Connect with Us

Fiskalizimi, konçesion korruptiv/ Do të mbyllë bizneset

Politikë

Fiskalizimi, konçesion korruptiv/ Do të mbyllë bizneset

Publikuar

-

taksa per ajrin

Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku është shprehur sot, se fiskalizimi është një koncesion korruptiv, i cili do t’i detyrojë bizneset të mbyllin qepenat.

E ftuar në A2 CNN, Tabaku theksoi se, “Fokusi i bisedës me bizneset ka qenë, si është situata me konsumin, si i prek buxhetit familjet dhe fiskalizimi. Fiskalizimi është një ligj i ri i qeverisë. Këto ligje janë të vetmet që hynë në fuqi në 2020-n, nuk ka asnjë ndryshim tjetër fiskal nga buxheti i këtij viti.”.

Sipas ish-deputetes demokrate, kjo presupozon se do të bëhet një ndryshim i të gjithë mënyrës se si biznesi raporton, do të hiqen kasat fiskale të 2009, të cilat u vunë me shumë zhurmë dhe që sipas saj, ishte një sistem shumë i mirë.

“Ndërkohë, do të zëvendësohet me një sistem tjetër që është një koncesion që e ka marrë një kompani kroate. Të gjitha bizneset do të detyrohen të heqin të gjitha kasat fiskale dhe të vendosin një sistem të ri, i cili do të bëjë lidhjen në kohë reale të biznesin me zyrën e tatimeve. Kjo do t’i kushtojë biznesit të vogël 1200 euro në vit.

LEXO EDHE:  Tabaku publikon shifrat/ Ekonomia është përkeqësuar, për 8 muaj u mbyllën 9260 biznese

Kasa fiskale e ka kryer funksionin e saj dhe është sistemi më i mirë që përdor e gjithë Europa. Nuk ishte nevoja që bizneset të ‘gjobiteshin’. Nuk ishte nevoja për të bërë një koncesion korruptiv, pasi ky i tillë është. Ky sistem do t’i gjobisë në masë bizneset dhe do t’i detyrojë të mbyllin dyert”, tha Tabaku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Regres në politikë/ Arta Dade: Kur ishim ne në qeveri kishim këshilltarë me integritet

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, e ftuar në emisionin “Byro Politike”, ku po diskutohet situata politike ndër vite, u shpreh se demokracia është e barasvlefshme me sundimin e ligjit.

“Nuk flas për programet, apo dokumentet themelorë të forcave politike, por theksoj se demokracia është e barasvlefshme me sundimin e ligjit. Politika ka qenë e kujdesshme që me pëgjegjësitë që mori të ishte konform.

Kur kemi qenë në qeveri kishim këshilltarë me integritet dhe i mernim në konsiderata atë çfarë na sugjeronin. Edhe shumë gjëra kanë ndryshuar dhe kjo mund të jetë një regres./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Betohen para KLP 10 prokurorët e rinj/ Soreca: Panorama e drejtësisë shkon përtej jetës personale

Publikuar

-

Nga

Gjatë ditës së sotme u bë betimi i prokurorëve të rinj që u emëruan ditën e djeshme.

Mësohet se ceremonia e organizuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë u zhvillua në prani të anëtarëve të Këshillit, Ambasadorit të BE Luigi Soreca, përfaqësueseve nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, EURALIUS-it, OPDAT-it, drejtuesit të SPAK Arben Kraja, etj.

Kreu i KLP Gent Ibrahimi uroi prokurorët e rinj dhe i shprehu mbështetjen e institucionit që ai drejton.

“Është moment i rëndësishëm për ju, por është moment i rëndësishëm edhe për ne si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë por edhe më gjerë , për të gjithë shoqërinë shqiptare. Të gjithë e dimë se viti 2020 është një vit i rëndësishëm por edhe delikat sa i përket sistemit të drejtësisë. Ndërsa viti 2019 u karakterizua nga proceset që në si këshilla kemi ndjekur për të ardhur tek rezultatet tona dhe rezultatet tona jeni ju. Rezultatet e Reformës në Drejtësi janë puna juaj. Pra, viti 2020 duhet të jetë viti i rezultateve dhe në këtë kuptim mendoj që ne kemi bërë pjesën tonë dhe tani ju merrni stafetën për të bërë pjesën tuaj”, tha ai.

LEXO EDHE:  Dështimi i negociatave/ Tabaku: Dorëheqja e Ramës e panegociueshme

LEXO EDHE:  Thellohet skandali për tenderin 15 milion euro/ Baxhanaku i Ramës, pjesë e skemës mafioze

Ndërkohë, Soreca shprehu urimet e tij, duke i kujtuar se lufta për drejtësi shkron përtej jetës personale.

“Ju përfaqësoni brezin e ri. Kjo ceremoni është një ogur i mirë për ju, për drejtësinë që pret populli shqiptar gjithashtu edhe për vendin. Më besoni që edhe vetë delegacioni evropian ka pritur nga Shqipëria pikërisht këtë ditë dhe ju jeni pjesë e panoramës së madhe së drejtësisë në këtë vend, e cila shkon përtej jetës personale të secilit prej jush. Qëllimisht i kërkova Kryetarit të më linte disa sekonda për t’ju përshëndetur personalisht dhe t’ju përcillja këtë mesazh. Kështu që besoj se kur të vijmë në zyrat tuaja do të kemi mundësi të takohemi sërish bashkë. Urime dhe suksese,” theksoi ambasadori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE