Connect with Us

Policia rrit masat e sigurisë për festat e fundvitit

Kronika

Policia rrit masat e sigurisë për festat e fundvitit

Publikuar

-

Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për të siguruar mbarëvajtjen e festave të fundvitit. I ftuar në studion e “ABC News”, zëvendës drejtori i Rendit dhe Sigurisë ne Policinë e Tiranës, Dhimitraq Ziu u shpreh se në natën e ndërrimit të viteve, vetëm në Tiranë, do të jenë në gatishmëri rreth 350 forca policie.

Ai shprehet se nëpërmjet këtyre masave synohet rritja e sigurisë për qytetarët dhe parandalimi i ngjarjeve kriminale.

“Policia e Tiranës për festat fundvitit ka marrë një sërë masash. Strukturat e Policisë janë në gatishmëri të përforcuar. Garanton rendin e sigurisë publike në të gjithë territorin e Tiranës, në të gjitha qendrat tregtare, po kështu janë marra masa për të garantuar rendin dhe sigurinë në të gjitha sheshet ku do të zhvillohen ceremoni festive, kryesisht në sheshin qendror.Kemi llogaritur 350 forca për garantimin e vendit të sigurisë publike.

Siguria në Tiranë është e garantuar dhe Policia, është në eficensë të plotë me masat që merr. Numri për çdo rast urgjence është 112 dhe Komisariati Digjital është i hapur. Policia do të jetë e vendosur në të gjitha kryqëzimet dhe në të gjitha akset rrugore”, tha Ziu./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Përplasi kalimtaren me makinë dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes”/ Reagon Ilda Bejleri

Publikuar

-

Nga

Moderatorja Ilda Bejleri ka reaguar pas lajmit të publikuar në median online ku thuhet se ajo ka shkaktuar një aksident mesditën e sotme pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Sipas informacionit të publikuara në media “sot rreth orës 12:20, Enriketa Gjuzi, ka mbetur e plagosur rëndë në aksident. 64-vjeçarja është goditur me makinë, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, nga makina me targa AA998NY. Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i Ilda Bejlerit. Nuk dihet nëse ka qenë ajo në makinë në momentin e aksidentit, por dëshmitarët pohojnë për dritare.net që e kanë parë atë të largohet me shpejtësi, pas ngjarjes”.

LEXO EDHE:  Trafik i rënduar drejt Durrësit/ Policia tregon se si mund të shmanget

LEXO EDHE:  Doshi e Frroku dalin nga Drejtoria e Policisë, shoqërohen drejt banesave

Moderatorja e Procesit Sportiv, e ka mohuar këtë lajm, duke u shprehur e habitur sesi mund të shpifet për diçka të tillë.

“Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë? Si mund të shpifin për njerëzit kështu?!”– shkruan Ilda në rrjetet sociale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ilda Bejleri aksidenton rëndë të moshuarën/ Largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Mësohet se një 64-vjeçare, e identifikuar si Enriketa Gjuzi, është goditur nga një makinë me targa AA998NY, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i gazetares së sportit në Top Channel Ilda Bejleri, raporton Dritare.net.

Pas ngjarjes, makina është larguar me shpejtësi duke e lënë të moshuarën të plagosur rëndë në rrugë.

Aktualisht e moshuara ndodhet në reanimacion pranë spitalit të Traumës ndërsa nuk dihet gjendja e saj.

LEXO EDHE:  Vrau kunatën dhe e hodhi në mbeturina/ Arrestohet autori

LEXO EDHE:  11 operacione policore/ Kapet droge dhe arme

Nga policia ende nuk ka asnjë lajm për këtë ngjarje të rëndë.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtënat me armë në Shkodër/ Zbardhet konflikti mes 3 të rinjve, 2 të arrestuar

Publikuar

-

Nga

Është zbardhur ngjarja e ndodhur sot në qytetin e Shkodrës, ku disa të rinjë u përfshinë në një sherr, ndërsa pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Personat e përfshirë në ngjarje kanë qenë Gledis Ustabeqiri 26 vjeç dhe Hygert Muçaj 32 vjeç, të cilët u konfliktuan me Taulant Ahmetin.

Ustabeqiri dhe Muçaj u vunë në prangat e policisë, ndërsa konflikti nisi pas një debati të çastit duke i thënë njëri-tjetrit “pse më shikove ashtu”.

Ata kanë zbritur nga automjetet e tyre dhe pas konfliktit verbal ka qenë Ustabeqiri ai që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

LEXO EDHE:  Xhafaj flet për herë të parë si ministër/Ndëshkim për të gjithë ata që …!

LEXO EDHE:  Vrau kunatën dhe e hodhi në mbeturina/ Arrestohet autori

Në polici ai ka deklaruar se ka qëlluar pa dashje dhe se nuk ka patur qëllim që të qëllojë me plumb.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar edhe shtetasin Taulant Ahmeti që u përfshi në këtë debat.

LEXO TE PLOTE