Connect with Us

Veliaj përfshihet në skandal/ Si po zhduk çdo gjurmë të Tiranës me paratë e Erdoganit

Politikë

Veliaj përfshihet në skandal/ Si po zhduk çdo gjurmë të Tiranës me paratë e Erdoganit

Publikuar

-

Avokati Altin Goxhaj ka hedhur sot akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj akuzon kryebashkiakun e Tiranës se po zhduk çdo gjurmë të memories historike dhe kulturore të Tiranës.

Sipas Goxhajt, ndërkohë që gjithë vëmendja është përqëndruar tek Teatri Kombëtar, Veliaj, me paratë e Erdoganit, po fusin Xhaminë e Et’hem Beut në një kuti xhami që të zhduket fare nën peisazhin e pallatit të xhamtë që po ndërtohet anash.

Po ashtu Goxhaj thekson se ky është një plan i Soros për të zhdukur Tiranën Historike.

“Si po zhduk Veliaj xhaminë e Tiranës në kutinë e xhamit me paratë e Erdoganit!

Duke zhdukur çdo gjurmë të memories historike dhe kulturore të Tiranës, ndërsa gjithë vëmendja jonë në këtë hall është përqendruar te mbrojtja e Teatrit Kombëtar, Eri Plehri në mënyrë paradoksale me paratë e Erdoganit (TIKA), po fusin Xhaminë e Et’hem Beut në një kuti xhami që të zhduket fare nën peisazhin e pallatit të xhamtë që po ndërtohet anash nga oligarkët!

Këta qelbësira nuk do të ndalojnë për asnjë çast pa zhdukur çdo gjurmë të historisë dhe Tiranës Historike! Është pjesë e Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!”-shkruan Goxhaj.

LEXO EDHE:  Historiani tallet me Veliajn/ Nuk njeh faktin më të thjeshtë të kryeqytetit

Më tej, Goxhaj shkruan se “Rilidnja Urbane”, ishte vetëm një instrument për rrafshimin e identiteteve kulturore.

“Rilindja Urbane si instrument i rrafshimit dhe alienizimit të Historisë dhe Identiteteve kulturore urbane, synon që t’i bëjë qytetet tona të huaja, aliene, pa lidhje me ne, pa rrënjë, ku të na duket vetja jabanxhinj, tranzit, dhe kështu motivet e shumta për t]ja mbathur nga Shqipëria të triumfojnë dhe të mos kemi asnjë pishman se po lëmë ndonjë gjë pas, se po varrosim vitet e jetës sonë të deritanishme në vendlindje!

E aq më pak të kenë motiv për kthim emigrantët kur kthehen! Se këto qytete të Rilindura me pllaka dhe xham oligarkësh, na kanë rrafshuar rrudhat e memories së trurit!”-përfundon postimin e tij Altin Goxhaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

Publikuar

-

Nga

Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit, ka reaguar për foton e tij me kryeministrin Edi Rama, të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë.

Ai pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.

Kujtojmë se kjo foto është publikuar në 27 janar të vitit 2017 në faqen zyrtare të resortit “Univers”, në pronësi të fisit Çapja dhe sipas Hoxhës është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  Veliaj ne Baldushk, akuzon qeverisjen lokale: Rrine si gjelat mbi pleh

LEXO EDHE:  Heshtja e Lulzim Bashës për korrigjimin e kufijve/ Goxhaj zbulon prapaskenat

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE