Connect with Us

Turqia arreston 100 të dyshuar si terroristë të IS-it

Bota

Turqia arreston 100 të dyshuar si terroristë të IS-it

Publikuar

-

Terroristët e dyshuar si anëtarë të milicëve xhihadistë të IS-it janë arrestuar në një aksion të shtrirë në të gjithë Turqinë. Shumë vetë vijnë nga Iraku. Në aksion morën pjesë qindra policë turq.

33 të dyshuar janë arrestuar vetëm në provincën e Ankarasë, raportoi agjencia e lajmeve, Anadolu. Këta persona janë irakianë, mes tyre ndodhen edhe dy sirianë dhe një maroken. Mjaft të dyshuar të tjerë si terroristë të IS-it janë kapur në provincën Batman, Kayseri dhe Adana.

Ky aksion i shtrirë në të gjithë Turqinë ka kërkuar një angazhim të madh të forcave policore. Vetëm në aksionin në Batman, në juglindje të vendit kanë marrë pjesë 400 policë. Që javën e kaluar, policia turke me një aksion të gjerë arrestoi 20 të dyshuar të IS-it në Stamboll. Që nga Nata e Vitit të Ri 2017 në klubin e natës “Reina” policia ka pasur në fokus ndjekjen e terroristëve. Në atentatin në “Reina” Natën e Vitit të Ri humbën jetën 39 vetë. IS-i pranoi përgjegjësinë për atentatin në Stamboll.

Turqia në muajt e fundit ka përforcuar përpjekjet për të dëbuar edhe milicë të IS-it dhe përkrahësve të tyre në vendet nga vijnë. Edhe milicë gjermanë të IS-it do duhet të kthehen në Gjermani. Pak para krishtlindjeve, Turqia dëboi një person të dyshuar të IS-it në Gjermani.

Qeveria në Ankara akuzon vendet europiane si Britania e Madhe dhe Holanda, se po i ikin përgjegjësisë, duke u hequr nënshtetësinë milicëve të IS-it dhe duke mos pranuar kthimin e tyre. Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu deklaroi së fundmi, se Turqia “nuk është hotel për këdo anëtar të Daesh”. Në arabisht “Daesh” përdoret për organizatën terroriste IS./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Arrestohet babai i aktores së njohur

Publikuar

-

Nga

Babai i aktores së njohur amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia.

Ai është akuzuar nga ish bashkëshortja e tij, Kate Major për dhunë në familje.

Major e cila bëri kërkesën për ndarje nga bashkëshorti Michael Lohan,  deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

LEXO EDHE:  ISIS perpiqet te gjeje arme berthamore, hyn ne loje mafia ruse

LEXO EDHE:  "Të mos preken armët bërthamore"/ Johnson dhe Erdogan i bëjnë thirrje Iranit

Ndërkaq, vetë aktorja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rrëzohet avioni turistik në Itali/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar në provincën e Sirakuzës, në Itali.

Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord, një instruktor ekspert dhe një nxënës.
Aksidenti i ‘Tecnam P2002’ ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53 vjeç, ish pilot i Alitalia dhe ish-pilot dhe instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos, dhe Gioele Bravo, 20 vjeç.

LEXO EDHE:  Nuk ka paqe në botë/ Pas Spanjës e Finlandës, ISIS kërcënon Italinë

LEXO EDHE:  Tikrit, ushtarët po rrethojnë militantët e ISIS

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE