Connect with Us

Dalin pamje nga aksidenti me 5 të plagosur/ Makinat bëhen copë në Korçë

Kronika

Dalin pamje nga aksidenti me 5 të plagosur/ Makinat bëhen copë në Korçë

Publikuar

-

Dalin pamje nga aksidenti që ndodhi mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Siç shihet edhe nga fotot, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona.

Makinat e përfshira në aksident janë një ‘Mercdez-Benz’ dhe një tjetër tip ‘Golf’.

Burimet bëjnë të ditur se të plagosur kanë mbetur drejtuesit e dy mjeteve dhe tre pasagjerë.

LEXO EDHE:  Tërmeti shkund Korçën/ PD kërkon të shpallet gjendja e emergjencës

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të përplasjes. Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë një parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Mbante pasaportë shqiptare me identitet të rremë”/ Hoxha tregon si u arrestua Gramoz Rexhepi në Ekuador

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ Artan Hoxha tregoi historinë se si ka rënë në prangat e autoriteteve të Ekuadorit Gramoz Rexhepi, i akuzuar si urdhëruesi i pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës.

Hoxha tha se Rexhepi është arrestuar në 6 qershor të vitit 2014, në një operacion për kapjen e kokainës. Ai deklaroi se 40-vjeçari është kapur në qendër tregtarë dhe ka qenë në shoqërinë e një personi  të njohur nga shteti dhe të disa personave të njohur në botën e krimit.

Sipas gazetarit, Rexhepi ishte i pajisur me një pasaportë të rregullt shiptare, me identitet të rremë, të lëshuar nga autoritetet tona, ndonëse vetë kishte vite pa ardhur në Shqipëri.

“Gramoz Rexhepi ka pasur një pasaportë të rregullt shqiptare me identitet të rremë, ndërkohë që ai s’ka qenë fare në Shqipëri që nga viti 2006. Ai ka nxjerrë pasaportë me emrin Lulzim Murataj. Ky ishte në 10 më të kërkuarit nga Interpoli, ishte arratisur nga tre burgje të BE dhe Interpolit i janë dashur 3 muaj që ta vërtetojnë se ishte Lulzim Murataj ishte Gramoz Rexhepi”, u shpreh Hoxha në emisionin “Opinion”.

Më tej ai theksoi se 40-vjeçari po shlyen dënimin me 13 vite burg, të cilin e ka ankimuar në Gjykatën e Lartë.

LEXO EDHE:  Përplaset nga ekskavatori/ Plagoset rëndë punëtori

LEXO EDHE:  Nesër “shpërthen” Festa e Birrës në Korçë/ Një arsye e fortë për të “braktisur” bregdetin

“Rexhepi po e bën burgun në Ekuador se ai e ka mbajtur dhe po vuan dënimin me 13 vite burg. Ka kërkuar ekstradim Italia. E ka në kërkim edhe Anglia, edhe Spanja, edhe Gjermania. Ka kërkuar ekstradim edhe Shqipëria. Në fakt edhe ai dëshiron ta sjellin në Shqipëri. Ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Lartë”, nënvizoi gazetari.

Hoxha la të kuptohej se intervistën që zhvilloi me Rexhepin e ka kërkuar ky i fundit, teksa deklaroi se më kollaj e gjejnë ata (të akuzuarit për krime), sesa i gjen ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Fshinë gjurmët e gjakut dhe ndezën cigare”/ Klodiana Lala flet për pamjet e rënda: Ka 27 minuta video

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar pamjet nga kamerat e sigurisë në bodrumin e resortit “Golden”, ku shfaqen pengmarrësit dhe vrasësit e Jan Prengës, teksa largojnë trupin e pajetë të 49-vjeçarit.

Lala tha se pamjet janë të frikshme dhe se filmimi i plotë zgjat 27 minuta.

“Është e frikshme. Janë tre ditë regjistrime dhe tre ditë pamje e filmime të sekuestruara ata kanë vepruar me një qetësi të frikshme, kanë fshirë gjurmët e gjakut, kanë hequr rrobat dhe kanë pirë edhe cigare. Ata janë filmuar edhe në momentin që po e ruanin viktimën, para se ta merrnin peng”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e Jan Prengës/ Artan Hoxha: Jam tronditur kur pashë pamjet

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbuluar fakte të reja, nga rrëmbimi dhe më pas vrasja e Jan Prengës. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha u shpreh se pamjet filmike janë tronditëse.

“Mënyra si janë sjellë me viktimën është shumë e rëndë. Ka një lloj respekti edhe ndaj viktimës! Kur ata e nxjerrin nga makina është krejt i zhveshur. Unë jam tronditur kur i kam parë pamjet,” është shprehur Hoxha.

Ndërkaq, gazetarja Klodiana Lala, përgëzoi punën e Prokurorisë dhe Policisë lidhur me këtë rast.

“Janë katër persona që janë të gjithë nga zona e Shkodrës. Këta janë personat që e kanë marrë peng. Më pas grupi Hajri ka ndihmuar. Policia në momentin që ka rënë në gjurmë të tyre, dhe këtu dua të ndalem, sepse zakonisht unë e kam kritikuar punën e policisë, por në këtë rast, duhet ti përgëzojmë. Në rastin konkret, si Policia dhe Prokurora ka bërë një punë të mirë. Policia ka ndjekur gjurmët e kamerave të sigurisë. Në momentin që ka një peng në lojë, Policia është shumë e kujdesëshme për të ndërhyrë. Në momentin që është siguruar që pengu ka ndërruar jetë, atëherë ka ndërhyrë”, theksoi Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE