LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata në Kosovë/ SHBA vihet në lëvizje

30 Dhjetor 2019, 13:33, Kosova & Bota CNA
Situata në Kosovë/ SHBA vihet në lëvizje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se po vihen në lëvizje pas situatës së krijuar në Kosovë.

Kështu mësohet se ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett ka zhvilluar sot një takim me kryetarin LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas mediave kosovare, takimi mes tyre ka pasur në fokus zhvillimet e fundit politike, ku përkundër përpjekjeve, LDK-ja dhe VV-ja  nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për krijimin e qeverisë së re.

Pas takimit ambasadori i SHBA dhe as Mustafa nuk kanë dhënë asnjë pronocim për mediat.

Kujtojmë këtu se Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi i dërgoi një letër të tretë kreu të VV-së, ndërsa e ftoi në takim nesër në orën 10:00.

Lajmet e fundit nga