Connect with Us

“Jemi të armatosur”/ Artistët paralajmërojnë Bashkinë e Tiranës

Politikë

“Jemi të armatosur”/ Artistët paralajmërojnë Bashkinë e Tiranës

Publikuar

-

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i është drejtuar sot Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar transparencë në lidhje me projektin në fjalë.

Ndërkohë regjisori Robert Budina në një prononcim për mediat para Bashkisë së Tiranës, ka bërë një paralajmërim të fortë, ndërsa theksoi se nuk do të ndalen derisa përgjegjësit e aferës për Teatrin Kombëtar të dalin para përgjegjësisë.

“Jemi të armatosur me aktivistë. Jemi të armatosur me juristë. Kemi bërë një luftë prej gati dy vitesh. I kemi përballuar dhe jemi këtu e të jeni të bindur që do ta çojmë deri në fund, deri kur përgjegjësit e këtij korrupsioni të dalin para drejtësisë”-tha Budina.

Nga ana tjetër aktori Mehdi Malkaj, tha se Teatri i nxori blof dhe se kryebashkiaku Veliaj do të ishte më mirë të ndërtonte shtëpi për ata që ngelen pa strehë nga tërmeti.

LEXO EDHE:  Vrimat në murin e ndërtesës së Teatrit dhe raportimi artificial i gazetares së Top Channel-it

“Teatri i nxori blof, është aty nuk i dridhet qerpiku fare. Zoti kryetar më mirë të ndërtojë dicka për ata që vuajnë atje sesa Teatër. Ne tani jemi çetë partizane, çetë zogiste, çfarë të duan, me jepni një sqarim çfarë çete jemi ne? Jemi të armatosur apo jo? Apo u bëmë batalion? Nejse, unë ndihem mirë që jam pjesë e çetës”-tha Mehdi Malkaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

Publikuar

-

Nga

Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit, ka reaguar për foton e tij me kryeministrin Edi Rama, të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë.

Ai pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.

Kujtojmë se kjo foto është publikuar në 27 janar të vitit 2017 në faqen zyrtare të resortit “Univers”, në pronësi të fisit Çapja dhe sipas Hoxhës është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  Shembja e Teatrit/ Zbulohet projekti i “Fushës” me afro 90 mijë metra katrorë

LEXO EDHE:  Rrogat në Teatrin Kombëtar/ Rama: Një çmenduri komuniste

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE