Connect with Us

Ambasadori amerikan takohet me Kurtin e Konjufcën/ Kërkon të formohet qeveria sa më shpejtë

Kosova & Rajoni

Ambasadori amerikan takohet me Kurtin e Konjufcën/ Kërkon të formohet qeveria sa më shpejtë

Publikuar

-

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka takuar sot kryetarin e LVV, Albin Kurtin, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe nënkryetarën e Kuvendit, Arbëri Nagavcin.

Pas takimit me krerët e LDK-së, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë ka takuar edhe krerët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kosnett është takuar edhe me liderin e LDK-së, Isa Mustafën dhe dy nënkryetarët e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmanin dhe Agim Veliun.

LEXO EDHE:  Takimi me Metën/ Maliqi: Rama u zbyth sa hap e mbyll sytë, nuk ka parë gjë akoma

Ambasadat në vend, që pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit kanë bërë thirrje të vazhdueshme që sa më shpejtë të formohen institucionet në vend.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Marrëveshja në Uashington/ Trump: Hoti dhe Vuçiç e bënë Ballkanin dhe botën më të sigurt

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja në Uashington/ Trump: Hoti dhe Vuçiç e bënë Ballkanin dhe botën më të sigurt

Hoti dhe Vuçiç kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se marrëveshja ekonomike midis këtyre dy vendeve do ta bëj si edhe Ballkanin dhe botën, më të sigurta.

“Duke e bërë këtë, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt”, tha Trump.



“Guximi i jashtëzakonshëm i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka qenë i nevojshëm për t’i nisur këto bisedime dhe për të ardhur në Uashington, për t’i finalizuar detyrimet”, nënvizoi Trump.

LEXO EDHE:  Takimi me Ramën dhe Zaev në Ohër/ Vuçiç: Morëm vendime të rëndësishme, presim sulme

LEXO EDHE:  Takimi Meta-Pompeo/ Zbulohet çfarë u bisedua

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Katër viktima në 24 orë/ Bie ndjeshëm numri i të infektuarve në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Katër viktima në 24 orë/ Bie numri i të infektuarve në Kosovë

Bie numri i infektimeve nga  koronavirusi në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se kanë humbur jetën katër pacientë të infektuar, si dhe janë regjistruar 55 raste të reja.



Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 150 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.585 raste./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Greqia përforcon mbrojtjen nga Turqia/ Blen avionë dhe anije ushtarake

Publikuar

-

Nga

Greqia përforcon mbrojtjen nga Turqia/ Blen avionë dhe anije ushtarake

Ndërsa tensionet mes dy anëtarëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, Greqia ka njoftuar për planet për blerje të avionëve të rinj luftarakë, fregata, helikopterë dhe sisteme armatimi. Blerjet e reja nga Athina, vijnë në klimën e një përpjekjeje të fundit diplomatike ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo viziton Qipron për të zbutur një krizë energjie në lindje të Mesdheut.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi për blerjet, duke thënë se u nxit si kundërpërgjigje ndaj atyre që ai i quajti lëvizje destabilizuese në rajon.

Me pretendimet e kahershme në hapësirë ajrore dhe detare në Egje, Ankaraja po minon edhe paqen në Mesdheun lindor, tha zoti Mitsotakis.

“Turqia po kërcënon Evropën juglindore dhe po saboton sigurinë në një kryqëzim të rëndësishëm mes Lindjes dhe Perëndimit”, tha ai.

Greqia dhe Turqia janë mbërthyer në një përplasje gjithnjë e më të tensionuar dhe të rrezikshme në Detin Egje dhe Mesdheun lindor, lidhur me të drejtat për shpim për hidrokarbure dhe kufijtë e tyre detarë.

Në një fjalim në një panair tregëtar, zoti Mitsotakis tha se Greqia do të blente 18 avionë të rinj luftarakë nga Franca për të zëvendësuar flotiljen e vjetëruar të avionëve Mirage 2000. Athina do të blejë gjithashtu katër helikopterë të rinj për marinën dhe po aq fregata. Edhe anijet ekzsituese luftarake do të modernizohen.

Hollësitë e këtyre marrëveshjeve nuk u bënë të njohura por nuk është hera e parë këtë vit kur Greqia ka treguar interes për modernizimin e sistemeve të mbrojtjes.

Greqia dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar bisedimet për blerjen e të paktën 25 avionëve luftarakë F-35 për 3 miliardë dollarë.

Ekspertët thonë se blerjet e reja do t’i jepnin Athinës një epërsi të konsiderueshme në mbrojtjen ajtore ndaj Turqisë, e cila po përballet me vështirësi për blerjen e avionëve të rinj dhe modernizimin e flotës ekzsituese.



Shtetet e Bashkuara pezulluan shitjen për Turqinë të avionëve luftarakë F-35, pasi Ankaraja vendosi të blente sisteme ajrore për mbrojtje nga raketat S-400 nga Rusia.

LEXO EDHE:  Takimi Meta-Pompeo/ Zbulohet çfarë u bisedua

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Sot takim Rama – Meta

Njoftimi i zotit Mitsotakis vjen mes një përpjekjeje të re diplomatike në rajon nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo për të bindur Greqinë dhe Turqinë që të heqin dorë nga përplasja në Mesdheun lindor.

Pas bisedimeve me presidentin qipriot Nicos Anastasiades dhe zyrtarë të tjerë, zoti Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë thellësisht të shqetësuara nga operacionet e Turqisë në zona mbi të cilat kanë pretendime si Greqia, edhe Qiproja.

Zoti Pompeo shtoi se “vendet e rajonit duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet, përfshirë ato për sigurinë dhe energjinë, në mënyrë paqësore. Tensionet ushtarake në rritje nuk ndihmojnë askënd përveçse armiqtë që duan të shohin përçarje në unitetin transatlantic”.

Vizita e zotit Pompeo në Qipro vjen menjëherë pas një vizite të ngjashme nga Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Greqia ka refuzuar të angazhohet në negociata me Turqinë, deri sa ajo të ndalë kërkimet për rezerva gazi në lindje të Mesdheut.

Megjithatë, të dielën vetëm disa orë pasi zoti Pompei shkoi në Qipro për bisedime të nivelit të lartë, u shfaqën shpresa për një zgjidhje të mundshme.

Turqia urdhëroi kthimin në bazë të anijes së saj kryesore të kërkimeve, duke krijuar një hapësirë për një fillim të mundshëm negociatash të rëndësishme./ VOA

LEXO TE PLOTE