Connect with Us

Meta i jep fund “armëpushimit”/ Tjetër përplasje me qeverinë

Politikë

Meta i jep fund “armëpushimit”/ Tjetër përplasje me qeverinë

Publikuar

-

Pak ditë më parë, presidenti Ilir Meta u duk se dha një shenjë “paqeje” me qeverinë, ndërsa dekretoi tre ligje.

Por, sërish sot Meta ka mbajtur një qëndrim kundër qeverisë, në lidhje me buxhetin e shtetit për vitin 2020.

Presidenti Meta bën të ditur se për të mos penguar zbatimin e masave të menjëhershme që lidhen me riparimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, ka dekretuar pa vonesë ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e shtetit për vitin 2020”.

Por nga shqyrtimi i ligjit, Presidenti Meta thotë se ka konstatuar shumë problematika dhe konkretisht:

Rritja ekonomike është ngadalësuar në vitin 2019, në një mesatare për 2.8% për nëntë mujorin, krahasuar dhe me rritjen e rishikuar nga Ministria e Financave prej 3.4%.

Ndikime negative kanë dhënë  eksportet neto, për shkak të defiçitit  në rritje gjatë tremujorit të dytë.

Bilanci tregtar është përkeqësuar dhe më tej gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019.

Investimet  totale  vijuan  prirjen  rënëse  të  filluar  që  nga  tremujori  i  tretë  i  vitit   2018,  duke  u  tkurrur  me  0.9%  në  tremujorin  e  dytë  të  këtij  viti.

Performanca e investimeve  gjatë  tremujorit  të  tretë  pritet të  jetë  e  ngjashme  me   atë  të  tremujorit  të  dytë.

Investimet e huaja direkte kanë treguar një tendencë në rënie në tremujorin e dytë të vitit 2019.

Po ashtu, kreu i shtetit thekson se edhe sektori i energjisë ka treguar në vijimësi dobësi financiare.

“Mbledhja e të ardhurave të buxhetit deri në tremujorin e tretë, dhe në vijimësi në 10 mujorin dhe në 11 mujorin e vitit 2019 ka treguar një performancë të dobët të realizimit.

Në veçanti dinamika e të ardhurave nga TVSH-ja është  përkeqësuar  edhe  më  tej  në 11 mujorin e vitit 2019.

Prodhimi i Përgjithshëm Bruto pritet të ketë një ulje të ndjeshme në tremujorin e katërt të vitit 2019, si pasojë e dëmeve të shkaktura nga tërmeti i muajit nëntor.

Klima e biznesit sipas raportit të “Doing Business 2020” është përkeqësuar dhe indeksi i perceptimit të korrupsionit në vend është rritur ndjeshëm.

Parashikimi i rritjes ekonomike në 4.1% për vitin 2020 mbetet jo realist sepse nuk reflekton dobësitë e rritjes ekonomike për vitin 2019, si dhe efektin e shtuar nga dëmet dhe humbjet nga tërmeti.

Efektet negative në ngadalësimin e rritjes ekonomike të vitit 2019, do të kenë pasoja të cilat do të transmetohen dhe gjatë tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2020.

Gjithashtu parashikimi i rritjes ekonomike duhet të konsiderojë ecurinë e rritjes ekonomike të vendeve europiane dhe veçanërisht të vendeve partnere për vitin 2020, për shkak të ndikimit të lartë që kanë këto vende në ekonominë tonë nëpërmjet investimeve të huaja, të shkëmbimeve tregëtare, si dhe të dërgesave të emigrantëve.”-shprehet kreu i shtetit.

Sa i takon rritjes ekonomike, Meta thotë se rritja ekonomike e vendeve europiane dhe veçanërisht e vendeve partnere parashikohet në ulje, dhe këtë tendencë do ta kenë dhe çmimet e produkteve strategjike ndërkombëtare.

LEXO EDHE:  Çfarë do bëjë Ilir Meta nëse shkarkohet?/ Kryemadhi tregon “planet”

Ndër të tjera, Presidenti thekson se “Buxheti i vitit 2020 nuk reflekton progres drejt një përmirësimi të politikës fiskale, që aktualisht karakterizohet nga një barrë fiskale e lartë, sistem tatimor i fragmentuar, me përjashtime, si dhe një sistem me një baze tatimore shumë të ulet.

Për më shumë, ndryshimet fiskale të propozuara zgjerojnë më tej përjashtimet si dhe diferencimin e normave tatimore.

Projekt buxheti nuk krijon më shumë hapësirë për shpenzimet publike të cilat mbështesin rritjen ekonomike, si investimet publike apo shpenzime, si rritja e pagave, pensioneve dhe pagesave të cilat nxisin konsumin.”

Në lidhje me investimet publike, ai deklaron se në përqindje të PPB-së, në vitin 2020 ato janë më të ulta se në vitin 2018 dhe në vitin 2019, si dhe nuk parashikohet rritje të pagave dhe rritjes reale të pensioneve dhe të pagesave të tjera.

Sipas Metës, ulja e shpenzimeve publike për sektorin e arsimit në përqindje të PPB nuk ka adresuar shqetësimet e vazhdueshme në vite, të ngritura nga institucionet arsimore dhe studentët, pavarësisht angazhimeve të marra.

“Projekt buxheti nuk thellon decentralizmin dhe rritjen e autonomisë financiare të pushtetit vendor përderisa ritmet e rritjes së transfertës për pushtetin vendor janë në vijimësi në ulje, të mos plotësimit faktik të detyrimit ligjor për ndarjen e të ardhurave nga taksimi mbi të ardhurat personale, të mbulimit të plotë financiar të funksioneve të transferuara, dhe mos shlyrjes së detyrime të prapambetura.

Një rrezik të shtuar fiskal për shpenzimet publike për vitin buxhetor 2020 paraqet  rritja e vlerës së projekteve të PPP ekzistuese dhe numrit të projekteve të reja, i rrezikut të injektimit të kapitalit për Koorporatën e Investimeve,  i financimit të humbjeve të sektorit të energjisë, si dhe rritja e kostos së borxhit publik.

Një rrezik potencial është dhe vetë rritja e stokut të borxhit publik për shkak të rritjes së kostos së tij, si dhe përfshirjes së plotë në llogaritje e detyrimeve të prapambetura ndaj kontraktorëve privatë për punimet e kryera, nga mosrimbursimi i TVSH,  nga detyrimi i tepricës kreditore nga tatim fitimi, të vendimeve gjyqësore vendore dhe ndërkombetare,  si dhe borxhit ndaj pushtetit vendor.

Mosrealizimi i rritjes ekonomike dhe i të ardhurave buxhetore, si dhe risqet fiskale në rritje për vitin 2020, në një kontekst të rritjes së detyrimeve ndaj rreziqeve të shumta fiskale, do të rezultojë në uljen e mëtejshme të shpenzimeve të planifikuara për investimet publike, të shpenzimeve të funksionimit, si dhe të shpenzimeve për paga e shpenzimeve sociale.”-përfundon deklarata e kreut të shtetit./ CNA.al

Meta në “paqe” me qeverinë/ Dekreton dy ligje

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2020/ Zero lekë për të dëmtuarit nga tërmeti

LEXO EDHE:  Mirë se vini në Kandahar!/ Qeveria lë turizmin në mëshirë të fatit

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Regres në politikë/ Arta Dade: Kur ishim ne në qeveri kishim këshilltarë me integritet

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, e ftuar në emisionin “Byro Politike”, ku po diskutohet situata politike ndër vite, u shpreh se demokracia është e barasvlefshme me sundimin e ligjit.

“Nuk flas për programet, apo dokumentet themelorë të forcave politike, por theksoj se demokracia është e barasvlefshme me sundimin e ligjit. Politika ka qenë e kujdesshme që me pëgjegjësitë që mori të ishte konform.

Kur kemi qenë në qeveri kishim këshilltarë me integritet dhe i mernim në konsiderata atë çfarë na sugjeronin. Edhe shumë gjëra kanë ndryshuar dhe kjo mund të jetë një regres./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE