Connect with Us

Fati i Teatrit Kombëtar në dorën e SPAK/ Kallëzim Penal ndaj Bashkisë së Tiranës

Kronika

Fati i Teatrit Kombëtar në dorën e SPAK/ Kallëzim Penal ndaj Bashkisë së Tiranës

Publikuar

-

teatri kombetar

Një ditë më parë, përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar protestuan para Bashkisë së Tiranës, pasi kjo e fundit refuzoi t’i informojë në lidhje me proçedurat e tenderit për ndërtimin e Teatrit. Ata e cilësojnë mungesën e informimit nga ana e Bashkisë, si shkelje të rëndë ligjore.

Aleanca për mbrojtjen e teatrit ka kërkuar informacion për projektin e miratuar, sipas tyre,  nga Bashkia e Tiranës, ndërsa paralajmëruan se do të kërkonin edhe zgjidhje ligjore për këtë çështje.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, përfaqësuesja për mbrojtjen e teatrit, e ftuar në emisionin ABC-ja e mëngjesit me Enkel Demin deklaroi se sot në orën 10:00, ata do të paraqiten në SPAK për të bërë kallëzim penal ndaj Bashkisë së Tiranës për çështjen e Teatrit.

Përfaqësuesja e aleancës në për mbrojtjen e teatrit: Sot do të çojmë dosjen në SPAK.

LEXO EDHE:  Gjekmarkaj zbulon skenarin/ Arta Marku po pret urdhrin e Ramës

“Sot në orën 10.00 do të kemi një lëvizje të fuqishme, do të shkojmë në SPAK sot paradite, të bëjmë kallëzimin për çështjen e teatrit”, tha ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Përplasi kalimtaren me makinë dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes”/ Reagon Ilda Bejleri

Publikuar

-

Nga

Moderatorja Ilda Bejleri ka reaguar pas lajmit të publikuar në median online ku thuhet se ajo ka shkaktuar një aksident mesditën e sotme pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Sipas informacionit të publikuara në media “sot rreth orës 12:20, Enriketa Gjuzi, ka mbetur e plagosur rëndë në aksident. 64-vjeçarja është goditur me makinë, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, nga makina me targa AA998NY. Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i Ilda Bejlerit. Nuk dihet nëse ka qenë ajo në makinë në momentin e aksidentit, por dëshmitarët pohojnë për dritare.net që e kanë parë atë të largohet me shpejtësi, pas ngjarjes”.

LEXO EDHE:  “Çështja e Teatrit nuk na takon neve”/ Manjani sulmon Sorecën  

LEXO EDHE:  Gjekmarkaj zbulon skenarin/ Arta Marku po pret urdhrin e Ramës

Moderatorja e Procesit Sportiv, e ka mohuar këtë lajm, duke u shprehur e habitur sesi mund të shpifet për diçka të tillë.

“Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë? Si mund të shpifin për njerëzit kështu?!”– shkruan Ilda në rrjetet sociale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ilda Bejleri aksidenton rëndë të moshuarën/ Largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Mësohet se një 64-vjeçare, e identifikuar si Enriketa Gjuzi, është goditur nga një makinë me targa AA998NY, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i gazetares së sportit në Top Channel Ilda Bejleri, raporton Dritare.net.

Pas ngjarjes, makina është larguar me shpejtësi duke e lënë të moshuarën të plagosur rëndë në rrugë.

Aktualisht e moshuara ndodhet në reanimacion pranë spitalit të Traumës ndërsa nuk dihet gjendja e saj.

LEXO EDHE:  Tragjedia me dy të vdekur në Tiranë/ LSI zbulon përgjegjësit

LEXO EDHE:  "Bllokimi i 30 Qershorit"/ Kërcënon kryebashkiaku i Skraparit

Nga policia ende nuk ka asnjë lajm për këtë ngjarje të rëndë.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtënat me armë në Shkodër/ Zbardhet konflikti mes 3 të rinjve, 2 të arrestuar

Publikuar

-

Nga

Është zbardhur ngjarja e ndodhur sot në qytetin e Shkodrës, ku disa të rinjë u përfshinë në një sherr, ndërsa pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Personat e përfshirë në ngjarje kanë qenë Gledis Ustabeqiri 26 vjeç dhe Hygert Muçaj 32 vjeç, të cilët u konfliktuan me Taulant Ahmetin.

Ustabeqiri dhe Muçaj u vunë në prangat e policisë, ndërsa konflikti nisi pas një debati të çastit duke i thënë njëri-tjetrit “pse më shikove ashtu”.

Ata kanë zbritur nga automjetet e tyre dhe pas konfliktit verbal ka qenë Ustabeqiri ai që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

LEXO EDHE:  Sot protesta e artistëve/ Regjisori paralajmëron Veliajn

LEXO EDHE:  Foto- Tensionohet protesta/ Banorët tentojnë të hyjnë me forcë në Bashki

Në polici ai ka deklaruar se ka qëlluar pa dashje dhe se nuk ka patur qëllim që të qëllojë me plumb.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar edhe shtetasin Taulant Ahmeti që u përfshi në këtë debat.

LEXO TE PLOTE