Connect with Us

Ishte 1 janari 2020/ Shtyhet sërish afati i daljes në tregun e lirë të energjisë për bizneset e lidhur në 35 kv

Ekonomi

Ishte 1 janari 2020/ Shtyhet sërish afati i daljes në tregun e lirë të energjisë për bizneset e lidhur në 35 kv

Publikuar

-

Të paktën 33 subjekte të lidhur në tension 35 kilovolt dhe që kanë detyrimin për të gjetur energjinë në tregun e lirë kishin arritur të lidhnin kontratë me një furnizues të pavarur privat deri në fund të nëntorit. Mbi 50 subjekte të tjera ende furnizoheshin nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF) pjesë e Operatorit te Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) por që sipas ligjit deri në 31 dhjetor 2019 edhe ata duhet të gjenin një furnizues tjetër.

OSHEE sipas hapësirës ligjore në datë 1 janar 2020 mund të bëjë ndërprerjen e energjisë dhe nxjerrjen nga sistemi i saj. Por një klauzolë shtesë që le vend për interpretim duket se ju jep edhe dy muaj të tjera këtyre operatorëve duke bërë që afati i ri për daljen e detyruar në treg të jetë 1 marsi 2020.

Burime pranë OSHEE bënë me dije se me shumë gjasa marsi do të jetë afati i ri duke u dhënë edhe një tjetër mundësi subjekteve që të lidhin kontrata me privatët. Numri i atyre që po qëndrojnë brenda FMF po vjen në ulje gradualisht çka tregon se ka një lloj ndërgjegjsimi.

Por pse mund të shtyhet afati për daljen në tregun e lirë? Fillimisht me ligjin original të vitit 2015 për sektorin e energjisë parashikohej që biznesit të lidhur në 35 kilovolt ti jepej mundësia e funizimit nga kompania publike me çmime tregu për të paktën dy muaj pra janar dhe shkurt. Kjo dalje në treg të lirë fillimisht u bë në vitin 2018 për 90 subjekte ku vetëm pak prej tyre gjetën furnizues dhe shumica mbeti e varur nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit.

Duke parë vështirësitë qeveria amendoi ligjin duke e bërë afatin nga dy muaj, në dy vjet. Pra subjektet e lidhur në 35 kilovolt duhet të dalin në treg të lirë pas dy vitesh që përkon më fillimin e 2020. E ndërsa ndryshimet ligjore morën fuqi për mars 2018, plotësimi i afatit dy vjeçar mbetet marsi 2020.

LEXO EDHE:  Vjedhja e energjisë/ Policia arreston 7 persona, në kërkim 9 të tjerë

Ecuria e procesit të liberalizimit ka qenë e komplikuar për operatorët publikë por edhe për vetë bizneset, të cilët në shumë raste nuk arrijnë të gjejnë furnizues privat për shkak të sasisë së kufizuar të energjisë që konsumojnë. Edhe pse ka me dhjetra furnizues të licencuar në shumë raste këta të fundit nuk shohin leverdi në kontrata me sasi të vogël ndërkohë që mekanizimi më i suksesshëm në rastet e liberalizimit të tregut ka qenë grupimi i kompanive kur ato kanë disa faktorë që i ndihmojnë ku pikë së pari vendndodhja.

Deri më sot biznesi që furnizohet nga FMF merr çdo muaj tarifa të ndryshme të energjisë sipas çmimit që vetë OSHEE e siguron energjinë në tregun e lirë. Tarifës bazë të energjisë i shtohen edhe disa element të tjerë si pjesa e operimit, kosto transmetimi si dhe një marzh fitimi. Në muajt me situatë jo të favorshme hidrike biznesi është ekspozuar ndaj çmimeve të larta si 18.7 lekë/kwh gati dyfish i çmimit të konsumatorëve fundorë ndërkohë që çmimi më i lirë nuk ka qenë asnjëherë nën këtë dysheme edhe pse energjia mund të jetë siguruar më lirë. Kjo tarifë prej 9.5 lekë ka shërbyer si dysheme për të mos lejuar që biznesi të paguajë më lirë se konsumatori pasi kjo dekurajon daljen e tyre në treg të lirë për gjetjen e një furnizuesi privat. / Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Niveli i lartë i kredive me probleme/ Goditja e dyfishtë që i dha huadhënies

Publikuar

-

Nga

Niveli i lartë i kredive me probleme që gati prej një dekade ka dominuar bilancet e bankave e ka ndikuar negativisht kredidhënien kryesisht në dy drejtime sugjeron një studim i ekspertëve të Departamentit të Kërkimeve në Bankën së Shqipërisë.

Niveli i lartë i kredive me probleme ka të paktën dy pasoja të drejtpërdrejta në aftësinë e sistemit bankar për të financuar ekonominë dhe në ekuilibrin makroekonomik.

Përqindja e lartë e Kredive me Probleme nga njëra anë gërryen raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të bankave dhe çon në një zvogëlim të aftësisë kredidhënëse.

Nga ana tjetër niveli i lartë i kredive me probleme mund të jetë një tregues se huamarrësit tashmë janë të zhytur në një nivel të lartë borxhi, duke i mbajtur ata larg bankave.

Kredia me Probleme arriti në 8.4% në fund të dhjetorit 2019, niveli më i ulët në pothuajse 11 vjet tha guvernatori i bankës së Shqipërisë pak ditë më parë. Por duke e krahasuar me mesataren Rajonale Shqipëria vijon të ketë nivelin më të lartë të NPL-ve në rajon.

Bankat tregtare kanë vëne re se gjatë 3-mujorit të fundit të vitit 2019 ka një rritje të tendencës për kredi, të cilat do të shkojnë për shlyerje të borxhit. Një borxh i ri për të shlyer një borxh të vjetër është treguesi më real i vështirësive që po kalojnë bizneset për likuiditet.

Banka e Shqipërisë gjeti nëpërmjet vrojtimit kredisë raportoi se, nevoja për rifinancim borxhi është rritur me 18 për qind në tremujorin e fundit 2019. Kërkesa për rifinancim për borxhin është një tregues i ri që nisi të matet nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2018.

LEXO EDHE:  Kallëzohen në Prokurori 13 persona/  Ja cila është arsyeja

LEXO EDHE:  Viti i koncesioneve/ 200 VIP-at e biznesit, paralajmërimi për fillimin e flluskës

Në tremujorin e fundit të 2019 nevoja për rfinancimin e borxhit pësoi rritjen më të madhe së paku që nga tremujori i dytë i vitit 2018, kur ky tregues nisi të matej.

Nga ana tjetër zhvillimet reale në kredinë bankare kanë qenë më të dobëta se parashikimet. Bankat prisnin që kërkesa për kredi i bizneseve të rritej në tremujorin e fundit të vitit, por në fakt kërkesa për hua ka shënuar rënie në raport me tremujorin paraardhës.

Huadhënia për ekonominë ishte rigjallëruar pas disa vitesh në stanjacion. Me bazë vjetore, (nëntor 2019/nëntor 2018), kredia për ekonominë është rritur me 6.3%, e ndikuar si nga leku ashtu dhe nga valuta.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha në daljen e fundit për shtyp se kredia për sektorin privat shënoi një rritje mesatare prej 7.5% në tremujorin e tretë. Përshpejtimi i ritmit të rritjes i dedikohet si zgjerimit të kërkesës, ashtu dhe përmirësimit të ofertës së kredisë bankare./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Informaliteti dhe trafiqet/ Paraja jashtë bankave arrin rekordin

Publikuar

-

Nga

Viti 2019 ka shënuar një nivel të lartë rekord në vlerë absolute të parasë që qarkullon jashtë kanaleve të sistemit bankar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, treguesi i parasë jashtë bankave ishte 291 miliardë lekë, ose rreth 2.4 miliardë lekë.

Në raport me paranë gjithsej (agregati M3), paraja që qarkullon jashtë bankave arriti në 22.1% në fund të vitit 2019, me një rritje prej 0.3 pikë përqindje në raport me vitin e mëparshëm. Ky është niveli më i lartë, që prej vitit 2009, kur treguesi arriti në 24% për shkak të panikut që u shkaktua atëherë nga kriza ekonomike botërore, që çoi në tërheqjen e përkohshme të kursimeve nga individët nga bankat.

Pas 2009-s, paraja jashtë bankave erdhi në rënie, duke zbritur në minimumin e 17.2% të parasë gjithsej në 2019-n. Por në 7 vitet e fundit, paraja jashtë bankave filloi rritjen, si në vlerë absolute, ashtu dhe në raport me paranë gjithsej.

Profesor. Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës pohoi për “Monitor” se dy janë arsyet e kësaj dukurie. Së pari, teorikisht rritja e parasë jashtë bankave shpreh faktin që preferenca për të mbajtur në cash është më e madhe pasi kosto e mbajtjes së parasë në banka ëhstë e lartë. Ky është modeli teorik i analizës.

Por, prof. Xhepa mendon se realisht kjo tendencë është më shumë një tregues i shtimit të informalitetit në ekonomi. “Një pjesë e aktiviteteve është e paregjistruar, transaksionet kryhen përmes kanaleve zyrtare”.

Ai shton se kjo tregon që një pjesë e madhe e pagesave kryen ‘underground’, ku përfshihet informaliteti dhe paratë që vijnë nga trafiqet e paligjshme.

Pas vitit 2007, paraja jashtë banke erdhi në ulje, për shkak të masave që u morën për kalimin e pagesave përmes bankave, shton ai. “Por, fakti që a prirje për tu rritur, tregon që informaliteti vijon të mbetet një problem i madh”.

Bien kursimet në lekë

Edhe ulja e normave të interesit ka qenë një faktor që i ka bërë bankat më pak tërheqëse për të mbajtur kursimet në lekë. Sipas të dhënave të tjera të Bankës së Shqipërisë, depozitat me afat në lekë të individëve kanë rënë me 37%, duke përbërë vetë 21% të depozitave në total në fund të 2019-s, nga 40% që ishte kjo peshë në fund të 2011-s, kur Banka e Shqipërisë filloi politikën monetare lehtësuese, që uli normën bazë në nivele minimale rekord prej 1% aktualisht. Me normat e interesit të kursimeve 12 mujore në lekë që janë më pak se 1%, individët nuk po preferojnë të mbajnë kursimet e tyre në lekë.

LEXO EDHE:  Vjedhja e energjisë, arrestohen 19 persona

LEXO EDHE:  Punime ne rrjet/ Tirana dy ditë pa energji elektrike, ja zonat

Rekord në Europë

Në krahasim me vendet e Eurozonës, apo edhe të rajonit, Shqipëria ka një nivel tepër të lartë të parasë që qarkullon jashtë kanaleve bankare. Në Eurozonë, sipas të dhënave nga Banka Qendrore Europiane, niveli i parasë jashtë bankave ishte rreth 9.2% e totalit. Në Maqedoni, ky tregues, sipas të dhënave të Bankës Qendrore përkatëse ishte rreth 7-8%. Edhe në Serbi ishte rreth 7% e totalit, sipas të dhënave të Bankës Qendrore Serbe.

Cash-i i kushton ekonomisë 290 mln euro në vit

Nëse në mënyrë hipotetike do të eliminohej përdorimi i transaksioneve “cash” rritja ekonomike mesatare e periudhës 2014-2018 do të arrinte në 3.6%, kundrejt nivelit faktik prej 3.1%. Ky krahasim i përllogaritur nga ekspertët e Bankës së Shqipërisë synon që të zbardhë kostot e larta që ka përdorimi i parasë cash në ekonomi, sidomos në sektorin e biznesit.

Vlerësimet tregojnë se ekonomia shqiptare ka një kosto ekuivalente prej 2.5% të PBB-së së vendit, lidhur me përdorimin, emetimin dhe përpunimin e të gjitha instrumenteve të pagesave me vlerë të vogël. Kjo përkthehet afërsisht në 33.7 miliardë lekë ose 290 milionë dollarë. Vërehet se ofruesit e shërbimeve të pagesave (PSP) dhe ofruesit e shërbimeve të infrastrukturës (PIP) mbajnë rreth 40% të këtyre kostove, të ndjekur nga konsumatorët me 36%, bizneset me 23% dhe qeveria që mban 1% të kostos totale.

Bizneset, agjencitë dhe qytetarët paguajnë në transaksionet cash me bankat komisione dhe kosto të tjera që shoqërojnë këtë proces, por nëse transferimet do të bëheshin me karta nga llogaritë bankare, bizneset dhe konsumatorët do të kursenin miliona euro në vit.

Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projektligj të ri për pagesat bankare që synon të lehtësojë këto kosto./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Klima e biznesit në Shqipëri ka probleme/ Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Ja si të tërheqim investitorët e huaj

Publikuar

-

Nga

Dhoma amerikane e Tregëtisë në vendin tonë ka mbajtur një konferencë ku është folur rreth ndërtimit të një klime të qëndrueshme biznesi si dhe rreth punës që është bërë dhe do të bëhet.

Jaco është shprehur se klima e biznesit në Shqipëri ka disa probleme edhe pse ka pasur sukses në punën që është bërë. Sipas Jaco problemi qëndron tek konsultimi publik, i cili nuk është respektuar.

” Kemi pasur edhe sukses por edhe vështirësi. Është konsultimi publik, pasi ligji për konsultimin publik nuk respektohet. Ligji i detyron që të njoftojnë për çdo ligj 20 ditë më para, nga analizat tona nuk është respektuar. Asnjëherë nuk është përmbushur niveli minimal dhe nuk na ka lënë kohë të japim mendimin e duhur për shumë ligje. Ky mosrespektim ka efekte negative në besimin e biznesit. Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të marrë një rol më të madh për këtë rol.” tha Enio Jaco.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, deklaroi sot se përmirësimi i klimës së investimeve është një nga çështjet bazë të punës së institucionit, që ai drejton.

LEXO EDHE:  Punime ne rrjet/ Tirana dy ditë pa energji elektrike, ja zonat

LEXO EDHE:  Skema e re e OSHEE/ 20 mijë bizneseve ju falet 50% e kamatvonesës

Sipas tij, që që investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri, duhet të gjejmë terren dhe klimë të favorshme.
“Shqipëria renditet e 82 në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjes, e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lart. Mali i Zi renditet e 50, Kosova e 58-ta, Serbia e 44, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta. Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të fillojë të mendojë për këtë”, deklaroi Jaço./CNA.al

LEXO TE PLOTE