LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Identifikohen dy shqiptarët e vrarë me thikë në Londër

30 Dhjetor 2019, 18:38, Kronika CNA
Identifikohen dy shqiptarët e vrarë me thikë në Londër

Dy shqiptarët, të gjetur të vdekur në Londër, më 19 dhe 20 dhjetor, janë identifikuar nga policia.

Ata janë Arbër Fesko, 30 vjeç, dhe shtetasi kosovar, Shkëlqim Paja, 31 vjeç.

Sipas mediave vendase, trupi i pajetë i Feskos u gjet në bagazhin e një makine në Scratchwood Park më 19 dhjetor, ndërsa kishte ndërruar jetë pas një goditje me thikë.

Pak orë më vonë, u gjet edhe trupi i shqiptarit tjetër, 31-vjeçarit Paja, me origjinë nga Kosova. Ky i fundit u gjet në Hertfordshire, më 20 dhjetor, i vrarë dhe ai me një thikë në gjoks.

Autoritetet kanë identifikuar si autorë të vrasjeve dy persona, njëri prej tyre shqiptar B. Berisha, 42 vjeç, dhe K.Tuwisana, 31 vjeç, që dyshohen si autorë të vrasjeve./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga