Connect with Us

Astrologjia e karmës/ 2020 parashikon atë çfarë meritoni

Lajme

Astrologjia e karmës/ 2020 parashikon atë çfarë meritoni

Publikuar

-

Keni dëgjuar ndonjëherë për astrologjinë “karmike”?

Atrologjia karmike është një nga disa llojet e astrologjisë. Edhe pse kjo nuk është një degë shumë e njohur në astrologji, megjithatë është shumë interesante. Astrologjia karmike ka të bëjë me besimin në konceptin e rimishërimit. Ky koncept shkon kundër bindjeve dhe shkencës sonë, por studimi për të në një përpjekje për të mbledhur njohuri mbi astrologjinë nuk përbën asnjë dëm.

Ndër të gjitha llojet e astrologjisë, kjo është ajo që ndikon më së shumti në realitetin tuaj. Ajo mbron idenë se keni lindur në forma të ndryshme më parë dhe do të vazhdoni ta bëni këtë për vite dhe vite. Jeta është një cikël i pafundmë; ne nuk e dimë se kur filloi apo kur do të përfundojë. Njerëzit e shohin këtë degë shumë tërheqëse dhe shpesh tërhiqen drejt astrologjisë përmes astrologjisë Karmike. Pas një kohe, ata bëhen të uritur për përgjigjet e astrologjisë dhe vazhdojnë të gjejnë gjithnjë e më shumë fakte dhe histori.

Astrologjia karmike beson se përmes Horoskopit, ne mund të kemi një njohuri të thelluar të jetës sonë, për të kuptuar se pse po na ndodh gjithçka. Pra, para së gjithash, beson dhe bazohet në konceptin e ciklit të rimishërimit duke besuar se përvojat dhe vendimet e një jete të kaluar ndikojnë në të tanishmen, si dhe ato që kemi zgjedhur në këtë do të kenë ndikim në tjetrën . Pra, parashikimet e yjeve nuk lidhen tashmë vetëm më të ardhmen, por duket si i kemi zgjedhur vetë përmes të kaluares sonë.

LEXO EDHE:  Të zjarrtë dhe të egër / Këto janë shenjat më të zjarrta të zodiakut

Një nga mënyrat për interpretim e këtij horoskopi është metoda e shtëpive. Ekzistojnë 3 shtëpi, e katërta, e teta dhe e dymbëdhjeta. Shtëpia e tetë zbulon karmën tuaj të kaluar, e katërta ju tregon për karmën e tanishme, ndërsa e dymbëdhjeta ju tregon për karmën që ka rezervuar e ardhmja, e lidhur gjithmonë me karmën e së kaluarës dhe të tashmës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
2 Komente

2 Comments

  1. Alketa

    1 Janar, 2020 at 9:23 pm

    06.03.1972

  2. Alketa

    1 Janar, 2020 at 9:25 pm

    Ardhmja

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  Ju presin ditë të nxehta, aventura dhe flirtime, çfarë thotë horoskopi veror për ju

LEXO EDHE:  Engjëj të vërtetë/  Njerëzit e këtyre shenjave japin edhe shpirtin për të tjerët

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas Ambasadës faza e radhës do të jetë testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE