Connect with Us

Mot i ftohtë?/ Mbrohuni nga gripi me çaj mali

Lajme

Mot i ftohtë?/ Mbrohuni nga gripi me çaj mali

Publikuar

-

Një filxhan çaji mali i ngrohtë me limon dhe mjaltë zbut dhe qetëson gjithë organizmin duke ofruar vlera të panumërta kuruese.

Aroma dehëse e çajit të malit, bashkuar me aromën fantastike të freskët të limonit dhe atë hyjnore të mjaltit janë padyshim ndjellëse të shijes. Por vlerat e tyre shëndetsore të bashkuara në një recetë të vetme janë të jashtëzakonshme për shëndetin.

Një filxhan çaji mali i ngrohtë me limon dhe mjaltë zbut dhe qetëson gjithë organizmin duke ofruar vlera të panumërta kuruese.

Kjo është kura e vjetër natyrale e popullore e gjysheve dhe stërgjysheve, të cilat në ditët dhe netët e ftohta të dimrit mbanin përherë mbi sobë një ibrik me çaj mali gati për t’a shërbyer për të gjithë familjen.

Që në gllënkën e parë të këtij çaji fantastik ndjen se si kjo superfuqi natyrale ngroh menjëherë organizmin dhe çliron trupin, ndihmon në lehtësimin e fytit e zbutjen e kollës gjithashtu, ashtu siç lufton gripin dhe të gjitha komplikacionet që sjell i ftohti.

Të përgatitur me tre nga përbërësit më të fuqishëm të natyrës, çaj mali, mjaltë e limon, më shumë se sa një çaj, kjo pije është zëvendësuesi i shkëlqyer i çdo lloj medikamenti në lehtësimin e problemeve shëndetsore që na prekin nga i ftohti dhe dimri.

Çaji me fuqitë e një mali për shëndetin

Çaji i malit është aset që natyra i ka dhuruar njeriut për t’a ndihmuar në mirëqenien e organizmit. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, çaji i malit shqiptar ka efekte të fuqishme në forcimin e imunitetit.

Ai ndikon për një tretje shumë të mirë të lehtë ndërsa lufton alergjitë e astmën, dhimbjet e kokën e sinozitin.

Çaji i malit ka një fuqi të jashtëzakonshme gjithashtu në trajtimin e sëmundjeve të të ftohtit. Gripi, dhimbjet e fytit, kolla apo dhimbjet e kraharorit trajtohen më së miri përmes çajit të ngrohtë të malit.

LEXO EDHE:  Bakteri vdekjeprurës te pulat tashmë u reziston antibiotikëve

Limoni, mbreti i të gjitha agrumeve në vlera

Jo më kot, cilësohet si fruti i jetëgjatësisë. Limoni është një pasuri vlerash të çmuara për shëndetin.

Vetitë kuruese të tij janë të fuqishme falë vitaminave C dhe P, të cilat i bëjnë efektet shëruese të limonit të menjëhershme për organizmin e njeriut.

Lëngu i limonit është fantastik kundër etheve të të ftohtit, gripit dhe ndërlikimeve që sjell ai për trupin. Limoni ndikon në uljen e temperaturës, forcon imunitetin dhe lufton virozat.

Mjalti, nektari i natyrës për njeriun

Është cilësuar ndër shekuj si nektari i perëndive, e vijon të jetë i tillë edhe sot. Mjalti ka një përdorim të gjërë dhe jo vetëm si ëmbëlsues.

Përpara shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej gjërësisht për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës. Ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure.

Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si një ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike.

Mjalti përmban sasi të vogla proteine, folati, vitamine C dhe vitamina të tjera të rëndësishme. Vlerat më domethënëse të mjaltit vijnë nga mineralet që ai përmban.

Receta e përgatitjes në shtëpi

Përbërësit

Një grusht me çaj mali

Një lugë çaji me mjaltë

Dy lugë gjellë me lëng limoni

Një filxhan çaji me ujë

Përgatitja

Si fillim zjejmë ujin. Në ujin e nxehtë hedhim çajin e malit, e lëmë të zjejë deri në 10 minuta. E heqim nga zjarri dhe e hedhim në filxhan. Më pas hedhim lugën e mjaltit dhe lëngun e limonit. Çaji pihet kur është i ngrohtë./AgroWeb.org

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  Përhapja e gripit sezonal/ Ministria e Shëndetësisë: Pёr disa persona mund tё bёhet njё sёmundje serioze

LEXO EDHE:  Bakteri vdekjeprurës te pulat tashmë u reziston antibiotikëve

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas Ambasadës faza e radhës do të jetë testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE