Connect with Us

Një Komb, një qëndrim për të ndalur “Jugosllavinë e Re”

Politikë

Një Komb, një qëndrim për të ndalur “Jugosllavinë e Re”

Publikuar

-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu mori pjesë dje në ne pervjetorin e 29-te te themelimit te PDSH, në Preshevë.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ndan foto nga takimi, Shehu komenton edhe të ashtuquajturin Mini-shengen.

Sipas Shehut, çdo tentativë që ringjall “Jugosllavitë”, bie ndesh me interesat madhore të shqiptarëve.

“Takime emocionale realizova dje ne Presheve ne pervjetorin e 29-te te themelimit te PDSH aty, kesaj force patriotike, demokratike e me nje vizion europian ne mbrojtje te te drejtave themelore, duke ju kundervene cdo represioni e pa drejtesie.

Ishte kjo nje mundesi per te shkembyer mendime me ata vendas te mrekullueshem, autoktone, pjese e “rrenjeve” te qyteterimit europian, qe aspirojne qe me Shqiperine, Kosoven e Rajonin te jemi bashke ne BE e ne NATO, ne miqesi te ngushte me SHBA.

LEXO EDHE:  Tritan Shehu: Të dielën Greqia voton për të ardhmen e saj europiane

I gjeta te qarte se cdo tentative per ate “Shengen” aventuresk, qe ringjall “Jugosllavite”, zbeh Kosoven si shtet, na lidh me Euroazin ruse etj, bije ndesh jo vetem me interesat madhore si shqiptare kudo ku jetojme, por dhe te Rajonit.”-shkruan ish-deputeti demokrat.

Më tej, ai thekson se “Pikerisht per tju kundervene ketyre tentativave te rrezikeshme, qe vecse inspirohen nga dominimet nacionaliste, qe kerkojne te na kthejne perseri drejt Lindjes, shqiptaret dhe ne Presheve si ne te gjitha hapesirat tona, udhehiqen nga nje parim:
“Nje Komb nje Qendrim ne mbrojtje te aspiratave tona kombetare e europiane” tashme te rrezikuara, duke hedhur ne “kosh” ideatoret beogradas apo dhe tellallet shqipfoles alla Esat Pashe te atij konspiracioni makbethian, te ashtuquajtur “Shengen Ballkanik”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

Publikuar

-

Nga

Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit, ka reaguar për foton e tij me kryeministrin Edi Rama, të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë.

Ai pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.

Kujtojmë se kjo foto është publikuar në 27 janar të vitit 2017 në faqen zyrtare të resortit “Univers”, në pronësi të fisit Çapja dhe sipas Hoxhës është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  Serbia shpërblen policin shqiptar që e përqafoi djaloshin sirian

LEXO EDHE:  Serbia shpërblen policin shqiptar që e përqafoi djaloshin sirian

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE