LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sondazhi nga faqja e memeve/ Basha përbuzet dhe masakrohet nga shqiptarët

30 Dhjetor 2019, 19:17, Politikë CNA
Sondazhi nga faqja e memeve/ Basha përbuzet dhe masakrohet nga

Thellohet bilanci i sondazhit që ka nxjerrë bllof liderin e PD-së Lulzim Bashën, për udhëheqjen e opozitës në çështjet më të rëndësishme që ka kaluar Shqipëria përgjatë këtyre 6 vite e gjysmë.

Sondazhi i kryer nga Brryli Brodway, një nga faqet më kritike online të qeverisë Edi Rama, ka vazhduar me rritjen e përqindjes së votimit të qytetarëve të pakënaqur, për mënyrën se, si bëhet opozitë në vend.

Pyetja referuese është: ?A ka bërë opozitë opozita??. Por, si kanë reaguar qytetarët shqiptarë që prej mbrëmjes së djeshme, rreth 24 orë nga hapja e sondazhit?

Përveç thellimit të pakënaqësisë për opozitën, ky sondazh është shoqëruar edhe me komente të shumta.

Komentuesit, në rritje, kanë ngarkuar në kurriz të Bashës akoma më shumë përgjegjësitë që ka opozita sot dhe duke i kujtuar me ironi pozicionin e liderit të PD-së.

Sipas sondazhit ku kanë votuar 6244 persona, 84% e tyre kanë lënë kokëulur Lulzim Bashën dhe vetëm 16% e kanë mbështetur në këtë rrugë, që qartazi duket se nuk është e duhura.

Ky sondazh tregon edhe njëherë dështimin e Bashës si lider, ndërsa shqiptarët kanë nxjerrë të gjithë pakënaqësitë në komente, ku e akuzojnë kreun e opozitës se ka hyrë në gjumin letargjik duke ndihmuar qeverinë në shkatërrimin e Shqipërisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga