Connect with Us

“Unë Edi Rama, i përkëdheluri i perëndisë”

Opinione

“Unë Edi Rama, i përkëdheluri i perëndisë”

Publikuar

-

Nga Besart Kadia-Refleksione për dekadën që lam pas.

Fillimi i vitit 2020 shihet si fillimi i fundit të dekadës së errët të ekonomisë e politikës shqiptare. Ishte një dekadë që filloi me bojkot parlamentar nga PS-ja, me protesta të dhunshme ndaj institucioneve shtetërore, që rezultoi me katër qytetarë të vrarë, me tradhti aleancash politike nga LSI, me bojkot parlamenti nga PD, me bojkot zgjedhjesh po nga PD, me kriminelë në Parlament, me mungesë të theksuar gjykatash në vend e me qindra mijë qytetarë që kanë braktisur vendin e tyre…

Viti 2020 është viti kulmor i një çorientimi shoqëror të paprecedent, që ka sjellë regres në indikatorë të korrupsionit, të margjinalizimit të shumë qytetarëve e që shihet si viti i përplasjes finale politike… Është viti që kërkon refleksion se si arritëm deri këtu, ku pushteti politik qendror e lokal është në duar të vetëm një partie politike. E ku ka më mirë se refleksionin për gjendjen e sotshme ta bëjë vetë Edi Rama, 27-vjeçar.

Me kalimin e viteve në përfshirjen në debatin publik në Shqipëri, shpeshherë më ka rastisur të dëgjoj për librin “Refleksione”, me autorë Edi Ramën dhe Ardian Klosin. Pa hyrë në detaje të frymës së librit dhe çfarë qëllimesh ka pasur ai, më bëri përshtypje përshkrimi që Edi Rama, asokohe 27-vjeçar, i bënte situatës politike të vendit. Edi Rama atëherë e shihte politikën e kohës si unë e ti i nderuar lexues.

Shihte probleme në mungesën e vizionit për reformat në vend, shihte një ekonomi të dekompozuar, shihte problem emigracionin, shihte problem mungesën e lirisë në media, shihte problem mentalitetin e gabuar të vendimmarrjes e për më tepër, mungesën e debatit në publik… Edi Rama atëherë na rikthehet dhe na analizon Edi Ramën sot. Në të bie në sy analiza perfekte se për të “ngrënë pak në regjimin socialist, duhet të gënjesh veten e për të ngrënë më shumë, duhet të gënjesh të tjerët”. Pavarësisht kësaj, Edi Rama thotë se “detyra e parë e artistit si i “përkëdheluri” i perëndisë është të mos e tradhtojë kurrë të vërtetën”. Dhe Edi Rama si artist atëherë ka thënë të vërtetën për gjendjen ekonomike e politike të kohës, të cilën ia rithotë po sot Edi Ramës 55-vjeçar, që ka pushtet të plotë në jetët tona…

Duke filluar me çështjen e reformave aq shumë të dëgjuar në 10 vitet e fundit, Edi Rama thotë se: “Partisë së punës i mungojnë njerëzit e ngritur nga poshtë-lart në sajë të diturisë dhe vizionit demokratik, mungon reformatori i tipit Gorbaçov, që është në gjendje të shohë të vërtetën dhe të kaluarën drejt e në sy”, faqe 51. Edi Rama tha jam reformator. Por a bëhen reforma me ish-drejtorë bashkish. Reforma është një angazhim i fortë politik, që synon ndryshimin e plotë të qeverisjes në funksion të një jete më të mirë për qytetarin.

Ed reformatori në pushtet ka qenë një Ed që dinte të përçante shoqërinë për të mbajtur pushtet një herë në gjashtë muaj dhe i quante reforma. Sot Shqipëria është duke u përpëlitur, se reformat nuk mundet të bëhen me “ramista” anonimë jopolitikë e që publiku nuk i do e nuk i njeh. Në kulmin e krizës kulturore, Ministria e Kulturës nuk është më shumë se një “project manager” i dorës së dytë në Ministri. Njeri pa zë e me fytyrë të ëmbël femëror, por emri… emri s’më kujtohet. Është i rrethuar nga buratinë, siç është rasti i Ministrisë së Jashtme, që më shumë mbahet mend se sa i paaftë është për t’u kuptuar, sesa për moshën djaloshare të tij e nga zv.kryeministri, që karrierën e vet e ka bërë me sharje të shfrenuara nga gazeta “zuska plakë”, siç njihej atëherë “Zëri i Popullit” (këtë e mësova nga libri “Refleksione”.

Edi Rama 55-vjeçar konsultohet nga “tigri i financave”, që mbahet mend për mendjelehtësinë me të cilën kalonte ligje në kurriz të sipërmarrjes vendëse e bujqësisë së lënguar në vend e për pushtetin e madh financiar që ka në xhep. Reforma në energji që ka çuar dëm në buxhetin e vendit në mbi 100 milionë euro e reforma territoriale, ku bashkia nuk arrin të çojë shërbime bazike në ish-komuna. Reforma antiinformalitet që ka sjellë mungesë në buxhet këtë vit mbi 140 milionë euro… Reforma që, ashtu siç thoshte Edi Rama 27-vjeçar, i mungon një Gorbaçov i ndritur…

Së dyti, me të drejtë ai thotë se pavarësisht emrave konkretë, një shoqëri ndryshohet nga mentaliteti që udhëheq. Ai shkruan se “U duhet treguar këtyre komunistëve se heqja dorë nga roli i udhëheqjes së partisë nuk bëhet në dekrete, por në mentalitet”. E këtu çalon Rama 55-vjeçar, sepse ai ka një pushtet të tijin që ndryshoi aleancë me LSI e ndryshoi emra ministrash, por në fund ka lënë një trashëgimi të fortë të rrënjosur në qeverisje : mentaliteti i plaçkitjes e mendjelehtësisë. Mentaliteti KÇK. Mentaliteti që pushteti politik duhet përkthyer në pushtet ekonomik. Mentaliteti që “pushteti i gjithi i socialistëve (lexo sovjetëve).

Mentaliteti që opozita duhet sulmuar dhe me gaz e me shkopinj gome në protestë. Mentaliteti që lideri i di të gjitha e shoqëria duhet të dëgjojë e presë vendimet e tij. Mentaliteti i një etatizmi që çalon në gjithë përgjegjësitë e veta. Mentaliteti i pasurimit me drogë e me llaç e tulla të shoqërisë. Sot paranoja e këtij pushteti e mentaliteti ka bërë që hinka përfaqësuese e qeverisë të ngushtohet gjithnjë e më shumë, sa nuk po sheh që po mbyt veten…

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari ngre tonet kundër Ramës/ Tërhiq menjëherë paketën Anti-shpifje

Sepse sot ka vetëm një emër dhe ai është Edi Rama, ku të gjithë duhet të bërtasin për të aq sa anonimët e tij e quajnë Skendërbe … por si e lexon Edi Rama 27-vjeçar Edin e rritur… “O zot ç’tmerr, kur pas asaj fraze dëgjova halabakët e radhëve të para të thërrisnin në kor emrin tim. Ishte momenti i kthjellimit, i kthesës, i zbritjes në tokë. Ç’është kështu me këta njerëz që janë gati t’u nënshtrohen emrave të përveçëm? Të lumtur që po heqin qafe një emër, pajtohen skllevër të emrave të rinj”…. Edi, sot Partia Socialiste dhe e gjithë Shqipëria bërtasin vetëm një emër e ai je ti. Nuk di si e bën të ndihet Edin 27-vjeçar kjo gjë….

Por ajo që dimë është se Edi Rama i ri nuk ndihej mirë kur bashkëmoshatarët e tij linin Shqipërinë. Edi në librin e vitit 1991 pyet se ç’do të bëhet me Blendin (Gonxhen) dhe shokët e tij? E ajo pyetje vazhdon të mundojë Shqipërinë ku sipas OECD, çdo vit flukset mesatare të të larguarve kanë rezultuar në rreth 52 mijë njerëz dhe ky është numri më i lartë krahasuar me vendet e rajonit. Kur në një raport të Bankës Botërore thuhet se norma e të larguarve me arsim të lartë rezulton rreth 40%, ndër vlerat më të larta në rajon.

Kur 84% e individëve që kanë zgjedhur të ikin, pavarësisht se këtu kanë pasur një punë, mendojnë se jashtë vendit do të gjejnë mundësi akoma më të mira punësimi, qoftë në pagesë, kushte, meritë dhe të tjera elemente. Kur sipas Eurostat, gjatë 10 viteve të fundit, 622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e BE-së. Pyetja atëherë dhe sot qëndron e drejtë : Ç’do të bëhet me Blendin dhe shokët e tij? Por Edi Rama 55-vjeçar i kthehet Edi Ramës 27-vjeçar se e ka gabim me këtë pyetje, sepse ai thotë sot se : “Secili ka të drejtën që të shkojë e të jetojë ku të dojë. Kush e vajton emigracionin si e keqe që ka mbërthyer Shqipërinë, e ka gabim”

Po nga t’i dinë shqiptarët problemet e tyre e të largohen nga mentaliteti i propagandës së regjimit Fugë. Regjimi i ri i informacionit përshkruhet më së miri në faqen 191 të librit Rama: “Kujdesi më i madh i këtij sistemi ishte ruajta e pushtetit të Enver Hoxhës dhe shoqërisë së tij, mbajtja e popullit në padije, në gënjeshtër dhe në sundim të lehtë, duke ngritur propagandën mbi informacionin. Shqiptari duhet të thithte sa më shumë propagandë partiake e sa më pak informacion real, që t’u shtronte atyre presion dhe t’u transmetonte atyre vizionin e saj të gënjeshtërt për Shqipërinë e botën…: “Në shtyp mbizotëron loja me emocionet e njerëzve se ato errësojnë arsyen njerëzore… Sot, sipas raportit të “Raporter pa Kufij”, sulmet në media si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar, arritën në një nivel të paprecedent në 2018.

Gazetarët iu nënshtruan fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe procedimeve ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit. “Politikanët, të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama, i quajnë gazetarët kazan dhe prodhues lajmesh të rreme”. Po ashtu, të mos harrojmë ligjin antishpifje, që ka për qëllim të forcojë kontrollin e shtetit mbi median elektronike dhe të kufizojë aksesin te lajmet dhe informimi.

E si mos të dëshpërohej Edi Rama 27-vjeçar për ekonominë e vendit. Sipas tij, “ekonomia model në dekompozimin e saj detyroi Sekretarin e Parë të distancohet nga shtabi i tij i paaftë dhe të dëgjojë disa nga kërkesat këmbëngulëse nga poshtë”. Por a dëgjon sot Edi Rama 55-vjeçar kërkesat e biznesit nga poshtë, kur Banka Botërore thotë se për vitin që lamë pas ekonomia do të rritet dy herë më ngadalë nga parashikimi optimist i qeverisë, nga 4.3% në 2.9%. Po a i dëgjon kërkesat këmbëngulëse të qytetarëve, kur sipas KLSH-së, borxhet e prapambetura të shtetit, përfshirë edhe detyrimet e pashlyera të bashkive, arritën shifrën e 42 miliardë lekëve ose rreth 340 milionë euro.

A dëgjohet biznesi kur thotë që është gabim dhënia me koncesion e projekteve me vlerë rreth 2 miliardë euro, që duhet të paguhen gradualisht nga buxheti i shtetit për dy dekadat e ardhshme, për projekte koncesionare të rrugëve, shëndetësisë, inceneratorërëve, skanimit në dogana dhe infrastrukturës shkollore në kryeqytet. Po a e dëgjon Edi Rama 55-vjeçar Edi Ramën 27-vjeçar?
Këtë nuk e dimë, por siç thuhet në libër, “po e mbyll duke thënë se sot është koha e konfrontimit të hapur të ideve”. E këtu, Edi dhe gjithë qytetarët bien dakord. Gëzuar 2020!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Garderoba e fitores/ Kush të vesh mor bir, kush të qeth o xhan?

Publikuar

-

Nga

Garderoba e fitores/ Kush të vesh mor bir, kush të qeth o xhan?

Nga Bledi Mane

Fizikisht vetëm një herë e kam takuar në ecejaken e mbrëmjes te Pedonalja e Tiranës dhe ia thashë pa teklif e pa turp:

-Burrit ndryshoi berberin dhe garderobën në mënyrë emergjente dhe urgjente!
Për Aurelën po flas, Aurela Bashën, gruan e kryeopozitarit Lulzim i cili po avitet prej 7 vitesh të vijë në pushtet por duket se pushteti po i largohet edhe për arsye estetike.
Nëse e vini re me kujdes si qethet e si vishet Lulzim Basha, nuk ndihet re as një lloj progresi e as një lloj atashimi me tendenca mode e madje nuk ka as më të voglin stil të tij unik. Përballë ka Edi Ramën që ka eksperimentuar pa fund duke rënë jo vetëm në sy, jo vetëm duke larguar vëmendje nga hallet e përditshme por duke u bërë edhe inspirues apo kopjues nga të tretët.

Të dy janë lindur e rritur në kryeqytet, janë të gjatë, të jetuar prej vitesh në Perëndim e të kthyer sërish në Tiranë. Nuk u mungon paraja e as mundësia e blerjes së rrobave të mira, të shtrenjta e të rehatshme por stonojnë nga njëri-tjetri. Edi Rama pa flokë por të paktën kuron mjekrën dhe tullacllëkun e tij, Lulzim Basha me flokë plot por qethet tipikisht si ata nxënësit e dalluar që ulen në bangën e parë dhe riprodhojnë mësimin përmendësh. Edi Rama u rri mbi kokë rrobaqepësve për teshat e tij, Lulit edhe kanatieret dhe benevreket ia blen gruaja. Nuk ka liri në dizajnimin stilor të Lulit por ka një imponim të rrezikshëm bashkëshortor i sforcuar dhe demode. Edi Rama e mbulon bukur defektin në të ecur, Luli e zbulon keq e mos më keq.

LEXO EDHE:  Këshilltari i Metës zbulon dy rrugët e Ramës/Çfarë e vë në dyzim!

LEXO EDHE:  "100 fshatrat"/ Rama nxjerr shifrën e planifikuar për këtë projekt

Të jemi koshientë, stili dhe sqima e një lideri i shton bonuse kauzës së tij për pushtet dhe madje josh elektorat të dyzuar. Unë nuk e di ku ia blen gruaja rrobat Lul Bashës por thjesht imagjinoj sikur një ditë fushate elektorale Luli të kopjonte Edi Ramën e media ti publikonte foto pa brekë në ndonjë plazh nudistësh, çfarë do bënin militanët demokratë:
Do hidhnin fletët në kutitë e votimit apo me ato fletë do mbulonin nudizmin pa apel seksual të kryetarit të tyre?

Eh mor miq, atëhere do justifikohej opozita si gjithnjë, nuk morrëm pjesë në votime se na vjedhin votat!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Janë edhe më qesharakë, seç i dinim

Publikuar

-

Nga

Nga Astrit Patozi/ Janë edhe më qesharakë, seç i dinim

Hahaha. E kam pritur me durim këtë ditë, sepse e dija që do të vinte më shumë se një vit përpara. Që kur nisën sulmet e egra mbi ata, të cilët po pranonin një e nga një mandatin në listën vijuese të Partisë Demokratike dhe të LSI-së.

Madje edhe i kam paralajmëruar atëherë sharësit me pagesë ose jo, që të mos nxitoheshin duke i fyer dhe degjeneruar deputetët e rinj, se në dorën e tyre do të përfundonin shumë shpejt.

Por nuk e kisha menduar kurrë se “pendesa” do të ishte kaq e thellë dhe kaq qesharake.
Dhe ja ku jemi sot. Ata nuk janë më dallkaukë, sharlatanë, njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë, injorantë, të paqenë, të pabesë, tradhëtarë, gafaxhinj, të shitur, e plot epitete të tjera poshtëruese si këto.

Madje, ata nuk janë as ilegjitimë, siç deklaronte solemnisht, jo vetëm Ilir Meta, që njihte vetëm 82 deputetë të parlamentit shqiptar, sepse të tjerët nuk i quante. Por paskan qenë vërtetë burra dhe gra të nderuara, që nuk i paskemi njohur më parë, se ashtu ishte një punë.

Dhe ja tani ata u shfaqën para nesh madhështorë. Sot kuptuam dashurinë e tyre për Shqipërinë dhe integrimin europian, e cila nuk mund të ketë asnjë mënyrë tjetër për t’u shprehur, përveçse të jesh dakord dhe të votosh në parlament marrëveshjen e Damianin me Oerdin, për të mos e trazuar fekalen politike, por për ta lënë siç ishte. Dhe ata pikërisht këtë bënë sot, në këtë ditë historike, ndaj edhe e meritojnë respektin dhe admirimin e gjithë popullit.

Por puna është se nuk dimë kë të urojmë më parë; “të sharët me libër shtëpie”, të cilët u kthyen trimfues tek partitë, që i hodhën në rrugë para një viti, apo këto të fundit, që u rikthyen sot në parlament me bisht ndër shalë përmes tradhëtarëve të djeshëm.

LEXO EDHE:  Dialogu me opozitën/ Rama: Shkoj edhe në selinë e PD, s’e kam problem

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Kombinati”/ Hetim sekteve okulte, jo diskriminimit të komuniteteve fetare

Publikuar

-

Nga

Nga Dr. Arben Ramkaj

Ngjarja e tmerrshme e ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë pak ditë më parë, i tronditi shqiptarët por jo vetëm. Dukuria e vetëvrasjes në vendin tonë është mjerisht shumë e përhapur dhe vjen kryesisht si pasojë e problemeve të rënda socio-ekonomike, apo problemeve mendore të patrajtuara si pasojë e stigmës të fortë që ka shoqëria jonë ndaj personave me shqetësime të tilla.

Dhe fatkeqësisht nuk është hera e parë që ka pasur vetëvrasje të dyshuara si të nxitura nga sekte apo kulte të caktuara, mbi veprimtarinë e të cilëve shteti shqiptar nuk ka qenë gjithmonë vigjilent. Por ngjarja e 3 korrikut i kalon kufijtë e imagjinatës.
Anisa Josifi, u vetëflijua disa muaj më parë përmes refuzimit disa-javor të ushqimit. E ëma Zhaneta dhe e motra Blerta, nisën të njëjtin ritual makabër, duke besuar dhe shpresuar se sakrifica e tyre do ta ringjallte Anisën e ndjerë.

Në fund, tragjedia e pritshme kurseu vetëm Blertën dhe kjo pas ndërhyrjes së forcave të policisë, të sinjalizuara nga të afër

Dr. Arben Ramkaj

mit dhe fqinjët. Ngjarja u shoqërua me raportime të sakta por edhe spekulime, me sulme në mediat sociale ndaj besimeve fetare në përgjithësi apo rrymave të caktuara në veçanti.
Menjëherë, drejtues të komuniteteve kryesore fetare në vend, u distancuan nga ky akt, duke u shprehur se në asnjë rresht apo fjalë të librave të shenjtë, Kur’anit dhe Biblës, nuk nxitet vetëvrasja, dhe as premtohet ringjallja fizike e atyre që largohen nga kjo botë.
Hetimet intensive mbi këtë çështje, të bazuara në dëshmi të shumta ende të mjegullta, kanë gjurmuar praninë e ndikimit të një sekti mbi ritualin makabër që ndërmorën anëtarët e familjes Josifi. Dhe fakti që në botë ka sekte apo kulte të errëta, që shtrembërojnë shkrimet e shenjta, apo iu kundërvihen haptazi atyre, predikojnë vetëvrasjen e ndjekësve të tyre, në formën e ritualeve të lashta pagane të flijimit apo vetë-flijimit, nuk duhet të habisë askënd.

Tmerret që kanë prodhuar sekte të tilla janë të panumërta.

Në marsin e vitit 1997, 39 anëtarë të “Portës së Qiellit”, një kult i krijuar në fillim të viteve 1970, të veshur me rroba të errëta, pinë nga një grusht me qetësues dhe vendosën secili në kokë qese plastike. Ishte një nga vetëvrasjet më të mëdha në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Por rekordin më të zi e mban Xhim Xhons me kultin e tij “Tempulli i Popullit”, të krijuar në vitet 1970 në SHBA. Pas problemeve me ligjin në SHBA, ai u tërhoq me ndjekësit e tij në xhunglën e Guajanës në Amerikën e Jugut, ku ndërtoi një mini-qytezë.

Edhe atje nuk gjeti paqe. Pas denoncimeve për dhunë dhe abuzime seksuale, qeveria amerikane vendosi të ndërhyjë. Por Xhons urdhëroi vrasjen e një kongresmeni dhe shoqëruesve të tij që kishin shkuar për një inspektim në kampin e tij, dhe më pas çoi 918 njerëz drejt vetëvrasjes kolektive, përfshirë vetën. Ishte 18 nëntori i vitit 1978.
Fjala ‘kult’ përkufizohet në përgjithësi si një sistem apo një grupim njerëzish që kanë një përkushtim të tepruar ndaj një figure, objekti ose sistemi besimi, zakonisht pas një lideri karizmatik.

Dekadat e fundit, ky term lidhet zakonisht me sektet fetare jo tradicionale që marrin pjesë në praktika dhe akte të këqija, deri në ekstreme. Një nga tiparet kryesore që kanë vënë re studiuesit tek sektet, është se ato kanë prirjen të kenë në krye një udhëheqës të cilin grupi e ndjek me një besim të padiskutueshëm.

shumë kulte fetare, pasuesve u thuhet se udhëheqësi ose themeluesi ka gjithmonë të drejtë. Ata që bëjnë pyetje, nxisin ndonjë kundërshtim të mundshëm, ose sillen në çfarëdolloj mënyre që vë në dyshim besnikërinë e tyre, shpesh ndëshkohen.
Shpesh, edhe për ata që janë jashtë kultit, dhe që shkaktojnë probleme për udhëheqësit, mund të viktimizohen, dhe në disa raste, ndëshkimi është vdekjeprurës. Udhëheqësi i kultit shpesh beson se ai është i veçantë ose madje hyjnor në një farë mënyre.
Kulti dallon edhe nga taktikat mashtruese të rekrutimit. Anëtarëve potencialë u premtohet se do t’u ofrohet diçka që e nuk kanë në jetën e tyre aktuale. Për shkak se liderët përzgjedhin ata që janë karaktere psikologjikisht të brishtë dhe të cënueshëm, nuk është e vështirë bindja e tyre se anëtarësimi në grup do ta bëjë disi më të mirë jetën e tyre.

LEXO EDHE:  Kryemadhi zbulon paktin për “Zgjedhoren”/ Rama duhet të shpallte zgjedhjet e parakohshme në janar

LEXO EDHE:  Kryemadhi zbulon paktin për “Zgjedhoren”/ Rama duhet të shpallte zgjedhjet e parakohshme në janar

Dhe ky identikit përputhet nga analizat e deritanishme të ekspertëve mbi Zhaneta, Anisa dhe Blerta Josifi. Kultet zakonisht i izolojnë anëtarët nga familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre jashtë grupit. Anëtarët mësohen që në fillim që miqtë e tyre të vetëm të vërtetë – dhe familja e tyre e vërtetë – janë ndjekësit e tjerë të kultit.
Kjo i jep mundësinë udhëheqësve të kultit t’i izolojnë pjesëmarrësit nga ata që mund të përpiqen t’i nxjerrin nga tutela ku janë futur. Dhe po sipas dëshmive të familjarëve të afërt, viktimat ishin distancuar radikalisht nga fisi i tyre, duke refuzuar t’i takojnë apo t’u hapin derën. Pas shembjes së diktaturës, Shqipëria ri-lejoi praktikimin e besimit fetar. Dhe që në fillim të viteve 1990 në vend vërshuan shumë organizata e sekte fetare. Shumë prej tyre, pretendonin se e bazonin veprimtarinë e tyre në restaurimin e besimeve fetare tradicionale, por në mënyrën e tyre.

Dhe pikërisht këtu lindën edhe problemet. Shqipëria ka kaluar në këto 3 dekada trauma të rënda, dhe Komiteti Kombëtar i Kulteve, pavarësisht një hovi të madh cilësor në punën e tij mbikëqyrëse vitet e fundit, nuk ka pasur mundësinë të vëzhgojë gjatë gjithë kohës dhe më imtësi strukturën, ideologjinë, veprimtarinë e këtyre organizatave. Si vendi që për 23 vite u shpall me kushtetutë i vetmi shtet ateist në botë, Shqipëria mund të jetë disi e kompleksuar nga fakti se çdo sanksion ndaj një organizate të caktuar fetare, mund të perceptohet si rikthim i represionit anti-fetar. Por nga ana tjetër kjo tolerancë deri në nivele apatie, po shkakton siç po shohim drama të mëdha. Sot nuk ka asnjë studim konkret gjithëpërfshirës se çfarë predikojnë këto organizata, çfarë raporti kanë ato me shtetin shqiptar dhe konkretisht me Komitetin e Kulteve.

Në kontrast të plotë, 5 besimet fetare zyrtare në Shqipëri, myslimane, katolike, ortodokse, bektashiane dhe ungjillorët, kanë një marrëdhënie të hapur dhe shumë bashkëpunuese me organet shtetërore.

Nga ana tjetër unë e ritheksoj këtu qëndrimin e përbashkët të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar, të cilën kam nderin ta drejtoj, se mediat duhet t’i raportojnë ngjarje të tilla me standartet e kodit të etikës, dhe të kenë ndërkohë vetëpërmbajtje për të mos diskriminuar komunitetet fetare, me etiketime që cënojnë dinjitetin e njeriut dhe besimin fetar.

Ngjarje me ndjeshmëri të lartë publike kanë nevojë që të trajtohen nga institucionet shtetërore, njerëzit me profil publik, por edhe nga kompanitë mediatike me seriozitet, dhe në respektimin të lirisë së besimit të çdokujt. Por sigurisht ngjarja e Kombinatit, duhet të jetë një këmbanë alarmi për strukturat shtetërore, por mbi të gjitha për shoqërinë në përgjithësi, që gjithsecili të jetë syçelët dhe të mos bjerë pre e sekteve të tilla, që jo vetëm nuk ofrojnë realisht asgjë, por mund t’ju marrin gjënë më të shtrenjtë, jetën tuaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE