LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr në pemën e Krishtlindjes/ Humb jetën babai dhe tre fëmijët e tij

29 Dhjetor 2019, 16:32, Kosova & Bota CNA
Zjarr në pemën e Krishtlindjes/ Humb jetën babai dhe tre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku një baba dhe tre fëmijëte tij ndërruan jetë si pasojë e një zjarri, i cili përfshiu banesën e tyre.

Sipas mediave të huaja, babai tentoi t?i shpëtonte fëmijët nga zjarri, por përpjekja e tij ishte krejt e pamundur.

Juan Moreno ndihmoi gruan e tij, Chistine dhe vajzën 11-vjeçare që të shpëtonin dhe më pas rikthye sërish në shtëpi për të shpëtuar dy vajzat, 4-vjeçaren Jannesa dhe 12-vjeçaren Maria.
Kjo përpjekje e babait nuk rezultoi e suksesshme, pasi të tre humbën jetën mes flakëve.

Djali tjetër i familjes, 8-vjeçari Isaac, i cili fillimisht u dërgua në spital humbi jetën më vonë për shkak të plagëve të rënda.

Fqinjët e familjes treguan se zjarri fillimisht ra në pemën e Krishtlindjes, të cilën familja e kishte vendosur në derën kryesore të apartamentit ku ata jetonin.

Flakët në banesë u përhapën me shpejtësi në apartamentin dy katësh duke detyruar edhe rezidentët e tjerë të braktisin shtëpitë e të dilnin përjashta.
Zjarrfikësit tregun se trupat e pajetë të babait dhe dy vajzave të tij i gjetën në dhomën e gjumit.

Lajmet e fundit nga