LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aleanca për Teatrin i tregon “dhëmbët” Veliajt/ Kryebashkiaku përballet me SPAK  

31 Dhjetor 2019, 10:14, Politikë CNA
Aleanca për Teatrin i tregon “dhëmbët” Veliajt/

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar duket se nuk do të heqë dorë nga kauza e tyre.

Kështu, paraditen e sotme, përfaqësues të kësaj aleance kanë depozitur në SPAK kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë për ?shpërdorim të detyrës?.

Në këtë padi kërkohet më shumë informacion rreth projektit të Bashkisë për ndërtimin e teatrit të ri, fakt që kundërshtohet nga Aleanca.

Ndërkohë, në një prononcim për News 24, aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci, tha se nëse prokuroria do vërtetë të zbardhë këtë ngjarje, nuk është punë e vështirë, do të ishte vetëm çështje ditësh.

?Nëse prokuroria do të veprojë është punë ditësh. Nuk është e vështirë. Nëse për një çështje tjetër ka emra të tjerë të përfshirë që duan kohë të hetohen, kjo nuk do kohë fare. Kallëzimin e kemi bërë të qartë dhe me një emër nominal, që është Erion Veliaj.?-tha Goci.

Ai theksoi se deri më tani nuk është bërë publike asnjë informacion rreth projektit që ka bashkia për shembjen e kësaj godine. Sipas tij SPAK është një stres-test, ndërsa theksoi se do të shihet nëse ky institucion do të reagojë apo jo.

?Nuk kemi transparencë për projektin për teatrin. Nuk kemi asnjë informacion në lidhje me faktin se çfarë do të bëhet për këtë rast. Për ne këta duhet të çohen ne ato mekanizma të cilat shteti shqiptar, që është investuar për sistemin e drejtësisë. Nuk ka rëndësi se çfarë besimi kemi ne, institucionet duhet të reagojnë, Nëse institucioni vepron, (SPAK) atëherë ka një rreze drite, një shpresë për popullin?, tha Goc

Më tej, ai akuzoi kryebashkiakun për fshehjen e informacionit në lidhje me tenderin për ndërtimin e Teatrit, pasi në të kundërt sipas tij do të dilnin zbuluar aferat korruptive.

?Pse e fsheh informacionin? Pse del e bën deklarata kur i dimë shumë mirë shkeljet e hapura fare. Nga njëra anë bën spektakël televiziv nga ana tjetër informacioni mbahet i fshehur. Nëse do shfaqej informacioni, do shfaqej edhe korrupsioni?-u shpreh Ervin Goci./ CNA.al

Lajmet e fundit nga