Connect with Us

“Fiks Fare” sjell peripecitë e të dëmtuarve nga tërmeti/ Shtëpitë me qira në Durrës fillojnë nga 300 euro…

Denoncim

“Fiks Fare” sjell peripecitë e të dëmtuarve nga tërmeti/ Shtëpitë me qira në Durrës fillojnë nga 300 euro…

Publikuar

-

Banorët e prekur nga tërmeti në Durrës e kanë shumë të vështirë të gjejnë shtëpi me qira në qytet. Emisioni”Fiks Fare” bëri një vëzhgim në qytetin bregdetar, ku çmimet e apartamenteve me qira fillonin nga 300 euro në muaj. Megjithëse Bashkia e Durrësit, por edhe Shtabi i Emergjencave, ka nxjerrë listat e para për bonusin e qirasë, mijëra familje ende jetojnë në shtëpitë e shkatërruara, pasi në qytet s’ka shtëpi me qira. Por, edhe ato që janë, jepen me çmime të kripura.

Gazetarët e “Fiks Fare” shkuan në një pallat në afërsi të Shkollës së Muzikës në Durrës. Pallati është shkatërruar, ndërkohë që ka pasur probleme me vlerësimin, ku disa apartamente janë shpallur të pabanueshme dhe të tjerat të banueshme, megjithëse ka probleme shumë të dukshme.

Zonja Majlinda banon në katin e parë, bashkë me dy prindërit e moshuar dhe dy vajzat e saj, njëra prej të cilave invalide. Ajo tregoi se në momentin e tërmetit shtëpia është e prishur, ndërkohë që vajza invalide është dëmtuar, i ka rënë një pjesë e murit në kokë dhe është mjekuar më pas në spitalin Durrës. Pas tërmetit, prindërit e moshuar dhe vajzën invalide i ka dërguar në Itali te të afërmit e saj, ndërkohë në shtëpinë e shkatërruar banon me vajzën tjetër. Ajo thotë se me luftë mezi ka marrë një vërtetim nga njësia administrative që shtëpia është e pabanueshme. Sipas saj, kanë ardhur disa vlerësues dhe fillimisht këto vërtetime nga njësia nuk janë dhënë për të gjithë, por për disa. Më pas, ka shkuar disa herë në njësi dhe më në fund e ka marrë. Por, askush nuk i ka treguar rrugën. Megjithëse po bën disa ditë që e ka marrë ajo nuk e di sa bonus qiraje do ti paguajë shteti dhe sa do të paguajë vetë. Madje, tregon se në zonë nuk ka shtëpi me qira, ka kontaktuar me dikë dhe i kanë thënë se qiraja është 300 euro. “Nuk e di deri sa paguan shteti” thotë ajo, ndërkohë që në bashki ka marrë edhe një kontratë tip qiraje. Zonja thotë se nëse e plotëson këtë kontratë dhe nëse nuk i miratohet kredia nga bashkia, atëherë është e detyruar që të paguajë këtë qira.

Gazetarët e “Fiks Fare” shkuan edhe në banesën e Fatmirit, i cili është invalid. Ai thotë se në shtëpinë jetojnë 5 persona, madje kanë edhe një fëmijë të vogël. “Kam marrë një vërtetim nga komuna, po s’po më jep njeri lekë. Po jetoj te krushku, vijmë ditën këtu dhe natën shkojmë atje. Ka një shtëpi me qira që po e paguajmë ne” thotë Fatmiri. Sipas tij, deri tani s;kanë marrë asnjë gjë.

Pas ankesave, gazetarët e “Fiks Fare” shoqëruan zonjën Majlinda në agjencitë imobiliare në Durrës. Qytetarja takoi një agjente, e cila i tregon se në këtë moment ka shumë pak shtëpi me qira. “Kemi disa variante, po fillojnë nga 300 mijë lekë dhe 300 euro. S’kemi më poshtë” i thotë ajo. Sipas agjentes, gjatë kësaj kohe ka pasur fluks të madh kërkesash dhe aktualisht nuk ka shtëpi me qira në Durrës.

Më pas, gazetarët e Fiksit marrin një gazetë dhe kërkojnë shtëpitë me qira. Në gazetë janë fare pak variante, ndërsa disa prej tyre janë zënë. Disa numra dalin të padisponueshëm, ndërkohë njëri prej tyre thotë se e ka dhënë shtëpinë me qira, me një çmim prej 300 eurosh.

Fiks Fare u interesua edhe në Njësinë Administrative Nr.1 në Durrës, ku administratori thotë se në pallatin në fjalë kanë shkuar disa ekspertë. Sipas administratorit, ekspertët kanë pasur mendime të ndryshme. I pyetur se përse janë dhënë këto vërtetime shtëpish selektive, ai thotë se vërtetimi i parë i është dhënë një familje që ishte në çadër. Më tej shton se emri i i familjes së parë i erdhi në telefon. Në lidhje me bonusin e qirasë, administratori thotë se çdo familje duhet të aplikojë vetë në bashki. “Në këtë njësi marrin një vërtetim dhe me vërtetimin, plus aktin e konstatimit, kontratën e qirasë dhe kërkesën duhet ta çojnë në bashki. Më pas, këshilli bashkiak vendos nëse do miratohet apo jo. Por, kontrata e qirasë duhet të jetë e plotësuar” thotë ai.

Kontrata e qirasë është e domosdoshme që të përfitohet bonusi i qirasë. Këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar një vendim ku thotë se për shtëpitë me qira 1+1 bonusi është 20 mijë lekë të reja, për 2+1 është 25 mijë lekë dhe për 3+1 është 300 mijë lekë. Pa kontratën, nuk plotësohet dot dosja. Megjithatë, mungesa e shtëpive me qira ka detyruar mijëra familje në Durrës që të jetojnë ende në shtëpitë e rrënuara.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncon “Stop”/Skandali në çerdhe, fëmija dhunohet nga personeli

Publikuar

-

Nga

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar një denoncim të ardhur nga Tepelena, sipas të cilit, një fëmijë është dhunuar në çerdhen e këtij qyteti.

Nëna tregon se në muajin Nëntor, fëmijën e saj e ka gjetur me shenjën e një pëllëmbe në fytyrë, pasi e ka goditur dikush nga personeli i çerdhes.

Edukatorja Natasha Qeli i thotë se nuk ka parë asgjë, sepse ishte duke u marrë me një fëmijë tjetër.

Më pas, prindi shkon në Bashkinë e Tepelenës, pasi ky institucion ka në varësi çerdhen. Në Bashki u ngrit një komision për ngjarjen dhe u vendos pushimi nga puna i edukatores. Por pas këtij vendimi, përgjegjësja e ushqimit të çerdhes, zonja Shpresa Meta, papritur shfaqet në shtëpinë e prindit dhe i përgjërohet që ta mbyllë me kaq këtë histori, sepse aktin nuk e ka bërë Natasha.

Në këto kushte, zonja tërheq denoncimin, por bën një deklaratë ku pohon se në atë çerdhen e fëmijës së saj është ushtruar dhunë nga personeli.

Jam nëna e një fëmije 2 vjeç e gjysmë e cila para 3 muaj e gjysmë ka pësuar një traumë në çerdhen e rrethit  të Tepelenës, sepse e ka goditur dikush aty në personel. Më thonë hajde të marrësh gocën sepse është shumë keq, po qan pa pushim dhe unë nuk po e pushoj dot. Edukatoret më thonë që goca është vrarë duke luajtur me fëmijët. Po goca ka shenja në fytyrë. Ka 5 gishta. Direkt kam lënë punën, jam nisur për tek edukatorja Natasha Çeli, duke i treguar foton që çfarë ka goca ime. Shumë e habitur dhe shokuar njëkohësisht, më thotë që nuk e kam idenë për çfarë po flet. I thashë, kush e ka idenë? Unë fëmijën ty ta kam lënë në dorë, nuk ja kam lënë dikujt tjetër. Jo s’e di, do jetë shtyrë me ndonjë fëmijë. Kjo s’është e shtyrë fëmijë, është pëllëmbë e një dore të rrituri tjetër aty.

Dhe më thotë që shko ankohu tek përgjegjësi se ka përgjegjës institucioni. Përgjegjësja është Shpresa. Shkoj në Bashki, sepse çerdhja varet nga Bashkia, dhe kërkoj aty përgjegjësen e institucionit. Zonja Arta më ka thënë që do ngremë një komision, të cilin e ngritën komisionin dhe pas 3 ditësh vendosën që të hiqnin nga puna Natasha Çelin, edukatoren e gocës. Deri këtu isha shumë e kënaqur me Bashkinë. Pastaj na shfaqet zonja Shpresë në shtëpi duke na ardhur dhe duke na kërkuar falje e përgjërime. Zëre se ta bëra unë, ja qëllomë mua dhe e mbyllim me kaq. Unë e kuptova që Natasha nuk e kishte bërë, sepse po ta kishte bërë nuk mund të rrinte pa reaguar. Do trembej, ose do thoshte më fal, unë e bëra. Kurse Natasha qëndroi stoike dhe mbi të gjitha mua Natasha më tha unë nuk kam parë gjë. Në momentin që mund të ketë ndodhur kjo, unë kam qenë duke ndërruar një fëmijë tjetër. Që do të thotë, fëmija im është qëlluar nga dikush tjetër aty. Dhe ajo që reagoi ishte Shpresa duke më ardhur në shtëpi.

Ndodhur në këto kushte, kuptova që znj. Natasha nuk kishte fare gisht në këtë punë, po ishte Shpresa ajo që e kishte bërë. Është mbledhur komisioni, unë kam tërhequr denoncimin për Natashën dhe kam lënë një deklaratë që në çerdhe ushtrohet dhunë nga personeli. Prita që të më telefononin, po deri më sot nuk është bërë asnjë gjë. Zonja Shpresa vazhdon të jetë atje, ndërkohë dhe mund të rrahë fëmijë. Dhe nuk ka një përgjegjës. Unë kërkoj që në atë institucion, ajo dorë të zhduket prej andej sepse aty janë shumë fëmijë të tjerë. Ata janë në një moshë që nuk flasin dhe nuk tregojnë dot se çfarë ndodh aty brenda. Dua drejtësinë e fëmijës tim”.

Përmes kamerës së fshehtë, nëna e fëmijës së dhunuar takohet me përgjegjësen e ushqimit të çerdhes, dhe nga biseda me të, sjellja e kësaj të fundit lë të kuptohet që mund të jetë e përfshirë në dhunën ndaj fëmijës.

Prindi-Si ka mundësi, që je akoma këtu ti?

Përgjegjësja Shpresa Meta-Çfarë kishe? Fol!

Prindi-Çfarë kam unë, apo çfarë ke ti?

Përgjegjësja Shpresa Meta-Unë s’kam!

Prindi-Ti s’duhet të jesh këtu!

Përgjegjësja Shpresa Meta-Në rregull!

Prindi-S’duhet të jesh fare këtu!

Përgjegjësja Shpresa Meta-Jo! Çfarë të të them unë?

Prindi-Çfarë do të thuash ti, që s’e bëre ti? Se nuk vjen kush të përgjërohet e të kërkojë falje, për një gjë, që s’e ka bërë!

Përgjegjësja Shpresa Meta-Çfarë të them unë?

Prindi-Çfarë të thuash ti? Ty të thashë, që tek shtëpia, që duhet të vesh të firmosësh, të ikësh vetë, se s’je për këtu! Ajo dorë, nuk duhet të jetë më këtu!

Përgjegjësja Shpresa Meta-Po mirë moj!

Prindi-Në rregull?

Përgjegjësja Shpresa Meta-Si të duash bëj!

Prindi-S’ke turp! S’ke turp moj, jo! Ti s’je as nënë, s’je as gjyshe, s’je asgjë! Nuk e di unë, se çfarë femre je ti! Ti, që ve dorë tek një fëmijë ashtu! Nuk e di unë se çfarë lloj njeriu je ti!

Gazetarja e emisionit “Stop” pyet vetë Shpresën për dhunën ndaj famijës, por ajo e mohon. Më pas shkon në Bashkinë e Tepelenës, në zyrën e Agjencisë së Mirëqenies e Kujdesit Social.

Gazetarja komunikon me përgjegjësen e kësaj zyre, e cila thotë se në këto kushte, Bashkia do të ngrejë një komision të dytë,

Arta Shaha, përgjegjëse e AMK-së: Ajo bëri denoncim për edukatoren. Për edukatoren ka mbaruar procedura, tani ka vajtur në një instancë tjetër sepse ka bërë një denoncim.

Përgjegjësja e Agjencisë së Mirëqenies e Kujdesit Social në Bashkinë e Tepelenës konfirmoi gjithashtu se brenda çerdhes do të vendosen kamera për të shmangur raste të tjera dhune. /tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Fiks Fare”/ Gabimet në vlerësimin e dëmeve të tërmetit lënë në qiell të hapur 73-vjeçaren

Publikuar

-

Nga

Një 73-vjeçare është lënë në qiell të hapur nga institucionet shtetërore, të cilat i kanë vlerësuar gabim dëmin e tërmetit të 26 nëntorit.

Meme Kajmaku, nga Ishmi i Durrësit, u ankua në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” se vlerësuesit e dëmeve ia kanë nxjerrë shtëpinë pjesërisht të banueshme. Ndërkohë, shtëpia e saj është shkatërruar. Një nga muret e shtëpisë ka rënë, muret dhe çatia janë shkatërruar. Por, sërish në letra rezulton se shtëpia është e banueshme dhe e riparueshme.

E moshuara thotë se jeton në këtë shtëpi e vetme. “Kam fëmijët, po kanë hallet e tyre. Shtëpia është e shkatërruar plotësisht si e shihni, po kanë ardhur këto grupet dhe e kanë nxjerrë si të banueshme pjesërisht. Nuk e di si e kanë bërë, po shtëpia duket që është e shkatërruar. Një faqe muri ka rënë plotësisht, çatia është çarë. Muret po ashtu” thotë ajo, ndërsa shton se i ka shkuar policia dhe i ka thënë që të mos jetojë në atë shtëpi se rrezikon jetën. “Kam nevojë për një shtëpi të vogël, edhe 1+1, me një banjo jam e kënaqur, të kaloj pleqërinë” thotë ajo.

Në momentin që grupi i xhirimit shkoi te banesa e zonjës Meme Kajmaku, në atë zonë ishte edhe një grup vlerësimi nga Instituti i Ndërtimit dhe nga Inspektoriati i Ndërtimit. Gazetarët pyetën punonjësit nëse banesa është në listën e tyre, pasi ata kanë vetëm banesat që janë shkatërruar plotësisht dhe kanë nevojë për shembje që të fillojë procesi i rindërtimit. Një nga punonjësit na thotë se shtëpia duket që është e shkatërruar dhe nuk e di si ka dalë DS3. Sipas tij, kjo shtëpi është DS5 (e pabanueshme dhe duhet të shkatërrohet).

Fiks Fare u interesua edhe në Njësinë Administrative Ishëm, ku administratori Kadri Gjyli thotë se vlerësimi i parë është bërë nga grupet paraprake, që kanë qenë në atë kohë nga Kadastra dhe OSHEE. Gjyli pohon se në sistem ka dalë DS3, pra që ka nevojë për riparime, ndërkohë saktëson se në realitet shtëpia është DS5 dhe duhet të shkatërrohet. Administratori pohon se nuk e di se i kujt ka qenë gabimi, por pas interesimit të Fiks Fare dhe të ankesës së zonjës Meme, problemi do të zgjidhet./ Top Channel

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Plasin armët mes bandave të partisë në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në rrjetet sociale përplasjen me armë në qytetin e Shkodrës, nga ata që quhen bandat qeveritare.

Sipas qytetarit dixhital, policia erdhi 15 minuta me vonesë në vendngjarje dhe kjo, sipas tij, është bërë me qëllim që bandat të kishin rrugën e lirë për t’u larguar.

“Breshëri ne mes te bandave te partise ne qender te qytetit!
Narkopolicia bene gjasme sikur i kap!
Lexoni mesazhet e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje zoti Berisha!
Sot perseri ne lagjen Parruce banoreve dhe tregtareve ju rrezikua jeta nga bandat e Edvin Krimit. Para 40 min jane gjuajtur bandat nga makinat e tyre dhe kane rrezikuar jete njerezish. Policia ka vonuar 15 min per te vajtur ne vendngjarje me qellim qe bandat te kishin rruge te lire dhe te mos ju hynte gjembi ne kembe. Brenda dy javeve Shkodra ka perjetuar ty beteja bandash. Shkodranet jane te trembur dhe kane frike te dalin ne rruge si ne vitet 1997 ku bandat e Gramoz Ruçit terrorizuan qytetin.
Shkodranet kane disa pyetje për Edvin Mafinë dhe Sandër Mafinë:
Kur do goditen bandat?
Kur qytetaret do dalin te sigurt nga shtëpitë e tyre?
Kur do jene te sigurte bizneset nga gjobat ?
A ekziston Shkodra për ju dy?
A ekziston OFL, SPAK, etj ne Shkoder?”, shkruhet në postimin e plotë të Berishës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE