Connect with Us

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon transparencë nga Bashkia/ Do t’i drejtohemi gjykatës

Politikë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon transparencë nga Bashkia/ Do t’i drejtohemi gjykatës

Publikuar

-

Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar janë mbledhur paraditen e sotme para Bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë transparencë në lidhje me projektin e Teatrit.

Aktivizti Ervin Goci tha se Bashkia nuk iu ka kthyer asnjë përgjigje në lidhje me kërkesën për transparencë dhe për këtë arsye ata sot do të dërgojnë dy jurist fizikisht pranë zyrës së Protokollit.

“Bashkia nuk kthen asnjë përgjigje. Ka mungesë transparence. Duhet të fillojë hetim dhe ndërkohë ne sot po ushtrojmë një të drejtë. Meqë nuk na kthyen përgjigje, sot do shkojmë fizikisht të kërkojmë transparencë. Do fusim dy juristë në bashki për të vajtur te zyra e portokollit për të parë se çfarë po ndodh me Teatrin Kombëtar”-tha Ervin Goci.

Ndërkohë njëri nga juristët përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit tha se nëse nga Bashkia nuk bëhet transparencë, do t’i drejtohen gjykatës.

LEXO EDHE:  Presidenti “shuplakë” qeverisë/ Meta “përplaset” me Veliaj

Po ashtu ata thanë se konkursi për tenderin për ndërtimin e Teatrit nuk është publik as nga Bashkia dhe as në Agjencinë e Prokurimeve Publike”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Rama publikon foton me Erdogan/ Ja për çfarë u diskutua gjatë takimit

Publikuar

-

Nga

Rama publikon foton me Erdogan/ Ja për çfarë u diskutua gjatë takimit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Prandaj ai ka publikuar një foto ku shkruan: “Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.



Me anë të një postimi në rrjetet sociale rikonfirmon edhe një herë që marrëdheniet midis dy vendeve nuk janë cënuar pavarësisht haludimeve që ka pasur gjërësisht në media.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mësues të infektuar tek “Petro Nini Luarasi”/ Ish-deputetja e PD-së denoncon qeverinë

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e PD-së denoncon qeverinë/ Mësues të infektuar tek “Petro Nini Luarasi”

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar ditën e sotme se në disa shkolla ka mësues të infektuar me koronavirus.

Ajo tregoi për ‘News24’  se disa prindër kanë denoncuar pranë PD-së se në shkollën Petri Nini Luarasi ka mësues të infektuar me COVID-19.

“Sot ka qenë kaos total. Nuk ruhej distanca. Një pjesë e fëmijëve ishin pa maska. Kishte një çorganizim të shkollave në këtë fillim viti. U krijuan turma të mëdha jashtë shkollave. Ky është një tubim, që policia në një rast tjetër të ngjashëm s’do e kishte lejuar. Quhet tubim të një grupi personash, të ngjitur dhe pa maska. Prindërit janë shtyrë me njëri-tjetrin. Sa i vlen kjo fëmijës? informacionet që ne kemi, në rrethinat e Durrësit, Lezhës e Kurbin, situata të tilla dhe kushte të tilla, siç është dezinfektimi, është e pamundur. Dhe në shkollën në zonën e Freskut, është e pamundur kjo” tha ish-deputetja.



Ish-deputetja theksoi fëmijët dhe mësuesit nuk janë testuar, kësisoj ata nuk kanë nga ta dinë nëse janë të infektuar.

“Mund të ishim marrë masa të ndryshme. Prindërit nuk ishin njoftuar, se dinin se kush ishte mësuesja kujdestare e fëmijëve. Nëse do kishte një komunikim të mirë midis institucioneve shtetërore dhe shkollave e mësuesve, dhe më pas me prindërit dhe fëmijët, atëherë do ishte më mirë. Nëse fëmijët vinin sipas klasave në orare të ndryshme, do ishin shmangur disa probleme. Një pjesë e shkollave dukeshin se kishin marrë një pjesë të masave, kryesisht ne Tiranë. janë 78 shkolla në Kukës shikoni kushtet, nuk është vënë dorë fare. Në Kurbin janë shembur 3 shkolla, fëmijët janë lënë në harresë. Fëmijët dhe mësuesit nuk janë testuar, ata nuk e dinë nëse janë të infektuar apo jo. Ne denoncuam dje rastin e shkollës “Jeronim De Rada” , ku ¼ e stafit është pozitiv. A mendoni pak se nëse ky pozitivitet në një shkollë doli kaq, po në shkollat e tjera që nuk është bërë tamponi? Jeta e Erjon Veliajt dhe e stafit të tij është më e shenjtë, por jeta e fëmijëve dhe prindërve jo. Kanë marrë nëndrejtorët e shkollave në Tiranë dhe i kanë çuar tek shkolla Jeronim De Rada. Pse nuk harxhon shteti për një mbarëvajtje mësimdhënie. Ne nuk duhet të rrisim një brez COVID, por me një brez ku bëhet mësimdhënie. Një tjetër denoncim që erdhi në PD është që në shkollën Petro Nini janë disa mësues me COVID, por që nuk i është bërë tamponi. Denoncimi është bërë nga prindërit. Nuk e di nëse ata janë karantinuar. Duhet të dalë ministria e Arsimit dhe të flasë dhe të tregojë çfarë ndodh. Por a keni dëgjuar deri më sot se sa mësues janë testuar deri më sot?!”, tha Vokshi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik/ Vendos dy kushte të panegociueshme

Publikuar

-

Nga

PD konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik/ Vendos dy kushte të panegociueshme

Opozita konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik.

“Paprekshmëria e koalicioneve parazgjedhore si pjesë e marrëveshjes, listat e hapura 100”, janë dy kriteret e opozitës për të vijuar punën.

Më tej në letër thuhet se “Vijimi i punës në Këshillin Politik duhet të kryhet në mirëbesim mes palëve, duke respektuar marrëveshjet politike të nënshkruara më parë të 14 janarit dhe 5 qershorit, si dhe standartet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Nën këtë premisë konfirmojmë pjesëmarrjen në mbledhjen e radhës”.



Ndërkohë mbledhja është parashikuar të mbahet sot në orën 18.00./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE