LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari zbulon emrin/ Ja kë kërkon LDK-ja të emërojë president

30 Dhjetor 2019, 15:37, Kosova & Bota CNA
Gazetari zbulon emrin/ Ja kë kërkon LDK-ja të emërojë

Gazetari Mentor Kikia ka bërë ditën e sotme një analizë, ku sulmon hapur kryetarin e DK-së Isa Mustafën.

Kikia thotë se Mustafa nuk kandidoi vetë për kryeministër, pasi pretendon se ky i fundit u fsheh pas fustanit të Vjosa Osmanit  për të mos iu shqitur pushtetit.

?E mbani mend kur Kosova hyri në zgjedhje? LDK, e drejtuar nga Isa Mustafa, vuri përpara një grua të re, Vjosa Osmanin, si imazhin e ri politik. Ne këtu në Shqipëri u bëmë xhelozë, duke thënë: Sa mire, edhe në Kosovë politikanët bëjnë rrotacion natyral. Gjeneratat ia lënë vendin njëra-tjetrës. Burrat e Kosovës i hapën rrugën një gruaje.

Por, pas fustanit të Vjosës fshihej sërish njëri nga ata burra që nuk i shqiten pushtetit, njësoj si ca syresh këtu ndër ne, që do të vdesin në karrigen e deputetit apo kryetarit të partisë?, shprehet ai.

Sipas gazetarit, Mustafa e do që të marrë vetë postin e presidetit të Kosovës dhe po e përdor Osmanin për imazh.

?Isa Mustafa e përdori Vjosën sa për imazh dhe tani po mban peng krijimin e institucioneve pasi kërkon të bëhet vetë president. 70 vjeç dhe një nga ata politikanë që e ka qenë në qeverisje që në kohën e Jugosllavisë, ai nuk dorëzohet.

Si një kërcu që nuk liron rrugë, ai tashmë po punon fort për ta larguar edhe Albin Kurtin nga rruga drejt kryeministrisë.

Isë, eja në Tiranë, ka vend edhe për ty. Gjej një karrige afër baba Takut, dhe ndani kujtime të vjetra. Ose shko në Akademinë e Gjinushit, bëj sikur bën ndonjë studim. Lëri të rinjtë të bëjnë ndonjë punë se dinë dhe kanë parë më shumë se ti, edhe pse kanë rrojtur më pak se ti?, thekson Mentor Kikia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga