LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëmtohet rrjeti/ Unaza e Re dhe Astiri pa energji elektrike

30 Dhjetor 2019, 19:06, Sociale CNA
Dëmtohet rrjeti/ Unaza e Re dhe Astiri pa energji elektrike

Një pjesë e lagjes së Unazës së Re dhe zonës së Astirit kanë mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme.

Sipas njoftimit të OSHEE, shkak është bërë dëmtimi i fiderit nga një subjekt që po kryente punë publike.

?Nje pjese e Unazes se Re dhe Astirit eshte aktualisht pa energji elektrike si pasoje e demtimit te fiderit 20kV nga nje subjekt po kryente pune publike. Fideri 335 i Nst Selitë, u demtua gjate punimeve per rahabilitimin e zones (asfaltim), pranë rruges ?Mikel Maruli?. Brigadat e OSHEE ndodhen ne terren per riparimin e linjes?, thuhet në njoftimin e plotë./CNA.al

Lajmet e fundit nga