Connect with Us

Rritja e populizmit/ Një kërcënim për institucionet demokratike?

Politikë

Rritja e populizmit/ Një kërcënim për institucionet demokratike?

Publikuar

-

Nga Lisdey Espinoza Pedraza “Modern Diplomacy”

* Gjatë viteve të fundit, mund të gjesh shumë pak ide, që kanë pasur një ringjallje kaq të papritur në botë si populizmi. Udhëheqësit karizmatikë, partitë e reja politike, dhe një propagandë joshëse e kanë trazuar rendin botëror, për të fituar pushtet aty ku më parë dukej se dominonin disa demokraci të qëndrueshme.

Zgjedhja president e Donald Trumpit në SHBA, e solli këtë çështje në krye të axhendës politike. Gjithsesi, ai ishte njëri nga një listë e gjatë liderësh populistë nëpër botë, si Erdogan në Turqi, Duterte në Filipine, Çavez dhe Maduro në Venezuelë, Orban në Hungari etj.

Mos vallë një presion i tillë i qëndrimeve populiste, po e shkatërron demokracinë ashtu siç e njohim ne? Rritja e populizmit, nuk është diçka e re. Edhe në të kaluarën, ka pasur larmi të ndryshme lëvizjesh populiste. Për shembull, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, kishin një lloj populizmi në vitet 1800. Prandaj, mund të thuhet që këtu s’ka asgjë të re.

Sidoqoftë, ekziston një dallim thelbësor midis populizmit të së shkuarës dhe atij të sotëm:ndërsa  i dikurshmi ishte kombëtar, ky i sotmi ka një mision të rrezikshëm ndërkombëtar. Partitë populiste, i kanë 3-fishuar votat e tyre në shumicën e vendeve evropiane. Dhe kjo gjë po përsëritet gradualisht në rajone të ndryshme të botës.

Kontekstet politike ndryshojnë gjeografikisht, dhe po kështu edhe populizmi. Populizmi i krahut të djathtë, ka prirjen të gjejë terren në Evropën Perëndimore dhe Veriore, por edhe SHBA për shkak të ekonomive më të forta, dhe sistemeve shumë më bujare të mirëqenies sociale.

Ky nuk është rasti në Amerikën Latine, ku pasiguria e madhe, korrupsioni, varfëria dhe zhgënjimi, i ka bërë më të sukseshme partitë e të majtës radikale. Dështimi i partive politike dhe i demokracive, për të përmbushur me sukses nevojat e një shoqërie që ndryshon me shpejtësi, dhe vetë realiteti politik, ka krijuar një zonë të rrezikshme tampon midis establishmentit dhe njerëzve të zakonshëm.

Ky hendek, është shfrytëzuar në një mënyrë shumë efektive nga liderët populistë në të dyja anët e spektrit politik. Ndërsa rritja e papritur e populizmit është vërtet shqetësuese, është ende tepër herët të thuhet nëse rendi aktual botëror siç e njohim, do të pushojë së ekzistuari.

LEXO EDHE:  Kush është një lider autokrat?/ Cilat janë 10 tiparet që duhet të ketë

Gjithsesi, ne duhet të kuptojmë se “pllaka tektonike” është duke u zhvendosur, dhe nëse nuk marrim masa për pasojat e mundshme, sistemet politike mund të bëhen në fund të paqëndrueshme. Populizmi, nuk ka një mekanizëm vetë-kontrollues.

Ai e gërryen respektin për mendimin ndryshe; dhe e zbeh ekzistencën e kontrolleve dhe ekuilibrave. Ai përjashton gjithashtu edhe mundësinë e një debati të arsyeshëm midis aktorëve politikë, pasi e normalizon mosmarrëveshjen gjatë negociatave.

Një aspekt që keqkuptohet shpesh, është rritja dramatike e konsumizmit politik në politikën partiake. E para, duhet kuptuar si dhënie e njerëzve e asaj që dëshirojnë. Kjo qasje e gërryen përfaqësimin politik, pasi liderët politikë nuk përfaqësojnë më as elektoratin dhe as partinë politike.

Konsumizmi politik, mund t’i hapë rrugën një ringjalljeje të papritur të populizmit, sidomos në shoqëritë ku fragmentimi partiak dhe paqëndrueshmëria elektorale është shumë i madh; por edhe midis shoqërive ku partitë politike, pavarësisht orientimit të tyre politik, konvergjojnë ideologjikisht, dhe përforcojnë idenë midis votuesve, se të gjitha partitë politike janë njëlloj.

Prandaj, ndërsa populizmi mund të mos e vrasë për fare demokracinë, nga ana tjetër sigurisht që ai vendos nën një presion të madh institucionet demokratike. Ne duhet të jemi në gjendje të distancohemi nga preferencat tona ideologjike, dhe të synojmë të kuptojmë se lëvizjet populiste në të djathtë dhe të majtë të spektrit politik, janë përfaqësuese ligjitime, dhe se ato artikulojnë kërkesat e segmenteve të caktuara të shoqërisë, që e perceptojnë veten si të lëna në harresë nga partitë kryesore.

Prandaj është thelbësore të merren parasysh një pjesë të tyre që populistët i prezantojnë si axhendën e tyre, sesa t’i injoroni tërësisht ato si të pazbatueshme. Injorimi i lëvizjeve populiste, mund të çojë vetëm në një forcim të mëtejshëm të pozicioneve radikale,s dhe në një fragmentim të mëtejshëm të politikës./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

Publikuar

-

Nga

Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit, ka reaguar për foton e tij me kryeministrin Edi Rama, të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë.

Ai pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.

Kujtojmë se kjo foto është publikuar në 27 janar të vitit 2017 në faqen zyrtare të resortit “Univers”, në pronësi të fisit Çapja dhe sipas Hoxhës është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  Rreziqet e prezantimit si një profete të ambjentalistes Greta Tunberg

LEXO EDHE:  Ja kush është e vërteta për kërcënimin që na vjen nga ISIS

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE