LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Një prezantuese televizive e përfshirë në shitblerje votash”/ PD sulmon ashpër Veliajn

29 Dhjetor 2019, 15:01, Politikë CNA
“Një prezantuese televizive e përfshirë në shitblerje

Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas disa përgjimeve të publikuara në media, ku pretendohet se moderatorja Dajana Shabani me moderatorin Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si ?Zogu i Tiranës? janë përfshirë në shitblerje votash.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi thotë se në ?çdo përgjim të ligjshëm të prokurorisë, kur heton krimin e organizuar apo kur heton një rrjet prostitucioni, blerja e votës nga Edi Rama dhe Erion Veliaj është e kudogjendur.?.

Demokrati thekson se është akoma më e dënueshme kur në shitblerje votash përfshihet një prezantuese televizive.

?Përgjimi i një grupi të akuzuar për rrjet prostitucioni në Tiranë zbulon se për të nxitur qytetarët të votojnë, veçanërisht në Tiranë, janë paguar 20 mijë lekë. Është akoma më e dënueshme, kur në këtë pazar kriminal përfshihet një prezantuese televizive.

Sa kohë Edi Rama të jetë në krye të qeverisë, blerja e votave do vazhdojë. Ai ka bllokuar nëpërmjet prokurorisë së kontrolluar prej tij, hetimin dhe ndëshkimin për dosjet 339 dhe 184, pikërisht si garanci se askush që ble e vjedh vota nuk do të ndëshkohet.

Për Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dosja e re për blerjen e votës në Tiranë në votimet moniste të 30 Qershorit, është një test për t?i dhënë fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit elektoral!?, shprehet ish-deputeti.

Sipas tij, dosje si kjo e Tiranës, apo ajo ?339 dhe 184 janë prova të pakundërshtueshme se largimi i blerësit dhe dhunuesit të votës të lirë, Edi Rama, si dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e te ndershme, është nevojë urgjente për Shqipërinë?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga