Connect with Us

Politika në alarm/ Zbardhen detajet, ja si SPAK do të gjurmojë transaksionet e dyshimta

Politikë

Politika në alarm/ Zbardhen detajet, ja si SPAK do të gjurmojë transaksionet e dyshimta

Publikuar

-

bashkeshortja e gjyqtarit te administratives drejt SPAK

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të fundosë politikanët me pasuri të lartë.

Nëse shihen ndër vite raportet e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, ka shumë emra me pasuri të pajustifikuar. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes, pasi një pjesë e tyre kanë edhe pasuri të padeklaruar. Janë shumë emra të njohur që kanë dërguar miliona euro jashtë vendit.

Një ndër objektivat e SPAK do të jetë pastrimi i parave. Sipas ligjit, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, nëse ekziston dyshim për pastrimin e produkteve të veprës penale informon menjëherë Prokurorinë e Posaçme për mjete financiare, të ardhura ose pasuri, për të cilat ka marrë dijeni në çfarëdo mënyre kur këto janë fituar përmes kryerjes së një vepre penale të parashikuar në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale.-raporton gazeta Sot.

Po ashtu kërkon që subjektet e detyruara për zbatimin e masave kundër pastrimit të produkteve të veprës penale të japin të gjitha të dhënat lidhur me transaksionet e bëra nga personat e dyshuar dhe t’ia dërgojnë menjëherë këto të dhëna Prokurorisë së Posaçme. “Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave vë në dispozicion të gjitha të dhënat që disponon mbi transaksionet e personave të dyshuar për pastrim të produkteve të veprës penale dhe kryen kontrollet e nevojshme për të vërtetuar ekzistencën e këtyre transaksioneve. Inspektorët shtetërorë të autorizuar për sekuestrimin e përkohshëm të objekteve, instrumenteve ose pasurive të dyshuara i dorëzojnë Prokurorisë së Posaçme, sëbashku me njoftimin, një raport mbi veprimet e kryera dhe transkriptin e vendimit për konfiskim apo sekuestrim”, thuhet në ligj.

Një tjetër element që do të ndodhë me ngritjen e SPAK, është nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit me një sërë shtetesh të BE. Sipas informacioneve do detajohen të gjitha veprimet që do kryejë secili shtete, ku do lindë detyrimi që të jepet çdo informacion që ka të bëjë me fshehjen e pasurive, duhet që të vihet në dispozicion. Marrëveshje pritet të ketë me vendet e BE, por dhe përtej kontinentit. Po ashtu SPAK pritet që të ndihmohet në gjurmimin e parave të fshehura në banka a kompani off-shore.

LEXO EDHE:  Veting ekonomisë!/ Si po pastrohen paratë e politikanëve

Mënyra e zbulimit të parave

Mënyra se si do bëhet zbulimi i parave të korrupsionit është e përcaktuar në ligjin për SPAK. Aty thuhet e do jetë një drejtori e posaçme që do merret me bashkëpunimin ndërkombëtar, ku do japë dhe marrë informacione për çdo zyrtar, prokuror a gjyqtar. Sipas ligjit, sektori për bashkëpunimin ndërkombëtar, bashkëpunon me autoritete kompetente të shteteve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare; cakton anëtarë në strukturat e përbashkëta hetimore, të krijuara në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare ose në bazë të një marrëveshje për një rast konkret, me qëllim hetimin, ndjekjen penale apo përfaqësimin në gjyq të veprave penale të korrupsionit; mbikëqyr hetimet e përbashkëta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, zbatimin e legjislacionit të brendshëm, si dhe respektimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe informon në lidhje me problemet e identifikuara apo çështjet e debatuara, të cilat nuk mund të zgjidhen nëpërmjet konsultimeve me organet kompetente të një shteti tjetër apo përfaqësuesve të tij, informon pa vonesë Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, i cili, nëse është e nevojshme, kërkon mendimin ose ndihmën e ministrisë kompetente.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

Publikuar

-

Nga

Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit, ka reaguar për foton e tij me kryeministrin Edi Rama, të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë.

Ai pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.

Kujtojmë se kjo foto është publikuar në 27 janar të vitit 2017 në faqen zyrtare të resortit “Univers”, në pronësi të fisit Çapja dhe sipas Hoxhës është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  PD nesër voton ligjin për SPAK

LEXO EDHE:  Mësoni kur do të ngrihet SPAK dhe BKH

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE