Connect with Us

Oligarku që denoncon oligarkët/ Ish-deputeti miliarder “harron” pasurinë e tij

Politikë

Oligarku që denoncon oligarkët/ Ish-deputeti miliarder “harron” pasurinë e tij

Publikuar

-

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj,  paraditen e sotme u shfaq në Pezë Helmës, në shkollën 9-vjeçare për të denoncuar gjendjen e rëndë nëpër institucione pas tërmetit të 26 nëntorit.

Astrit Veliaj, flet për abuzimin nga qeveria me oligarkët duke thënë se shtresa e varfër është lënë në hije dhe në harresë.

“Duhet investuar në arsim sepse është e ardhmja e kombit. Kjo qeveri nuk e ka prioritet arsimin, ka prioritet oligarkët, të ndajë paratë me oligarkët, me njerëzit që hanë e pinë me ta dhe nuk i hedhin sytë nga njerëzit e varfër”, u shpreh ish deputeti i PD.

Mirëpo, po denoncuesi në këtë rast, cilës “klasë shoqërore” i përket?

LEXO EDHE:  Deputeti i martuar në skandal seksual, kapet në kamera me striptisten nudo

CNA.al ka raportuar më shumë se një vit më parë pasurinë marramendase të Astrit Veliajt, duke komentuar se në mënyrë urgjente, këtij të fundit i duhet aplikuar një vetting “politik”.

Përgjatë 10 viteve, Veliaj ka blerë 26 apartamente, ka pasuri të paluajtshme 2.5 milion euro, ka mbi 500 mijë euro në llogari, ka në pronësi Universitetin UFO etj.

Bashkangjitur është linku me zbardhjen e plotë të pasurisë së Astrit Veliajt, i bërë përpara gati dy vitesh nga CNA.al, gjë që provon se Veliaj nuk është shumë ndryshe nga oligarkët që denoncon./CNA.al

Deputeti i pazareve/ Pasuria e zëvendësuesit të grave “thërret” Vettingun

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

Publikuar

-

Nga

Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit, ka reaguar për foton e tij me kryeministrin Edi Rama, të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë.

Ai pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.

Kujtojmë se kjo foto është publikuar në 27 janar të vitit 2017 në faqen zyrtare të resortit “Univers”, në pronësi të fisit Çapja dhe sipas Hoxhës është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  Skandali i radarëve/ Ja çfarë paralajmëron Luan Rama

LEXO EDHE:  Skandali i radarëve/ Ja çfarë paralajmëron Luan Rama

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE