LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tallet ministrja?!/ Kultura e Margaritit del sheshit…

29 Dhjetor 2019, 19:44, Kulturë CNA
Tallet ministrja?!/ Kultura e Margaritit del sheshit…

Ministrja, Elva Margariti,  prej disa orësh,ka publikuar  ca foto për të na dëshmuar se çfarë ka ndodhur me kulturën në një vit, kohë ekzakte kur ajo mori në dorë drejtimin e dikasterit të kulturës.

Sigurisht që përmbajtja e fotove është qesharake, ashtu si edhe arsyeja ngutëse e Margaritit që, nga arreduese perdesh, erdhi në krye të Ministrisë e katapultuar drejtpërdrejt nga Kryeministri. Luhatjet e saj profesionale u vunë re qysh në krye, kur u përpoq të argumentonte si arkitekte rezistencën e Teatrit Kombëtar.

Por, kjo ka pak rëndësi, siç duket. Në vend gjeti institucione kulturore të dërrmuara. Dhe për këtë, është mjaft ironike dalja me foton e vitit, ku shfaqen disa të rinj, me një piano në shesh me një meme ?luaj me mua?, duke ftuar çdo kalimtar të luante me të.

Por kjo kulturë e rrugës nuk është ndalur këtu.

Maninë e nxjerrjes në shesh të artistëve e ka zbatuar me ?fanatizëm? drejtoresha e TOB, Zana Çela, ku më shumë artistët klasikë shfaqeshin si artistë mejhanesh. Por edhe kjo ka pak rëndësi. Specialistët postojnë foto në facebook me pamje nga puna e tyre, ndërsa Ministrja lehtë fare i importon në faqe e saj si cilësi e aktivitetit të saj kulturor.

Kultura në foto, mban kulmin me foton e Margaritit me një palë dylbi, duke propaganduar si modele, mbushur me narcizëm kur shprehet se ?Virtual Realty?, na sjell në një ekran të vogël mrekullinë e monumenteve tona të kulturës. Fjalën e ka për projektin ?Bota ndryshe?, që tregon se nis me Kalanë e Prezës. Nga ana tjetër, mjaft monumente që priten t?u kthehen për bashkëfinancim bizneseve kanë vënë në lëvizje specialistët duke paralajmëruar rrezikun e humbjeve përmes PPP-ve.

Në fakt, prej vitesh monumentet e kulturës, kala e manastire, po propozohen si qendra biznesi se sa atraksione të turizmit kulturor.

Për Margaritin që ka plane të largëta dhe në këtë fushë, këta janë vetëm erashka që i tund në hundë të njerëzve të artit që kanë përfunduar rrugëve me hir e pa hir, me logjikën e skenës në publik, ndërsa godinat e institucioneve kulturore nuk u duhet fati, pasi janë asete të vendosura në qendër të Tiranës, dhe fokusi është gjetiu.

Askush nuk u kryqëzua nga fatkeqësia e përmbytjes së Bibliotekës, pas fotove fatale që nuk mundi ta publikonte asnjë ministër, as Kryeministri se si thaheshin librat me tharëse flokësh, vetëm lexuesi u persektua. Mjediset e Bibliotekës janë të paaksesueshme. Ndërsa lajmi është dhënë se ky institucion i rëndësishëm që ja zënë frymën lloj-lloj biznesesh, nga Pallati i Kulturës pritet të zhvendoset në një tokë tjetër, ndoshta në periferi për t?u njohur jo më si Kombëtare, por si Bibliotekë e qytetit të Tiranës. Të tjera plane ka treguar ditët e para të ardhjes në detyrë Margariti.

Në një mëngjes pune me gazetarët e kulturës, ajo ka zbuluar se sfida e saj është pikërisht ndërtimi i Bibliotekës së Tiranës dhe humbja e asaj Kombëtare, si dhe zbatimi i projektit ?Creative industries?, pale nga ç?vend i dështuar i botës, për ta aplikuar në Shqipëri, si vend me godina të braktisura ku qarkullimi i parave do të vlejë më shumë se zbulimi i artistëve, dhe njohja e kulturës shqiptare.

Me këtë strategji kulturore dhe me foton e Ministres ?Kultura në një vit?, nuk mbetet gjë tjetër, veçse sheshit Skëndërbej t?i shtohet dhe një vlerë tjetër e posaçme ajo e kulturës cigane, se kombëtare jo e jo. Ky ishte viti i Margaritit, si kultura e daljes në shesh?/CNA.al

Lajmet e fundit nga