Connect with Us

Rama pranon dështimin/ Gënjeva, nuk i mbajta premtimet

Politikë

Rama pranon dështimin/ Gënjeva, nuk i mbajta premtimet

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama në një videolive në rrjetet sociale, ka pranuar dështimin e tij dhe të qeverisë që drejton vetë.

Kreu i qeverisë e tha hapur se ka gabuar dhe  se nuk i ka mbajtur të gjitha premtimet ndonëse ka bërë shumë propagandë.

“Nuk jam i rënë nga qielli, nuk kam menduar ndonjëherë se jam pa të meta, përkundrazi kam më shumë se ju, ndoshta sepse jam i gjatë. Nuk më ka thënë mendja se jam i pagabueshëm, përkundrazi jam më i gabueshëm se ju. Jo të gjitha gjërat që kam premtuar i kam mbajtur në kohë, kam dhe një premtim që nuk e kam mbajtur akoma”, theksoi kryeministri, teksa tentoi të justifikohet për dështimin.

Para se të pranonte se ka gënjyer, kryeministri i kërkoi shqiptarëve që ta shikonin në sy, një taktikë kjo për t’ju shmangur përgjegjësisë.

LEXO EDHE:  Opozita “kërcënon” Ramën: Duhet të paguash!

Të gjithë e dimë se asgjë nuk mund ta justifikojë mos mbajtjen e premtimeve të Edi Ramës për popullin./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    30 Dhjetor, 2019 at 6:50 pm

    Per mosmbajtje premtimesh çdo lider ne demokraci ka dhene doreheqje,kurse ky zagarijone vazhdon akoma te lef

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Regres në politikë/ Arta Dade: Kur ishim ne në qeveri kishim këshilltarë me integritet

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, e ftuar në emisionin “Byro Politike”, ku po diskutohet situata politike ndër vite, u shpreh se demokracia është e barasvlefshme me sundimin e ligjit.

“Nuk flas për programet, apo dokumentet themelorë të forcave politike, por theksoj se demokracia është e barasvlefshme me sundimin e ligjit. Politika ka qenë e kujdesshme që me pëgjegjësitë që mori të ishte konform.

Kur kemi qenë në qeveri kishim këshilltarë me integritet dhe i mernim në konsiderata atë çfarë na sugjeronin. Edhe shumë gjëra kanë ndryshuar dhe kjo mund të jetë një regres./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Betohen para KLP 10 prokurorët e rinj/ Soreca: Panorama e drejtësisë shkon përtej jetës personale

Publikuar

-

Nga

Gjatë ditës së sotme u bë betimi i prokurorëve të rinj që u emëruan ditën e djeshme.

Mësohet se ceremonia e organizuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë u zhvillua në prani të anëtarëve të Këshillit, Ambasadorit të BE Luigi Soreca, përfaqësueseve nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, EURALIUS-it, OPDAT-it, drejtuesit të SPAK Arben Kraja, etj.

Kreu i KLP Gent Ibrahimi uroi prokurorët e rinj dhe i shprehu mbështetjen e institucionit që ai drejton.

“Është moment i rëndësishëm për ju, por është moment i rëndësishëm edhe për ne si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë por edhe më gjerë , për të gjithë shoqërinë shqiptare. Të gjithë e dimë se viti 2020 është një vit i rëndësishëm por edhe delikat sa i përket sistemit të drejtësisë. Ndërsa viti 2019 u karakterizua nga proceset që në si këshilla kemi ndjekur për të ardhur tek rezultatet tona dhe rezultatet tona jeni ju. Rezultatet e Reformës në Drejtësi janë puna juaj. Pra, viti 2020 duhet të jetë viti i rezultateve dhe në këtë kuptim mendoj që ne kemi bërë pjesën tonë dhe tani ju merrni stafetën për të bërë pjesën tuaj”, tha ai.

LEXO EDHE:  Akuzat e Berishës lidhur me atësinë e djalit/ Rama shfaqet i përlotur në emision

LEXO EDHE:  E quajti median italiane kazan/ Ja si e justifikohet Rama

Ndërkohë, Soreca shprehu urimet e tij, duke i kujtuar se lufta për drejtësi shkron përtej jetës personale.

“Ju përfaqësoni brezin e ri. Kjo ceremoni është një ogur i mirë për ju, për drejtësinë që pret populli shqiptar gjithashtu edhe për vendin. Më besoni që edhe vetë delegacioni evropian ka pritur nga Shqipëria pikërisht këtë ditë dhe ju jeni pjesë e panoramës së madhe së drejtësisë në këtë vend, e cila shkon përtej jetës personale të secilit prej jush. Qëllimisht i kërkova Kryetarit të më linte disa sekonda për t’ju përshëndetur personalisht dhe t’ju përcillja këtë mesazh. Kështu që besoj se kur të vijmë në zyrat tuaja do të kemi mundësi të takohemi sërish bashkë. Urime dhe suksese,” theksoi ambasadori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Anti-KÇK batutë turshie”/ Ironizon Zheji: Edhe modelin e syzeve e ka skicuar Rama

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artur Zheji e ka cilësuar si batutë kafeneje paketën Anti-KÇK, duke shprehur se mosbesimin te aksionet e Operacionit Forca e Ligjit.

“KÇK nuk ekziston që ti si kryeministër t’i imponosh opinionit një batutë kafeneje që thuhet duke ngrënë salçiçe me birrë, qofte dhe turshi. Kap ça të kapësh është një batutë turshie. Kjo shoqërohet me meze, shtrydhet birra dhe hahet dhe thuhet KÇK”, tha ia në studion e lajmeve të Ora News.

Gazetari nuk i kurseu ironitë, teksa komentoi paraqitjen e agjentes bjonde që jep njoftimet për hapat e hedhura nga OFL.

LEXO EDHE:  Rama e pranon/ “30 Qershori na ka lënë barrë, Bashkitë e djathta “

LEXO EDHE:  Ky është mashtrimi me legalizimet që po shpërndahen nga Edi Rama shtëpi më shtëpi

“Pse i duhet një bionde, shumë e lezetshme ajo, por nuk është për atë rol. Atë e dinë të gjithë, nga kush ruhet, nga cili kriminel ruhet. Ajo bën një show dhe ngre standardin skenik televiziv kinematografik të policisë. Ajo le të shkojë të konkurrojë për ndonjë film diku. Jam i sigurt, por nuk mund ta provoj që edhe modelin e syzeve e ka skicuar vetë ai dhe ja ka miratuar Lleshaj edhe kapelën edhe ato shallet që mbajnë në kokë”, theksoi Zheji./ CNA.al

LEXO TE PLOTE