LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Veliaj problemi më i madh që ka Shqipëria/ Injoron qytetarët dhe merr vendime fshehtas”

30 Dhjetor 2019, 10:09, Politikë CNA
“Veliaj problemi më i madh që ka Shqipëria/ Injoron

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i është drejtuar sot Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar transparencë në lidhje me projektin për Teatrin.

Aktivisi Ervin Goci i revoltuar shprehet se nuk po i jepet asnjë informacion dhe sipas tij ky është fashizëm sepse po i mohon të drejtën.

?Ky është fashizëm sepse po mohon një të drejtë. Është e qartë që këtu nuk të lejojnë të marrësh të drejtën tënde. Unë jam i sigurt që këtu është marre vendimi dhe thjesht nuk e shpallin dot se kanë frikë nga reagimi. Ata do sjellin gazin losjellës tek Teatri?, tha Goci.

Më tej ai sulmoi edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velaij për të cilin thotë se është problemi më i madh i shqiptarëve.

?Ky individ është kthyer në problemin më të madh që ka Shqipëria, merr vendimet fshehtas, injoron qytetarët.
Janë 120 milionë euro në këtë godinë dhe në nuk mund të futemi dot brenda për të marrë informacion. Ne do marrim masa, do ja marrim informacionin me zorr?, u shpreh më tej Goci./CNA.al

Lajmet e fundit nga