Connect with Us

Akuzat e forta/ Veliaj rrezikon jetën e fëmijëve

Politikë

Akuzat e forta/ Veliaj rrezikon jetën e fëmijëve

Publikuar

-

Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se shpërdoron taksat e qytetarëve.

Përfaqësuesit e PD, Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu sollën në vëmendje situatën me shkollat “Musine Kokalari” dhe “Lasgush Poradeci”në zonën e Kombinatit. Ato janë dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe rreth 2500 nxënës janë shpërndarë në shkolla të tjera.

Përfaqësuesit e PD-së thanë se “Banorët e Tiranës paguajnë çdo vit rreth 7.5 milionë euro vetëm per taksën e arsimit, por tërmeti zbuloi se kjo taksë shpërdorohet. Bashkia e Tiranës nuk e përdor atë për të përmirësuar infrastrukturën në shkolla e kopshtet, duke lënë në mëshirën e e fatit sigurinë e jetës së fëmijëve.”

Po ashtu ata theksuan se në 3 vjet, Erion Veliaj u ka marrë banorëve të Tiranës më shumë se 22 milionë euro, por nuk ka investuar asnjë qindarkë prej tyre në të dyja shkollat, që sot janë të dëmtuara.

LEXO EDHE:  Kreshnik Spahiu numëron milionerët e politikës/ Pyetje publike demokratëve dhe socialistëve

“Tërmeti zbuloi se nisma “Adopto një shkollë” ishte vetëm fasada e një propagande të shëmtuar dhe të rrezikshme, që, nëse tërmeti do të kishte rënë ditën, mund të kishte pasoja tragjike për fëmijët.”-tha ish-deputetja Jorida Tabaku.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  Bylykbashi pas mbledhjes së PD/ Zbulon pikën që lufton manipulimin e votës

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh me opozitën/Një skaner mbi situatën e vërtetë të PD, nga jugu në veri

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Regres në politikë/ Arta Dade: Kur ishim ne në qeveri kishim këshilltarë me integritet

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, e ftuar në emisionin “Byro Politike”, ku po diskutohet situata politike ndër vite, u shpreh se demokracia është e barasvlefshme me sundimin e ligjit.

“Nuk flas për programet, apo dokumentet themelorë të forcave politike, por theksoj se demokracia është e barasvlefshme me sundimin e ligjit. Politika ka qenë e kujdesshme që me pëgjegjësitë që mori të ishte konform.

Kur kemi qenë në qeveri kishim këshilltarë me integritet dhe i mernim në konsiderata atë çfarë na sugjeronin. Edhe shumë gjëra kanë ndryshuar dhe kjo mund të jetë një regres./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE