Connect with Us

PLL përshëndet miratimin e ligjit për simbolet në Malin e Zi/ Çështja kombëtare ngelet mbi gjithçka

Politikë

PLL përshëndet miratimin e ligjit për simbolet në Malin e Zi/ Çështja kombëtare ngelet mbi gjithçka

Publikuar

-

Partia Lëvizja e Legalitetit, ka përshëndetur miratimin e ligjit për simbolet nacionale në Mal të Zi.

Në një deklaratë për mediat, PLL shprehet se e drejta e përdorimit të flamurit shqiptarë dhe e simboleve të tjera kombëtare për çdo shqiptarë kudo ku gjendet, është një nga të drejtat themelore të njeriut, kjo e drejtë duhet të respektohet nga çdo vend fqinjë i Ballkanit.

Më tej, PLL, thekson se çështja kombëtare është detyrim për të gjithë shqiptarët që kanë vuajtur padrejtësitë shekullore.

“Çështja kombëtare ngelet mbi gjithçka, për këtë kemi detyrim të gjithë, pasi janë të shumtë shqiptarët që kanë sakrifikuar çdo gjë për kombin e tyre, dhe gjithashtu janë të shumta padrejtësitë, territoriale dhe shkomtarizuese, shekullore që janë bërë në kurriz të kombin shqiptarë.
Ne jemi për një fqinjësi të mirë me këdo, por është shumë e rëndësishme të dallojmë miqtë e vërtetë nga ato që nuk i kanë dashtë asnjëherë të mirën kombit shqiptarë, të cilët çdo marrëveshje e shikojnë me interes të njëanshëm dhe në dëm të Shqipërisë Kosovës, Çamërisë, domethënë në dëm të kombit shqiptarë në tërësi.”-përfundon deklarata.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

Publikuar

-

Nga

Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit, ka reaguar për foton e tij me kryeministrin Edi Rama, të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë.

Ai pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.

Kujtojmë se kjo foto është publikuar në 27 janar të vitit 2017 në faqen zyrtare të resortit “Univers”, në pronësi të fisit Çapja dhe sipas Hoxhës është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  Banorët e “Astirit” vijojnë protestën/ Shpalosin flamurin kuqezi

LEXO EDHE:  Banorët e “Astirit” vijojnë protestën/ Shpalosin flamurin kuqezi

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE