LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkrumbohet nga flakët banesa në Mat

30 Dhjetor 2019, 17:26, Kronika CNA
Shkrumbohet nga flakët banesa në Mat

Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Mat.

Banesa i përket familjes së Ramazan Metës në njësinë administrative Baz të Matit.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në vend duke shuar flakët por banesa është bërë tashmë e pabanueshme raporton Ballkan web.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit por dyshohet se ka ardhur nga një pakujdesi./CNA.al

Lajmet e fundit nga