LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeministri malazez paralajmëron klerikun serb/ Mos nxit debat

30 Dhjetor 2019, 20:59, Kosova & Bota CNA
Kryeministri malazez paralajmëron klerikun serb/ Mos nxit debat

Një paralajmërim të fortë ka bërë sot kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, për klerikun e Kishës Ortodokse Serbe, Metropolitanin Amfilohije Radovi?.

Markoviq në një intervistë për mediat malazeze, me tone të ashpra i tha Radovi? të mos  nxisë trazira dhe debate në vend për miratimin e ligjit për liritë e besimit fetar.

?Ky është paralajmërimi i fundit për Mitropolitin Amfilohije për të mos nxitur trazira?, theksoi ai.

Këto deklarata vijnë pas protestave të organizuara nga ultranacionalistët serbë për miratimin e ligjit për liritë e besimit fetar,.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar protestuesit marshuan drejt aeroportit të Podgoricës dhe u përplasën me policië, ku mbetën të lënduar edhe disa efektivë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga