Connect with Us

Euro u zhvlerësua 3.6% në 2019-n/ Zbret pranë mesatares historike

Ekonomi

Euro u zhvlerësua 3.6% në 2019-n/ Zbret pranë mesatares historike

Publikuar

-

Monedha e përbashkët ka vijuar tendencën rënëse edhe përgjatë 2019-s, ndonëse me ritme më të ngadalësuara në raport me vitin e mëparshëm. Euro po e mbyll vitin në kuotën e 122 lekëve, nga mbi 125 lekë që nisi 2019-a, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. (Shih grafikun: Kursi i këmbimit, Lekë për 1 euro, viti 2019).

Kursi mesatar i euros për gjithë vitin 2019 ishte 123 lekë nga 127.6 lekë në 2018-n, duke shënuar një nënçmim prej 4.6 lekësh, ose 3.6%. Ky nivel është afër mesatares vjetore minimale historike që kur euro ka dalë si monedhë fizike, të arritur në vitin 2008 prej 122.8 lekësh. (Shih grafikun: Kursi mesatar i këmbimit nga viti 2002).

Ndërsa një vit më parë, në 2018-n, kursi mesatar i këmbimit për gjithë vitin ishte 127.6 lekë, me një rënie prej 6.5 lekësh në raport me mesataren e një viti më parë, duke shënuar rënien më të madhe vjetore që nga 2004-a, sipas përpunimit që Monitor u bëri të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

Që nga viti 2013, kur monedha e përbashkët ishte në kulmin e saj prej 140.3 lekësh, euro ka rënë me 17 lekë, duke u zhvlerësuar me 12.3%.

Ndryshe nga 2018-a, kur bleu mbi 450 milionë euro për të frenuar rënien e pazakontë të monedhës së përbashkët, këtë vit Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg vetëm për efekt të rritjes së rezervave të saj valutore. Deri për 9 mujorin, kur janë bërë publike të dhënat, Banka e Shqipërisë ka blerë 99.3 milionë euro.

Ekonomia formale nuk shpjegon rënien e euros

Për 9 mujorin 2019, deficiti i llogarisë korente, i  cili mat transaksionet ndërkombëtare të një vendi me pjesën tjetër të botës, pra mat hyrje-daljet e valutës (pa përfshirë llogaritë financiare) u përkeqësua në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, një tregues që zyrtarisht nuk justifikon rënien e euros në të njëjtën periudhë.

Statistikat e bilancit të pagesave tregojnë se për periudhën janar-shtator, deficiti i llogarisë korente u përkeqësua me gati 40% (kyesisht si rrjedhojë e importeve të larta dhe rënies së eksporteve), çka nënkupton se në vlerë absolute, zyrtarisht në ekonominë shqiptare hynë 195 milionë euro më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.(Shiko grafikun: Bilanci i llogarisë korrente, janar-shtator). Teorikisht hyrja e më pak valute në vend duhet të kishte ulur ofertën dhe të ndikonte në forcimin e euros.

Por, përvoja ka treguar se në Shqipëri ecuria e këtij bilanci shpesh nuk lidhet drejtpërdrejt me ecurinë e kursit. Psh në vitin 2010, kur deficiti i llogarisë korente u përmirësua me 35%, që teorikisht duhet të kishte forcuar lekun, ky i fundit ra me 5 lekë ndaj euros. Apo dhe në vitin 2016, kur ndonëse deficiti i llogarisë u përkeqësua, monedha e përbashkët u zhvlerësua me 2.3 lekë. (shih në fund grafikët e bilancit të pagesave). E njëjta dukuri ishte dhe në 2017-n, ku përmirësimi i deficitit të llogarisë korente për gjithë vitin në raport me 2016-n, ishte vetëm 10 milionë euro, ndërsa euro ra ndjeshëm nga 137 në 134 lekë për të njëjtën periudhë.

LEXO EDHE:  Shifrat e frikshme/ Vasili: Ekonomia shqiptare drejt greminës

Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, rënia e euros vitet e fundit lidhet me ofertën e lartë në valutë nga njëra anë dhe qarkullimin e ngadaltë të monedhës vendase nga ana tjetër.

Një faktor që vlerësohet të ketë shtuar ofertën për valutë që nga gjysma e dytë e vitit 2016, kur filloi dhe rënia e euros është rritja e hyrjes së valutës informale, e cila rezulton se po pastrohet në vend. Në një raport të MONEYVAL, mekanizimi i Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave, vihej në dukje lidhja mes korrupsionit dhe organizatave kriminale për pastrimin e parave.

Në një tjetër raport të fundit të Qendrës Europiane të Monitorimit të Drogave (EMCDDA), “Tregu i drogave 2019”, e përmend Shqipërinë si prodhuesen më të madhe të kanabisit të trafikuar në Bashkimin Europian, paratë e të cilës transportohen cash me makina drejt Shqipërisë dhe investohen në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm. Sipas raportit, “Shqipëria ka të ngjarë të jetë prodhuesi më i madh i kanabisit bimor të trafikuar në BE. Organizatat kriminale shqipfolëse bashkëpunojnë me të tjera në disa shtete anëtare të BE-së: Austri, Kroaci, Greqi, Hungari, Itali, Rumani, Suedi, Turqi dhe Mbretëria e Bashkuar. Këto shtete kanë raportuar rritje të konfiskimeve të kanabisit bimor, me origjinë shqiptare. Organizatat kriminale shqipfolëse, të përfshira në trafikun e kanabisit bimor përdorin gjithashtu korrierët e parave cash, të cilët zakonisht kontrabandojnë para me makinë në Shqipëri nga BE me makinë. Në Shqipëri, paratë cash përdoren për të investuar në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm”. / Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Niveli i lartë i kredive me probleme/ Goditja e dyfishtë që i dha huadhënies

Publikuar

-

Nga

Niveli i lartë i kredive me probleme që gati prej një dekade ka dominuar bilancet e bankave e ka ndikuar negativisht kredidhënien kryesisht në dy drejtime sugjeron një studim i ekspertëve të Departamentit të Kërkimeve në Bankën së Shqipërisë.

Niveli i lartë i kredive me probleme ka të paktën dy pasoja të drejtpërdrejta në aftësinë e sistemit bankar për të financuar ekonominë dhe në ekuilibrin makroekonomik.

Përqindja e lartë e Kredive me Probleme nga njëra anë gërryen raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të bankave dhe çon në një zvogëlim të aftësisë kredidhënëse.

Nga ana tjetër niveli i lartë i kredive me probleme mund të jetë një tregues se huamarrësit tashmë janë të zhytur në një nivel të lartë borxhi, duke i mbajtur ata larg bankave.

Kredia me Probleme arriti në 8.4% në fund të dhjetorit 2019, niveli më i ulët në pothuajse 11 vjet tha guvernatori i bankës së Shqipërisë pak ditë më parë. Por duke e krahasuar me mesataren Rajonale Shqipëria vijon të ketë nivelin më të lartë të NPL-ve në rajon.

Bankat tregtare kanë vëne re se gjatë 3-mujorit të fundit të vitit 2019 ka një rritje të tendencës për kredi, të cilat do të shkojnë për shlyerje të borxhit. Një borxh i ri për të shlyer një borxh të vjetër është treguesi më real i vështirësive që po kalojnë bizneset për likuiditet.

Banka e Shqipërisë gjeti nëpërmjet vrojtimit kredisë raportoi se, nevoja për rifinancim borxhi është rritur me 18 për qind në tremujorin e fundit 2019. Kërkesa për rifinancim për borxhin është një tregues i ri që nisi të matet nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2018.

LEXO EDHE:  “Na jep 100.000 euro ose…”/ Prangosen dy të rinjtë vlonjatë

LEXO EDHE:  Euro kërcen mbi 124 lekë, pritet normalizim pas 20 janarit

Në tremujorin e fundit të 2019 nevoja për rfinancimin e borxhit pësoi rritjen më të madhe së paku që nga tremujori i dytë i vitit 2018, kur ky tregues nisi të matej.

Nga ana tjetër zhvillimet reale në kredinë bankare kanë qenë më të dobëta se parashikimet. Bankat prisnin që kërkesa për kredi i bizneseve të rritej në tremujorin e fundit të vitit, por në fakt kërkesa për hua ka shënuar rënie në raport me tremujorin paraardhës.

Huadhënia për ekonominë ishte rigjallëruar pas disa vitesh në stanjacion. Me bazë vjetore, (nëntor 2019/nëntor 2018), kredia për ekonominë është rritur me 6.3%, e ndikuar si nga leku ashtu dhe nga valuta.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha në daljen e fundit për shtyp se kredia për sektorin privat shënoi një rritje mesatare prej 7.5% në tremujorin e tretë. Përshpejtimi i ritmit të rritjes i dedikohet si zgjerimit të kërkesës, ashtu dhe përmirësimit të ofertës së kredisë bankare./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Informaliteti dhe trafiqet/ Paraja jashtë bankave arrin rekordin

Publikuar

-

Nga

Viti 2019 ka shënuar një nivel të lartë rekord në vlerë absolute të parasë që qarkullon jashtë kanaleve të sistemit bankar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, treguesi i parasë jashtë bankave ishte 291 miliardë lekë, ose rreth 2.4 miliardë lekë.

Në raport me paranë gjithsej (agregati M3), paraja që qarkullon jashtë bankave arriti në 22.1% në fund të vitit 2019, me një rritje prej 0.3 pikë përqindje në raport me vitin e mëparshëm. Ky është niveli më i lartë, që prej vitit 2009, kur treguesi arriti në 24% për shkak të panikut që u shkaktua atëherë nga kriza ekonomike botërore, që çoi në tërheqjen e përkohshme të kursimeve nga individët nga bankat.

Pas 2009-s, paraja jashtë bankave erdhi në rënie, duke zbritur në minimumin e 17.2% të parasë gjithsej në 2019-n. Por në 7 vitet e fundit, paraja jashtë bankave filloi rritjen, si në vlerë absolute, ashtu dhe në raport me paranë gjithsej.

Profesor. Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës pohoi për “Monitor” se dy janë arsyet e kësaj dukurie. Së pari, teorikisht rritja e parasë jashtë bankave shpreh faktin që preferenca për të mbajtur në cash është më e madhe pasi kosto e mbajtjes së parasë në banka ëhstë e lartë. Ky është modeli teorik i analizës.

Por, prof. Xhepa mendon se realisht kjo tendencë është më shumë një tregues i shtimit të informalitetit në ekonomi. “Një pjesë e aktiviteteve është e paregjistruar, transaksionet kryhen përmes kanaleve zyrtare”.

Ai shton se kjo tregon që një pjesë e madhe e pagesave kryen ‘underground’, ku përfshihet informaliteti dhe paratë që vijnë nga trafiqet e paligjshme.

Pas vitit 2007, paraja jashtë banke erdhi në ulje, për shkak të masave që u morën për kalimin e pagesave përmes bankave, shton ai. “Por, fakti që a prirje për tu rritur, tregon që informaliteti vijon të mbetet një problem i madh”.

Bien kursimet në lekë

Edhe ulja e normave të interesit ka qenë një faktor që i ka bërë bankat më pak tërheqëse për të mbajtur kursimet në lekë. Sipas të dhënave të tjera të Bankës së Shqipërisë, depozitat me afat në lekë të individëve kanë rënë me 37%, duke përbërë vetë 21% të depozitave në total në fund të 2019-s, nga 40% që ishte kjo peshë në fund të 2011-s, kur Banka e Shqipërisë filloi politikën monetare lehtësuese, që uli normën bazë në nivele minimale rekord prej 1% aktualisht. Me normat e interesit të kursimeve 12 mujore në lekë që janë më pak se 1%, individët nuk po preferojnë të mbajnë kursimet e tyre në lekë.

LEXO EDHE:  Shifrat e frikshme/ Vasili: Ekonomia shqiptare drejt greminës

LEXO EDHE:  "I përcolla vetë inxhinierët bullgarë në Durrës"/ Ambasadori flet mbi tërmetin tragjik

Rekord në Europë

Në krahasim me vendet e Eurozonës, apo edhe të rajonit, Shqipëria ka një nivel tepër të lartë të parasë që qarkullon jashtë kanaleve bankare. Në Eurozonë, sipas të dhënave nga Banka Qendrore Europiane, niveli i parasë jashtë bankave ishte rreth 9.2% e totalit. Në Maqedoni, ky tregues, sipas të dhënave të Bankës Qendrore përkatëse ishte rreth 7-8%. Edhe në Serbi ishte rreth 7% e totalit, sipas të dhënave të Bankës Qendrore Serbe.

Cash-i i kushton ekonomisë 290 mln euro në vit

Nëse në mënyrë hipotetike do të eliminohej përdorimi i transaksioneve “cash” rritja ekonomike mesatare e periudhës 2014-2018 do të arrinte në 3.6%, kundrejt nivelit faktik prej 3.1%. Ky krahasim i përllogaritur nga ekspertët e Bankës së Shqipërisë synon që të zbardhë kostot e larta që ka përdorimi i parasë cash në ekonomi, sidomos në sektorin e biznesit.

Vlerësimet tregojnë se ekonomia shqiptare ka një kosto ekuivalente prej 2.5% të PBB-së së vendit, lidhur me përdorimin, emetimin dhe përpunimin e të gjitha instrumenteve të pagesave me vlerë të vogël. Kjo përkthehet afërsisht në 33.7 miliardë lekë ose 290 milionë dollarë. Vërehet se ofruesit e shërbimeve të pagesave (PSP) dhe ofruesit e shërbimeve të infrastrukturës (PIP) mbajnë rreth 40% të këtyre kostove, të ndjekur nga konsumatorët me 36%, bizneset me 23% dhe qeveria që mban 1% të kostos totale.

Bizneset, agjencitë dhe qytetarët paguajnë në transaksionet cash me bankat komisione dhe kosto të tjera që shoqërojnë këtë proces, por nëse transferimet do të bëheshin me karta nga llogaritë bankare, bizneset dhe konsumatorët do të kursenin miliona euro në vit.

Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projektligj të ri për pagesat bankare që synon të lehtësojë këto kosto./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Klima e biznesit në Shqipëri ka probleme/ Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Ja si të tërheqim investitorët e huaj

Publikuar

-

Nga

Dhoma amerikane e Tregëtisë në vendin tonë ka mbajtur një konferencë ku është folur rreth ndërtimit të një klime të qëndrueshme biznesi si dhe rreth punës që është bërë dhe do të bëhet.

Jaco është shprehur se klima e biznesit në Shqipëri ka disa probleme edhe pse ka pasur sukses në punën që është bërë. Sipas Jaco problemi qëndron tek konsultimi publik, i cili nuk është respektuar.

” Kemi pasur edhe sukses por edhe vështirësi. Është konsultimi publik, pasi ligji për konsultimin publik nuk respektohet. Ligji i detyron që të njoftojnë për çdo ligj 20 ditë më para, nga analizat tona nuk është respektuar. Asnjëherë nuk është përmbushur niveli minimal dhe nuk na ka lënë kohë të japim mendimin e duhur për shumë ligje. Ky mosrespektim ka efekte negative në besimin e biznesit. Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të marrë një rol më të madh për këtë rol.” tha Enio Jaco.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, deklaroi sot se përmirësimi i klimës së investimeve është një nga çështjet bazë të punës së institucionit, që ai drejton.

LEXO EDHE:  Euro kërcen mbi 124 lekë, pritet normalizim pas 20 janarit

LEXO EDHE:  Shifrat e frikshme/ Vasili: Ekonomia shqiptare drejt greminës

Sipas tij, që që investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri, duhet të gjejmë terren dhe klimë të favorshme.
“Shqipëria renditet e 82 në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjes, e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lart. Mali i Zi renditet e 50, Kosova e 58-ta, Serbia e 44, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta. Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të fillojë të mendojë për këtë”, deklaroi Jaço./CNA.al

LEXO TE PLOTE