Connect with Us

Horoskopi i ditës, 30 dhjetor 2019

Sociale

Horoskopi i ditës, 30 dhjetor 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Te dashuruarit do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë emocion te madh. Për ta gjithçka ka për te ecur si zakonisht dh për fat debatet do mungojnë. Beqaret do jene shume te favorizuar gjate kësaj dite dhe ka mundësi te marrin disa propozime emocionuese. Personat do jene me te vërtetë joshës. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj dhe situata do përmirësohet ndjeshëm.

DEMI 21. prill – 21. maj

Jeta juaj ne çift ka për te qene me te vërtetë e qëndrueshme. Do jeni shume te logjikshëm te dyja palët dhe nuk do debatoni për gjera pa rëndësi. Beqaret do kenë surpriza te njëpasnjëshme ne jetën e tyre dhe ka mundësi te afrohen pas dikujt. Situata financiare nuk do jete shume e mire kështu qe mundohuni te shpenzoni me sa me shume kujdes dhe maturi.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Edhe sikur partneri t’iu mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe te mundohet t’ua beje qejfin, ju serish do kapeni pas diçkaje dhe do debatoni me te. Mos e mërzisni shume sepse do vije një moment kur ai nuk do duroje dot me. Beqaret do kenë takime vërtet shume te bukura qe do ua ngrohin zemrën dhe do i nxitin te japin përgjigje pohuese. Te ardhurat kane për te qene shume me te mira.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Dite shume intensive dhe e veçante ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Emocionet kane për te qene te paimagjinueshme. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje kështu qe do refuzojnë çdo ftese dhe do e kalojnë kohen e lire me miqtë dhe te afërmit. Ne planin financiar duhet ta pranoni mbështetjen e te afërmve sepse do keni me te vërtetë nevoje.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Dite shume harmonike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Kënaqësitë, emocionet dhe surprizat nuk do mungojnë për asnjë çast. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite te mbushur me mundësi për aventura te jashtëzakonshme nga te cilat mire është te përfitojnë sa me tepër. Ne planin financiar do keni shume fat dhe do ndiheni te qete kur te shpenzoni.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Dite shume e bukur ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do i shprehni pafund ndjenjat te dyja palët dhe zemra do ju rrahe shume me fort. Beqaret do jene shume kërkues dhe nuk do kënaqen aspak me ftesat qe do iu bëhen. Për ta nuk do ketë ndryshim ne status. Buxheti do jete aq i mire saqë do i kryeni pa frike te gjitha shpenzimet e menduara.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Dite shume e begate ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Mes jush dhe partnerit çdo gjë çdo ece për mrekulli dhe zemra di ju rrahe fort kurdoherë. Beqaret do dine si ta joshin personin qe pëlqejnë dhe me shume gjase mund te hedhin hapat e para drejt një lidhjeje. Sektori i financave do jete gjithë kohës i mbrojtur kështu qe nuk do keni aspak vështirësi.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Dite e mbushur me momente te lumtura do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do keni asnjë ankese për partnerin dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret duhet te jene me te duruar nëse duan te gjejnë personin ideal, pasi ai nuk do shfaqet sot. Situata financiare do konsolidohet tej mase kështu qe për asnjë moment nuk do gjendeni ne vështirësi.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Dite e këndshme ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Edhe pse ne mëngjes mund te lindin disa mosmarrëveshje te vogla, pas mesditës ato do sqarohen te gjitha dhe buzëqeshja do rikthehet furishëm. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te bëjnë ndryshime ne statusin e tyre kështu qe nuk do hedhin asnjë hap. Me shpenzimet mos u tregoni impulsive sepse do keni probleme.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dite shume harmonike dhe entuziaste ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mirëkuptimi me partnerin do jete i adhurueshëm dhe nuk do lindin aspak keqkuptime. Beqaret do hedhin hapat e para drejt një lidhjeje sepse askush nuk do i beje balle hijeshisë qe do kenë. Financat nuk do jene aspak te favorshme kështu qe edhe vështirësitë do jene ne vazhdimësi.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Jeta juaj ne çift mund te ketë disa tronditje te vogla gjate kësaj dite kështu qe here pas here duhet te bëni kujdes dhe te mateni para se te flisni. Beqaret do kenë një dite shume interesante. Ata do kenë takime te njëpasnjëshme dhe do hedhin hapat e para drejt një lidhjeje te begate. Me shpenzimet mos spekuloni sepse situata do marre tatëpjetën menjëherë.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Ju te dashuruarit do gjendeni shpesh midis dy zjarresh sot dhe mund te keni probleme te njëpasnjëshme edhe me partnerin edhe me familjaret. Reflektoni me kujdes para se te bëni zgjedhjet përfundimtare. Beqaret do gjenden ne vështirësi te mëdha dhe nuk do arrijnë ta joshin as sot personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar, po i bëtë me kujdes llogarite situata do mbetet nen kontroll.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shën Valentini ju gjeti vetëm? Në QTU gjeni dashurinë dhe fitoni udhëtim falas

Publikuar

-

Nga

Edhe ky Shën Valentin ju ka gjetur single? Epo, ky lajm me siguri që do t’ju gëzojë të gjithëve, pasi jo vetëm që do të keni mundësinë të gjeni një partner, por nëse i jepni mundësinë njëri-tjetrit për t’u njohur më shumë, do të fitoni një udhëtim në çift, në një nga destinacionet më të pëlqyera, me gjithçka të përfshirë.

Është pikërisht Qendra Tregtare Univers, e njohur ndryshe si QTU që këtë Shën Valentin, ka vendosur që t’i surprizojë të gjithë dhe në datat 13-14-15, duke sjelle për herë të parë në qendër “Kupidin e Dashurisë”, një organizim i QTU që për tre ditë me radhë do të jetë në ndihme të dashurisë së vërtetë.
Si funksionon?

Në datat 13-14-15 në qendër do të jetë “Kupidi” prezantuesi i njohur Eni Shehu, personazhi i cili do të bëjë të mundur bashkimin mes çifteve. Ju vetëm duhet t’i drejtoheni atij dhe të shprehni dëshirën për të njohur një person dhe ai do kujdeset të gjejë atë që mund t’i përshtatet personalitetit tuaj.
Çiftet do të kenë mundësinë të ulen dhe të pinë diçka, për të kuptuar nëse kanë interes reciprok dhe aty do të vendosin nëse do t’i japin një mundësi njëri-tjetrit për t’u njohur jashtë QTU. Nëse shigjeta e kupidit shënon, ata do të fitojnë një udhëtim falas, në destinacione si, Mavrova, Kolashini, Meteora etj.

LEXO EDHE:   Horoskopi i ditës, 25 mars 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 17 gusht 2018

Ky aktivitet vjen në kuadër të Shën Valentinit dhe për tre ditë me radhë pritet që të sjellë një atmosferë mjaft të veçantë në qendër.

Por, jo vetëm kaq!
Qendra Tregtare Univers ka menduar edhe për ata që janë të dashuruar, duke sjellë një broshurë speciale me ide dhuratash Shën Valentini, për meshkuj dhe femra. Ju mund të shfletoni broshurën online në qtu.al, ku mund të shikoni sugjerimet e brandeve te QTU për dhurata vërtete unike, si edhe ofertat e dyqaneve për këto 3 ditë.

QTU, qendra e parë tregtare në vend është një nga destinacionet më të preferuar të qytetarëve, të cilët e zgjedhin jo vetëm për të bërë blerje cilësore, por edhe për të kaluar kohën e lirë, me shumëllojshmërinë e zgjedhjeve që qendra ofron.

QTU menaxhohet nga Acrem që është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Shkollat në Shqipëri po kthehen në streha të pedofilëve/ Ministrja Shahini të japë llogari”

Publikuar

-

Nga

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri CRCA/ECPAT ka reaguar lidhur me skqandalin e publikuar nga “Stop” për ngacmimin seksual të nxënëses nga mësuesi.

CRCA/ECPAT Shqipëri, vëren me shqetësim dhe indinjatë se ky nuk është as rasti i parë, por as rasti i fundit, në të cilin mediat dhe emisionet investigative arrijnë të regjistrojnë me zë dhe figurë praninë e dhunës seksuale në shkollat tona, duke treguar sa se të pambrojtur janë fëmijët dhe nxënësit në mjediset shkollore nga grabitqarët seksualë. Të shumta kanë qënë rastet e denoncimeve të fëmijëve të dhunës seksuale të mësuesve në institucionet arsimore publike.

Jo më larg se 10 ditë më parë, Gjykata e Durrësit dha vendimin me burgim për 7 adoleshentët e arrestuar për përdhunimin e të miturës në ambientet e një shkolle në Kavajë. Në Nëntor të vitit 2019, u dha vendimi i dënimit për mësuesin që dhunoi seksualisht nxënësen 11 vjeçare në shkollën e fshatit Kalasë të Delvinës. Në korrik të vitit 2019, Gjykata e Gjirokastërs, sërish me një tjetër çështje mbi dhunën seksuale të një mësuesi ndaj nxënëses së tij. Në korrik të 2019, një tjetër rast i rëndë i dhunës seksuale ndaj një vajze të mitur në mjediset e shkollës në Arapaj të Durrësit, ndërsa në Tepelenë, një mësues 63 vjeçar u akuzua për ngacmime seksuale në shkollë.

Sipas CRCA/ECPAT, të gjitha këto raste të ndodhura brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore, fatkeqësisht tregojnë se Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, dhe në veçanti drejtuesja e saj, ende nuk e kanë kuptuar jo vetëm shkallën e lartë, por edhe përhapjen e fenomenit të dhunës seksuale në institucionet e arsimit publik në vend!

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 16 shkurt 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 17 gusht 2018

“Shkollat tona nga mjedise mësimi, po kthehen në streha të pedofilëve dhe grabitqarëve seksualë! Nisur nga rasti më i fundit, CRCA/ECPAT Shqipëri, i kërkon Ministres së Arsimit, Besa Shahini, t’I jap pargjigje publike ketyre pyetjeve: 1. Ndonëse renditen në një vit kaq shumë raste të dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve në brendësi të mjediseve arsimore publike, cilat janë masat dhe zgjidhjet që ka ndërmarrë vetë ministrja e Arsimit në lidhje me mbrojtjen e tyre? 2. Çfarë mekanizmash të rinj ka krijuar Ministrja aktuale e Arsimit, për të raportuar çdo rast të dyshuar apo të vërtetuar të dhunës dhe ngacmimeve seksuale ndaj fëmijëve? 3. Çfarë masash ka propozuar ministrja Shahini për të eleminuar nga trupat pedagogjike të gjithë ata mësues që tentojnë apo edhe kryejnë krime seksuale ndaj nxënësve e fëmijëve? CRCA/ECPAT Shqipëri, bazuar në këtë ngjarje të rëndë që duket se përsëritet, do të kërkojë urgjentisht një interpelancë të Ministres së Arsimit Shahini, në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, për të dhënë llogari përpara deputetëve, shoqërisë civile, prindërve, mësuesve dhe fëmijëve mbi situatën se si është e mundur që grabitqarët seksualë tashmë po ulen këmbëkryq në shkollat publike shqiptare”m thuhet në reagim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Raporti global i ushqyerjes 2019/ Shqipëria ‘jashtë kursit’ për diabetin dhe mbipeshën

Publikuar

-

Nga

Barra e kequshqyerjes ndër vite po ndihet në mesin e shqiptarëve, teksa një studim i fundit nënvizon se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë, për të adresuar siç duhet problematikat nga mbipesha dhe diabeti.

Sipas raportit më të fundit global të Ushqyerjes, Shqipëria është në rrjedhën e duhur për të përmbushur objektivat globale për nën-pesë nën mbipeshë, ata që po vuajnë urie nën pesë vjeç, humbje jete nën pesë vjeç dhe peshë të ulët të lindjes, por është jashtë kursit për të përmbushur objektivat për ushqyerjen ekskluzive të foshnjeve, anemi në gratë e moshës riprodhuese, diabetin te meshkujt dhe femrat, si dhe mbipeshën te meshkujt dhe femrat.

“Megjithëse performon relativisht mirë kundër vendeve të tjera në zhvillim, Shqipëria ende përjeton një ngarkesë të kequshqyerjes në mesin e popullsisë nën pesë vjeç. Që nga viti 2017, prevalenca kombëtare e mbipeshës nën 5 vjeç është 16.4%, e cila është ulur nga 23.2% në 2009. Prevalenca kombëtare e stunting nën-pesë është 11.3%, që është më pak se mesatarja e vendit në zhvillim prej 25%. Prevalenca e jetëve të humbur nën 5 vjeç e Shqipërisë prej 1.6% është gjithashtu më pak se mesatarja e vendeve në zhvillim prej 8.9%.”-thuhet në raport.

Në Shqipëri, 36.5% e foshnjave nën 6 muaj ekskluzivisht ushqehen me gji, kjo është shumë mbi mesataren e Evropës Jugore prej 19.6%. Prevalenca e peshës së ulët të lindjes në Shqipëri në vitin 2015 prej 4,6% është ulur pak nga 4.9% në vitin 2000.

Popullsia e rritur në Shqipëri gjithashtu përballet me një peshë të kequshqyerjes. 25.3% e grave në moshë riprodhuese kanë anemi, dhe 7.7% të burrave të rritur kanë diabet, krahasuar me 7.1% të grave. Ndërkohë, 21.8% e grave dhe 21.6% e burrave janë mbipeshë.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 16 shkurt 2018

LEXO EDHE:   Horoskopi i ditës, 25 mars 2019

Raporti Global i Ushqyerjes u krijua pas Samitit të parë të Nutricionit për Iniciativën e Rritjes (N4G) në 2013 si një mekanizëm për ndjekjen e angazhimeve të bëra nga 100 palë të interesuara që përfshijnë qeveritë, donatorët e ndihmës, shoqërinë civile dhe bizneset. Një vit më pas, nisi botimi i parë i këtyre raporteve vjetore.

Sot, Raporti Global i Ushqyerjes është raporti kryesor në botë për gjendjen e të ushqyerit global. Është udhëhequr nga të dhënat dhe prodhohet në mënyrë të pavarur çdo vit për të hedhur dritë se ku është arritur përparimi dhe për të identifikuar se ku mbeten sfidat. Raporti synon të frymëzojë qeveritë, shoqërinë civile dhe palët e interesuara private që të veprojnë për t’i dhënë fund kequshqyerjes në të gjitha format e saj. Ai gjithashtu luan rol të rëndësishëm për të ndihmuar palët e interesuara të japin llogari ndaj angazhimeve që ata kanë bërë në drejtim të trajtimit të kequshqyerjes./Monitor

LEXO TE PLOTE