Connect with Us

Siguria gjatë ndërrimit të viteve/ Policia merr masa të rrepta në të gjithë vendin

Lajme

Siguria gjatë ndërrimit të viteve/ Policia merr masa të rrepta në të gjithë vendin

Publikuar

-

Policia Rrugore në të gjithë vendin, në zbatim të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për marrjen e masave shtesë, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festës së ndërrimit të viteve, ka hartuar një plan të detajuar masash, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në këtë kuadër, duke filluar nga sot, të gjitha akset rrugore kryesore të vendit do monitorohen me radar, me qëllim parandalimin e shpejtësisë, e cila është burim potencial për aksidente rrugore.

Po në këto akse do ketë edhe kontroll me alkooltestuesit drager, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Në gjithë akset rrugore, qoftë në zonat urbane apo ato rurale, do ketë prezencë të shtuar të Policisë Rrugore, me qëllim monitorimin e qarkullimit, eliminimin e vonesave për shkak të manovrave të gabuara në rrugë, kryesisht parakalimet e gabuara që bëhen shkas edhe për aksidente, por edhe për bllokim të qarkullimit.

Për natën e ndërrimit të viteve, Policia Rrugore ka marrë masa për të gjitha sheshet, në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Policisë së Rendit dhe me Policitë Bashkiake, me qëllim disiplinimin e qarkullimit dhe eliminimin e konfuzionit apo bllokimeve që mund të lindin.

Po në kuadër të këtyre masave, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 1 janar e në vijim do ketë kontrolle të shtuara duke përdorur alkooltestuesit drager, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Në të gjithë vendin, për shkak të festave të fundvitit kanë hyrë një numër i madh automjetesh, çka ka sjellë rëndim të qarkullimit e në këtë aspekt Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore.

LEXO EDHE:  Policia ndjek 5 kilometra "Audin"/ Arrestohet 47-vjeçari me pistoletë e municion

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për të realizuar qëllimet e tyre, të nisen më herët për të arritur në destinacion dhe të mos shpejtojnë duke shkelur rregullat e qarkullimit, të cilat janë burim aksidenti.

“Të festojnë e të konsumojë edhe alkool, por jo drejtues mjeti. Drejtuesit e mjeteve në raste të konsumimit të alkoolit të përdorin mjetet e transportit publik, pasi do jenë nën kontroll të rreptë të Policisë Rrugore.

Njëkohësisht, apelojmë për të gjithë këmbësorët, biçikletistët dhe drejtuesit e motoçikletave, të tregojnë kujdes maksimal këto ditë e të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore uron gjithë qytetarët, gëzuar Vitin e Ri, një vit sa më të mbarë e sa më shumë siguri rrugore dhe në këtë kuadër fton gjithë qytetarët që të denoncojnë tek 112 dhe Komisariati Dixhital çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Çështja e Butrintit/ Profesor Solar: Menaxhimi i siteve kulturore duhet të bëhet nga organizatat qeveritare

Publikuar

-

Nga

Shqipërisë nuk i mungon ekspertiza vendase për menaxhimin e Butrintit. Ky qëndrim u mbajt nga eksperti i trashëgimisë kulturore, profesor Giora Solar, i cili shton se menaxhimi i qendrave kulturore dhe natyrore të vendit duhet bërë nga një organizatë qeveritare.

Menaxhimi i siteve kulturore duhet të bëhet nga një organizatë qeveritare, pasi kjo është praktika normale në shumë vende. Është ky rekomandimi i Giora Solar, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Monumenteve dhe Siteve, në një intervistë për Euronews Albania.

“Do t’ju tregoj si funksionon në shumë vende. Unë kam punuar nga Brazili deri në Kinë, nga Çekia në Tanzani dhe në Afrikën e Jugut, ndaj i njoh disa prej këtyre sistemeve. Shumë vende kanë një sistem kombëtar për të menaxhuar trashëgiminë kombëtare dhe kulturore. Qofshin parqe kombëtare ose të tjera organizata. Ato janë organizata kombëtare dhe kjo është rruga më e zakonshme për të menaxhuar sitet”, tha ai.

Sipas profesor Solar, ekspert i trashëgimisë kulturore, kjo organizatë do të funksiononte në këtë mënyrë.



“Ministria vetë nuk mund ta menaxhojë sitin, por për këtë arsye, shumica e ministrive të kulturës apo të tjera krijojnë trupat e tyre. Në Izrael quhet autoriteti kombëtar i parkut apo autoriteti i antikiteteve. Kanë një ligj të veçantë, janë qeveritare. Janë jashtë ministrisë, jashtë qeverisë, por ministria është përgjegjëse. Ata kanë një bord dhe ministri është kryetar i atij bordi. Dhe kështu kontrollohet nga ministria”,  theksoi ai.

Për Solar, në Shqipëri nuk mungon ekspertiza vendase në menaxhimin e siteve kulturore, ndaj ai është kundër menaxhimit nga një organizatë e huaj.

“Mendoj se keni ekspertizën tuaj. Nuk e di prej sa kohësh Shqipëria është shtet demokratik dhe njerëzit kanë udhëtuar dhe studiuar jashtë, ndaj ka ekspertizë dhe nuk ka nevojë për trajnim për menaxhimin”, u shpreh Solar.

Profesori beson se diskutimi për Butrintin do të inkurajojë qeverinë të krijojë një organizatë kombëtare për menaxhimin e siteve kulturore dhe natyrore.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Humbja e mjekut nga Kavaja/ Ministria e Shëndetësisë: Shërbeu deri në fund me devotshmëri

Publikuar

-

Nga

Situata e pandemisë/ Ministria e Shëndetësisë udhëzime të rëndësishme për qytetarët

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar humbjen e mjekut Sefer Derivishi për shkak të koronavirusit.

Ministria deklaron se prej dy javësh mjeku i qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, ndodhej i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Pavarësisht përpjekjes së kolegëve të tij për ta mbajtur në jetë, 61-vjeçari humbi betejën me virusin.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve, ndërsa për mjekun thotë se ka shërbyer me devotshmëri.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Derivishi, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID19.



Pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” mjeku 61-vjeçar që vuante nga disa sëmundje, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, megjithë përpjekjet e parreshtura të stafit mjekësor.

LEXO EDHE:  Policia ndjek 5 kilometra “Audin”/ Arrestohet 47-vjeçari me pistoletë e municion

LEXO EDHE:  I dënuar me 25 vite burg për vrasje/ I shumëkërkuari hap zjarr ndaj policisë, e pëson keq nga RENEA

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Seferit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij!”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

Covid shkakton një tjetër viktimë mes bluzave të bardha/ Humb jetën mjeku nga Kavaja

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Vendimi për Cekajn qesharak”/ Maks Haxhia: Gjykata s’kishte asnjë provë

Publikuar

-

Nga

“Vendimi për Cekajn qesharak”/ Maks Haxhia: Gjykata s’kishte asnjë provë

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion dënoi pak më parë me 21 vite burg Arbër Cekajn, që me ulje i mbeten për të kryer 14 vite.

Nga ana tjetër, Donald Lushaj u dënua me 16 vite burg që i shkurtohen në 10 vite e 8 muaj dhe Armando Pezaku me 13 vite që me uljen i mbeten 8 vite e 8 muaj.

Për këtë ka reaguar edhe avokati mbrojtës Mask Haxhia, i cili deklaroi se ky është një vendim qesharak dhe skandaloz.

Sipas tij, Gjykata nuk kishte asnjë provë që të vërtetonte se Cekaj kishte lidhje e drogën.



“Kemi bërë 28 kërkesa dhe nuk është pranuar asnjë. Që në fillim të seancës dhe në të gjitha të tjerat në vijim kemi kërkuar mediat të jenë të pranishme dhe për çudi kjo gjykatë tha se ka një vendim të qeverisë për mospranimin e mediave dhe qesharake është se në fund i pranoi mediat. Ky është një proces komik. Ju siguroj se kushdo profesionist do të skandalizohet me këtë vendim, pasi nuk pati asnjë provë. Më qesharakja ishte në fund të vendimit, kur ju e dini se 1 kg hashash të gjendet në një makinë, sekuestrohet makina, ndërsa gjykata, kur janë gjetur 613 kg kokainë, vendosi që kontenieri t’i kthehet pronarëve.

LEXO EDHE:  Mbledhja e Këshillit Politik për Zgjedhoren/ OSBE: Siguruam sallën, maskat, dorezat e higjienizuesit

LEXO EDHE:  Policia ndjek 5 kilometra "Audin"/ Arrestohet 47-vjeçari me pistoletë e municion

Ajo është më tragjikja në këtë proces është se nuk pati një provë. Unë s’jam Zoti që të them nëse e ka bërë apo jo Arbër Cekaj këtë, sepse Zoti i sheh të gjitha, por iu thashë se nuk ka prova. Po të ishit në seancë, do të dëgjonit me prova dhe video të regjistruara, që provojnë katarcipërisht pafajësinë e Cekajt”, tha Haxhia.

Kujtojmë se në fillim të vitit 2018 u kapën 613 kg kokainë të fshehura në banane, në portin e Durrësit, ngarkesë e cila po shoqërohej nga shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj, të cilët u paraqitën për të kryer zhdoganimin.

Kontenieri me banane vinte nga Kolumbia për llogari të “Arbër Garden”, pronar I të cilit ishte Arbër Çekaj. Ai u arratis në Gjermani ku kërkoi edhe azil, por më pas u ekstradua drejt Shqipërisë për tu përballuar me drejtësinë shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE