Connect with Us

Horror në Greqi/ I riu vret në gjumë kumbarin, ia copëton trupin dhe e hedh në koshin e plehrave

Bota

Horror në Greqi/ I riu vret në gjumë kumbarin, ia copëton trupin dhe e hedh në koshin e plehrave

Publikuar

-

Një ngjarje makabre ka ndodhur në Greqi ku një 21-vjeçar ka vrarë kumbarin e tij në zonën e Petrolanës.

I riu, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur e ka hedhur më pas trupin e kumbarit të tij në koshin e plehrave.
Vitet e fundit, 52-vjeçari ka qëndruar në banesën në Petralona, ku i riu jetonte me nënën e tij, dhe kanë qenë fqinjët e familjes ata që e kanë vënë re mungesën e viktimës.

Vetë 21-vjeçari ka thënë për policinë se e kishte vrarë 52-vjeçarin sepse po abuzonte me nënën e tij.

“Kam dashur ta vras atë prej kohësh”, tha i riu.

LEXO EDHE:  Vrau gruan tri ditë më parë/ Gjykata lë në burg Skënder Hoxhën

Sipas mediave greke, ai tregoi se mori thikën dhe ndërsa kumbari i tij ishte në gjumë filloi ta godiste atë. Më pas e copëtoi dhe e hodhi në plehra.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin duke hedhur kumbarin e tij në kazanin e plehrave, brenda një qese plehrash, në 1:44 të mëngjesit.

Nga ekspertiza rezultoi se si nëna ashtu edhe djali kanë probleme psikologjike, kështu që gruaja u shtrua në klinikën psikiatrike të Spitalit të Përgjithshëm “George Gennimatas”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Arrestohet babai i aktores së njohur

Publikuar

-

Nga

Babai i aktores së njohur amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia.

Ai është akuzuar nga ish bashkëshortja e tij, Kate Major për dhunë në familje.

Major e cila bëri kërkesën për ndarje nga bashkëshorti Michael Lohan,  deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

LEXO EDHE:  50 personat e rrezikshëm më të kërkuar në Shqipëri/ Policia publikon fotot dhe të dhënat

LEXO EDHE:  Zbardhet vrasja në Fier/ Arrestohet autori

Ndërkaq, vetë aktorja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rrëzohet avioni turistik në Itali/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar në provincën e Sirakuzës, në Itali.

Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord, një instruktor ekspert dhe një nxënës.
Aksidenti i ‘Tecnam P2002’ ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53 vjeç, ish pilot i Alitalia dhe ish-pilot dhe instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos, dhe Gioele Bravo, 20 vjeç.

LEXO EDHE:  Zbardhet vrasja në Fier/ Arrestohet autori

LEXO EDHE:  50 personat e rrezikshëm më të kërkuar në Shqipëri/ Policia publikon fotot dhe të dhënat

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE