LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati ndaj kryebashkiakut/ Dy pistat ku po hetohet

31 Dhjetor 2019, 11:33, Kronika CNA
Atentati ndaj kryebashkiakut/ Dy pistat ku po hetohet

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Lushnjën mëngjesin e sotëm.

Mësohet se Fatos Tushe dhe Gëzim Saraçi, personi që tentoi ta vriste në zyrë, kanë qenë miq të ngushtë më parë aq sa kryebashkiaku i Lushnjes e kishte punësuar si shofer personal.

Miqësia  e tyre ishte prishur, ndërsa ai Saraçi ishte larguar nga detyra disa vite më parë për t?u punësuar sërish.

Por, Saraci është larguar sërish nga puna, gjë e cila dyshohet se ka shkaktuar edhe konfliktin mes tyre.

Sipas Abc news grupi hetimor ka edhe një tjetër pistë për shkakun që çoi Saraçin t?i hedhë granatë Tushes në zyrë.

Ata dyshojnë edhe për një konflikt për shkak borxhi mes dy ish-miqve, gjë e cila pritet të konfirmohet nga verifikimet e mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga