Connect with Us

Zjarr i fuqishëm në Lezhë/ Flakët përpijnë masivin pyjor

Kronika

Zjarr i fuqishëm në Lezhë/ Flakët përpijnë masivin pyjor

Publikuar

-

Një zjarr është regjistruar, mbrëmjen e sotme, në fshatin Zejmen të Lezhës.

Mësohet se zjarri ka përfshirë masivin pyjor dhe fatmirësisht është larg zonës së banuar.

Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, por e kanë patur pothuajse të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të thyer malor.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj zjarrvënie, ndërkohë policia po heton për zbardhjen e saj dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidenti i Ilda Bejlerit/ Reagon policia: Po punojmë për të kapur mjetin

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme  tek Ura e Lanës ku mbeti e plagosur një  grua, 63 vjeçe.

Në media u fol se në automjetin që kreu aksidentin me pasojë plagosjen, ka qenë moderatorja e TCH, Ilda Bejleri. Vetë Bejleri e përgënjeshtroi fillimisht këtë lajm, duke i quajtur gazetarët gënjeshtarë, ndërsa pak më vonë u shpreh se thjesht e kishte prekur pak në pjesën anësore të moshuarën dhe pasi kishte ndaluar për të parë nëse ishte mirë, ishte larguar nga vendngjarja.

Sakaq, ka reaguar dhe policia e e Tiranës ku sqaron se e moshuara ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Video-Të dehur dhe me shpejtësi/ Policia “tund” prangat gjatë natës

LEXO EDHE:  VIDEO/ Ja momenti i arrestimit të mësuesit dhe 2 personave të tjerë që shpërndanin drogë

Tiranë/ Informacion Paraprak

Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ne afersi te Ures se Drejtorise Vendore te Policise Tirane,një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojne punen, per identifikimin dhe kapjen e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidentoi 63-vjeçaren/ Reagon sërish Ilda Bejleri: Të ishte situatë serioze nuk kisha ikur

Publikuar

-

Nga

Moderatirja Ilda Bejleri ka reaguar sërish lidhur me lajmin e publikuar në mediat online ku thuhet se ajo ka shkaktuar një aksident mesditën e sotme pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Moderatorja është shprehur për Shqiptarja.com se situata nuk ishte e rëndë dhe se ndaloi për të parë nëse zonja kishte dëmtim, por sipas saj automjeti nuk e kishte prekur fare. Për këtë arsye ajo tha se është larguar. Por pa ditur se 63-vjeçarja me inicialet E.Gj do të bënte raportim në polici.

Ndërkaq, efektivët e rrugores janë duke kontrolluar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e automjetit në fjalë, ndërsa sipas dëshmisë së zonjës, mësohet se ajo është shprehur se “kaloi mes përmes makinave të ndaluara në rrugën pranë urës së drejtorisë së Policisë, dhe në momentin e nisjes së tyre një automjet e preku lehtë me pjesën anësore”.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i Ndokës/ Disa të shoqëruar

LEXO EDHE:  Digjet një fabrikë dyshekësh në Kavajë/ Zjarrfikësit në luftë me flakët

Ndërsa pak më herët, moderatoja reagoi në instagram ku shkruante : “Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë? Si mund të shpifin për njerëzit kështu?!”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Përplasi kalimtaren me makinë dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes”/ Reagon Ilda Bejleri

Publikuar

-

Nga

Moderatorja Ilda Bejleri ka reaguar pas lajmit të publikuar në median online ku thuhet se ajo ka shkaktuar një aksident mesditën e sotme pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Sipas informacionit të publikuara në media “sot rreth orës 12:20, Enriketa Gjuzi, ka mbetur e plagosur rëndë në aksident. 64-vjeçarja është goditur me makinë, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, nga makina me targa AA998NY. Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i Ilda Bejlerit. Nuk dihet nëse ka qenë ajo në makinë në momentin e aksidentit, por dëshmitarët pohojnë për dritare.net që e kanë parë atë të largohet me shpejtësi, pas ngjarjes”.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Ja momenti i arrestimit të mësuesit dhe 2 personave të tjerë që shpërndanin drogë

LEXO EDHE:  Shkrumbohet plotësisht banesa në Dibër/Vajza 17-vjeçare zhduket nga frika

Moderatorja e Procesit Sportiv, e ka mohuar këtë lajm, duke u shprehur e habitur sesi mund të shpifet për diçka të tillë.

“Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë? Si mund të shpifin për njerëzit kështu?!”– shkruan Ilda në rrjetet sociale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE