. 64-vjeçarja është goditur me makinë, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, nga makina me targa AA998NY. Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i Ilda Bejlerit. Nuk dihet nëse ka qenë ajo në makinë në momentin e aksidentit, por dëshmitarët pohojnë për dritare.net që e kanë parë atë të largohet me shpejtësi, pas ngjarjes”.

LEXO EDHE:  Arrestohen në flagrancë një çift nga Turqia

LEXO EDHE:  Arrestimi i katër personave për grabitjen në Rinas/ Reagon Rama

Moderatorja e Procesit Sportiv, e ka mohuar këtë lajm, duke u shprehur e habitur sesi mund të shpifet për diçka të tillë.

“Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë? Si mund të shpifin për njerëzit kështu?!”– shkruan Ilda në rrjetet sociale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ilda Bejleri aksidenton rëndë të moshuarën/ Largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Mësohet se një 64-vjeçare, e identifikuar si Enriketa Gjuzi, është goditur nga një makinë me targa AA998NY, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i gazetares së sportit në Top Channel Ilda Bejleri, raporton Dritare.net.

Pas ngjarjes, makina është larguar me shpejtësi duke e lënë të moshuarën të plagosur rëndë në rrugë.

Aktualisht e moshuara ndodhet në reanimacion pranë spitalit të Traumës ndërsa nuk dihet gjendja e saj.

LEXO EDHE:  Hajde se mbaroi!/ Si i ndanë paratë grabitësit e Rinasit dhe roli i Çerpjas

LEXO EDHE:  Merr flakë në ecje makina në Rinas/Pronari ia “mbath”

Nga policia ende nuk ka asnjë lajm për këtë ngjarje të rëndë.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtënat me armë në Shkodër/ Zbardhet konflikti mes 3 të rinjve, 2 të arrestuar

Publikuar

-

Nga

Është zbardhur ngjarja e ndodhur sot në qytetin e Shkodrës, ku disa të rinjë u përfshinë në një sherr, ndërsa pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Personat e përfshirë në ngjarje kanë qenë Gledis Ustabeqiri 26 vjeç dhe Hygert Muçaj 32 vjeç, të cilët u konfliktuan me Taulant Ahmetin.

Ustabeqiri dhe Muçaj u vunë në prangat e policisë, ndërsa konflikti nisi pas një debati të çastit duke i thënë njëri-tjetrit “pse më shikove ashtu”.

Ata kanë zbritur nga automjetet e tyre dhe pas konfliktit verbal ka qenë Ustabeqiri ai që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

LEXO EDHE:  Blushi: Shteti bashkëpunon me grabitësit, ja kush po i vjedh thasët e Republikës!

LEXO EDHE:  Merr flakë në ecje makina në Rinas/Pronari ia “mbath”

Në polici ai ka deklaruar se ka qëlluar pa dashje dhe se nuk ka patur qëllim që të qëllojë me plumb.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar edhe shtetasin Taulant Ahmeti që u përfshi në këtë debat.

LEXO TE PLOTE