Connect with Us

Degradimi i demokracisë është gjithnjë në rritje/ Lubonja analizon 2019, “shuplakë” politikës

Politikë

Degradimi i demokracisë është gjithnjë në rritje/ Lubonja analizon 2019, “shuplakë” politikës

Publikuar

-

Analisti Fatos Lubonja ka bërë sot një bilanc të sektorëve socio-politikë, për vitin që po lëmë pas.

Në një lidhje të “Skype” me rubrikën “Opinion” në “Neës24”, Lubonja theksoi se 2019-ta, në thelb ishte një vit i rëndë për jetën e shqiptarëve, ndërsa për këtë tezë Lubonja renditi faktorët që kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës.

Për Fatos Lubonjën pika kulminante e 2019-s është tërmeti i 26 nëntorit, si pasojë e të cilit 51 qytetarë humbën jetën dhe qidra të tjerë mbetën pa shtëpi.

“Është një vit i rëndë. Është një vit që përtej tërmetit, por sigurisht me pikë kulminante tërmetin, flet për degradimin e qartë të një kulturë, që është instaluar në Shqipëri qysh pas rënies së komunizmit, që ka sjellë atë që unë e quaj në shkrim “instalimin e republikës së druvarëve”. Sundimi i atyre njerëzve, që kanë vetëm një Zot që është “Zoti para” dhe mbi të gjithë dhe sundimi i tyre. Tërmeti ishte dhe një pikë kulminate, sepse vetë dëmet e tërmetit janë rrjedhojë e kësaj kulture të vështrimit dhe e të bërit të gjërave. Kur kjo kulturë ndërton institucione shtetërore në funksion të këtyre njerëzve, atëherë arrihet në një situatë dramatike. Ne jemi rasti ekstrem, ashtu sikurse në kohën e diktaturës kur thuhej se: jemi i vetmi vend socialist në botë, por ishte e kundërta sepse ishim më keq se të tjerët.”-tha Lubonja.

Më tej, ai i dha një “shuplakë” të fortë politikës, ndërsa theksoi se “Degradimi i demokracisë është gjithnjë në rritje”.

Kjo sipas tij, nuk erdhi  si rezultat i një njeriu të vetëm.

LEXO EDHE:  Intervista e plote e ambasadorit te SHBA ne Tirane, Donald Lu: Ndalim vizave për zyrtarët e korruptuar. Ka ende te inkriminuar ne lista. E ardhmja e demokracisë në Shqipëri nuk janë as politikanët kriminelë dhe as blerja e votimeve

“Fenomenet që kanë çuar në atë situatë është se ne kemi ndërtuar atë që figurativisht e quaj “partitë e druvarëve”.  Këto druvarët përjashtuan nga pylli (Parlamenti) partinë tjetër të druvarëve. Dalja e opozitës jashtë nga parlamenti, por edhe rritja e agresivitetit të kësaj maxhorance, është një fenomen dhe shenjë e degradimit të gjërave që kemi bërë keq këto 30 vjet.”-tha Lubonja.

I pyetur nëse mund të ketë një rotacion të pushtetit, Lubonja tha se “Unë nuk shikoj ndonjë gjë për të më bërë optimist për vitin 2020, për fat të keq. Atë që mund të shoh, është ajo që  se unë shoh degradimin dhe mosbesimin e njerëzve tek institucionet. Ikja e njerëzve në një vend ku jetohet më mirë dhe më normal. Nuk shoh fije reflektimi të maxhorancës, por përkundër shoh se ka prirje për të kontrolluar më shumë, kjo është puna kryesore që bën partia në pushtet.  Në këtë kontekst e shoh keq punën. Trashja e zullumit mund të krijojë situata irracionale e humbje durimi, por kjo nuk është zgjidhje, sepse mund të prodhojë situata të tjera. Opozita kërkohet që të këtë një transformim, dhe jo një opozitë që të jetë e lidhur me oligarkët, por një opozitë që  t’iu rikthejë shpresën njerëzve që kanë vuajtur nga ky sistem. Nuk del dot nga ai qerthulli i oligarkisë, të cilës i ka shërbyer, që e bëjnë situatën shumë të vështirë në ndërtimin e një shpresës.”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Z

    31 Dhjetor, 2019 at 2:06 am

    Tosi eshte analist per gjithcka! C’ka ka thane ka dal! Lum na per tos q’kena!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Regres në politikë/ Arta Dade: Kur ishim ne në qeveri kishim këshilltarë me integritet

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, e ftuar në emisionin “Byro Politike”, ku po diskutohet situata politike ndër vite, u shpreh se demokracia është e barasvlefshme me sundimin e ligjit.

“Nuk flas për programet, apo dokumentet themelorë të forcave politike, por theksoj se demokracia është e barasvlefshme me sundimin e ligjit. Politika ka qenë e kujdesshme që me pëgjegjësitë që mori të ishte konform.

Kur kemi qenë në qeveri kishim këshilltarë me integritet dhe i mernim në konsiderata atë çfarë na sugjeronin. Edhe shumë gjëra kanë ndryshuar dhe kjo mund të jetë një regres./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Betohen para KLP 10 prokurorët e rinj/ Soreca: Panorama e drejtësisë shkon përtej jetës personale

Publikuar

-

Nga

Gjatë ditës së sotme u bë betimi i prokurorëve të rinj që u emëruan ditën e djeshme.

Mësohet se ceremonia e organizuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë u zhvillua në prani të anëtarëve të Këshillit, Ambasadorit të BE Luigi Soreca, përfaqësueseve nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, EURALIUS-it, OPDAT-it, drejtuesit të SPAK Arben Kraja, etj.

Kreu i KLP Gent Ibrahimi uroi prokurorët e rinj dhe i shprehu mbështetjen e institucionit që ai drejton.

“Është moment i rëndësishëm për ju, por është moment i rëndësishëm edhe për ne si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë por edhe më gjerë , për të gjithë shoqërinë shqiptare. Të gjithë e dimë se viti 2020 është një vit i rëndësishëm por edhe delikat sa i përket sistemit të drejtësisë. Ndërsa viti 2019 u karakterizua nga proceset që në si këshilla kemi ndjekur për të ardhur tek rezultatet tona dhe rezultatet tona jeni ju. Rezultatet e Reformës në Drejtësi janë puna juaj. Pra, viti 2020 duhet të jetë viti i rezultateve dhe në këtë kuptim mendoj që ne kemi bërë pjesën tonë dhe tani ju merrni stafetën për të bërë pjesën tuaj”, tha ai.

LEXO EDHE:  4 shenjat e horoskopit që do të martohen në vitin 2019

LEXO EDHE:  4 shenjat e horoskopit që do të martohen në vitin 2019

Ndërkohë, Soreca shprehu urimet e tij, duke i kujtuar se lufta për drejtësi shkron përtej jetës personale.

“Ju përfaqësoni brezin e ri. Kjo ceremoni është një ogur i mirë për ju, për drejtësinë që pret populli shqiptar gjithashtu edhe për vendin. Më besoni që edhe vetë delegacioni evropian ka pritur nga Shqipëria pikërisht këtë ditë dhe ju jeni pjesë e panoramës së madhe së drejtësisë në këtë vend, e cila shkon përtej jetës personale të secilit prej jush. Qëllimisht i kërkova Kryetarit të më linte disa sekonda për t’ju përshëndetur personalisht dhe t’ju përcillja këtë mesazh. Kështu që besoj se kur të vijmë në zyrat tuaja do të kemi mundësi të takohemi sërish bashkë. Urime dhe suksese,” theksoi ambasadori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE