LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia/ Arrestohet 35-vjeçari

30 Dhjetor 2019, 13:18, Kronika CNA
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia/ Arrestohet

Një 35-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është vënë në pranga.

Sipas informacioneve zyrtare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan në zonën e Freskut, në Tiranë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar XH. I (G. M)., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Napolit, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprën penale ?Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës?.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Lajmet e fundit nga