Connect with Us

Një farë noekomunistësh që nuk i duhen as dreqit

Politikë

Një farë noekomunistësh që nuk i duhen as dreqit

Publikuar

-

Shfaqen gati një herë në vit, shumicën e akteve të tyre i kanë bërë në përplasje me personazhe apo dhe me vetë institucione shtetërore. Kanë sulmuar me vezë kryeministrin apo kanë derdhur salcë në kokën e ish-ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Aq vlerë kishin sa dy vite mĕ parë studentët i dëbuan nga protesta e tyre.

Kur nje studente hodhi salce ne koken e ministres

Këta janë disa nga ata neokomunistët, të cilët duke abuzuar me lirinë e jetës dhe duke përdorur disa teori bolshevike-staliniste, apo të trashëguara nga diktatura, rrëmbëjnë idetë, i keqpërdorin, dhe më pas dalin në opinion a thua se luftojnë për liritë dhe të drejtat e njeriut.

Në fakt janë një farë noekomunistësh që nuk i duhen askujt. Megjithëse përpiqen të mbajnë simbolet apo individë të ndryshëm të komunizmit dje, si Qemal Stafa e të tjerë, në fakt këta janë një llum noemarksistësh që gjoja në emër të proletariatit, me teoritë e tyre komuniste krijojnë vetëm anarki dhe i vërsulen biznesit me teoritë e tyre bolshevike.

U bë kaq kohë, krijojnë anarki, bëjnë shantazhe, ushtrojnë dhe dhunë dhe askush deri tani nuk ka mbajtur përgjegjësi.

Dhe kjo ka ndodhur sepse të gjithë janë treguar liberalë. Të gjithë i kanë toleruar, i kanë lënë mënjeanë duke i nënvleftësuar. Duke i pështyrë dhe duke iu thënë “Pty farë e keqe”. Duke mos i konsideruar.

Në fakt shoqëria bën që nuk i konsideron të tillë horra e kllouna qesharakë të pa fe dhe të pa vlerë, por përgjigjen shteti duhet tua japë zyrtarisht.

“Ndalu bek se ka hendek”, thotë populli.

Ata mund të jenë një organizatë politike dhe të regjistrohen si parti e të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Por, kjo jo kundër ligjit. Në rast se je kundër ligjit dhe je i jashtëligjshëm mban përgjegjësi.

Së pari, nga një pedagog i cili paguhet nga taksat e shqiptarëve. Shkon në një universitet, jep leksione dhe aty rekruton studentët e tij në organizata politike.

Në fakt, kjo është e ndaluar me ligj. Nuk paguajnë shqiptarët taksa dhe nuk i çojnë fëmijët në shkolla që t’i marrin dhe ti rekrutojnë si neomarksistë, tju bëjnë lavazh truri dhe pas lavazhit ti hedhin në sulme dhe aksione antiligjore, antikushtetuese, deri në dhunim të pronës private.

E duke iu kthyer aksionit të fundit, këta të rinj me plot gojën anarkistë, kanë shkuar deri tek një biznes privat, duke hyrë brenda, duke krijuar zhurmë e kaos, më pas janë ndaluar nga rojet e sigurisë.

              Dhuna ndaj punonjesit te sigurise

Një prej rojeve është i dëmtuar dhe i dhunuar. Më pas janë shoqëruar në polici. Më pas disa janë liruar dhe disa të tjerë pritet të dalin para gjykatës.

Në çdo vend të Eruopës, kudo që të ndodhte, personat jo vetëm do të shoqëroheshin, por dhe do të mbanin përgjegjësi penale dhe administrative. Se në SHBA ndoshta mund të ndodhte që rojet private t’i fusnin kokrrën e plumbit atje kur hynë, sepse kanë dëmtuar një biznes. Pronaprivate ështe e shënjte. Pikë

Një biznes që nuk është i vetëm, por është një qendër tregtare ku janë qindra e qindra aktivitete të tjera, të cilat paguajnë taksa e tatime që të mbahet në këmbë ky shtet sulmohet nga neo marksistët.

E me këto taksa e tatime, paguhen ata profesorë që rekrutojnë disa horra rrugësh që të dëmtojnë biznesin.

Ata mund të bëjnë çdo lloj aktiviteti. Ata mund të bëjnë gjithçka. Kanë të drejtën e tyre. Por, jo të shkojnë dhe të dëmtojnë biznese apo të dhunojnë dhe të kafshojnë njerëz apo të godasin.

Këtu është tejkalim i ligjit dhe shteti duhet të ndërhyjë.

Përtej asaj që ka ndodhur në një biznes privat, përgjigja që duhet të japë shteti duhet të jetë e fortë dhe e menjëhershme. Nuk duhet të ketë asnjë tolerancë ndaj tyre.

Sepse këtu nëse do të tolerojmë disa neokomunistë të “rrjedhur”, atëherë çfarë mund t’iu bëjmë antikomunistëve që mund t’iu vërsulen atyre. Se nuk janë të paktë.

Çfarë mund t’iu themi familjeve të të ish-përsekutuarve dhe ish-pronarëve, të cilëve në të njëjtën fortë siç vepruan këta sot, shkuan e iu dhunuan pronat 70 vite më parë dhe sot ende nuk i kanë marrë dot t’i trashëgojnë apo t’i gëzojnë.

LEXO EDHE:  Universiteti i Tiranës përgatit ankimimin e ligjit për arsimin e lartë në Kushtetuese

Por, dalin bij-të e diktaturës me soj e sorollop dhe tregojnë simbolet e djeshme dhunojnë biznesin dhe na kthejnë simbolet e krimit.

Në fakt, lufta nacionalçlirimtare ka pasur edhe disa partizanë trima apo burra me ideale. Kurse fara e këtyre sot nuk janë as trima, as kanë bindje dhe ideale. Janë thjeshtë mercenarë që kërkojnë të gjejnë tregun e radhës për t’u përplasur. Janë njerëz që kërkojnë sherr.

Përtej akuzave të tilla që shpesh përdorin substanca dhe i gjen nëpër vila e meselera të tjera që së shpejti do t’i themi me fakte e foto shumë thelbësore. Por, le të kthehemi tek ajo që ata përdorin si tezë, akuzë apo çështje të tyre.

Një sindikatë në Bulqizë.

Pse sot filloi problemi i Bulqizës?

Pse një biznes i vetëm është në Bulqizë?

Çfarë pune ka Qorri dhe anarkistet e tij nga Bulqiza ne Tiranë me sulme e propagandë?

Atëherë, në Bulqizë ka nga 40 deri 100 biznese të tjera që zhvillojnë aktivitetin.

Qorri shkon vetëm në një biznes të caktuar dhe me një qëllim të caktuar.

Dhe tjetra, në rast se ka një grup punëtorësh apo disa individë që duan të ngrenë një sindikatë dhe shkojnë e kanë debate apo kundërshtime me investitorët, çështja nuk zgjidhet duke shkuar disa anarkistë të rinj komunistë nga Tirana, duke u përpjekur të dhunojnë e shkatërrojnë biznesin.

Por, ka institucione. Dhe në qoftë se qeveria është i kapur ka gjykata. Ka Strasburg. Ka çështje në organizma te tjera të të drejtave të njeriut. Ka organizata të tjera që veprojnë.

Nuk mundet kurrë në asnjë vend të Europës dhe në asnjë vend të botës kaoitalisteqë ta kthesh në anarki, dhunë dhe shkatërrim ndaj biznesit se do ti te bëhesh faktor e nesër deputet.

E siç e thamë më lart që mbajnë përgjegjësi penale dhe administrative, kudo në Europë do të ishin pas prangave për një kohë të gjatë. E në qoftë se do ta kishin përsëritur, edhe më gjatë akoma. E në fund do të kishin edhe një kosto administrative.

Pra, ka një tolerancë ndaj tyre mesa duket nga biznesi. Nuk është i rëndësishëm emri i biznesit dhe as aktiviteti i tij. Por, toleranca që po i bën. Sepse një kallëzim administrativ për dëmin e shkaktuar për prishjen e imazhit në opinionin publik, për materialet propagandistike, të hedhura nga njerëz të identifikuar, ata do të ngeleshin në borxh për tërë jetën. Do të mbeteshin pa bukë. Do të humbnin çdo pasuri, jo vetëm të tyren, por edhe të familjarëve të trashëguar. Do ishin tamam komuniste pastaj.

Sepse nuk mund të shkosh dhe të bësh aktivitet qoftë dhe politik, duke dhunuar biznesin, punën, djersën dhe gjakun e dikujt tjetër.

Ky është thelbi i problemit. Ata nuk duhen toleruar në këtë rast dhe administrativisht. Përtej përgjegjësisë penale, i arreston apo jo policia kjo është diçka tjetër.

Ata duhet të marrin përgjegjësi administrative për çdo dëm imazhi të shkaktuar, për çdo dëm ndaj biznesit, duhet ta marrin përgjigjen sot dhe sa më parë. Sepse nëse do lihen do vazhdojnë me të tjerë e me të tjerë e kështu do të rriten duke përfituar nga abuzivizmi. Duke përfituar nga toleranca e ligjit dhe njerzve.

Atëherë është koha për tiu thënë ndal. Është koha të marrin përgjegjësi personale administrative për dëmin e shkaktuar ndaj biznesit, për imazhin e prishur, për kostot financiare të shkaktuara.

Ata mund të mos kenë para, mund të mos kenë pasuri. Por, do ngelen tërë jetën në borxh. Do ngelen në një qoshe dhe si një peng i pavlerë që nuk e mposhtin dot kapitalizmin me anarki. Kjo farë në fakt nuk përfaqëson asnjë vlerë dhe asnjë ideal, por janë një tufë anarkistësh që sot janë ngritur pas 70 vitesh si etërit e tyre duke dhunuar, grabitur, shkatërruar dhe dëmtuar në mënyrë të qëllimshme biznesin, për interesat e tyre krejtësisht personale dhe aspak morale dhe ligjore./ CNA.al

Skandale në fakultete, gjoba dhe orgji/ Krimet e “Qorrave” dhe palaçove nga skutat e errëta

Foto/ Neokomunistët dhunojnë punonjësit e sigurisë

Një sindikatë për Arlindin dhe qorrat e tij

Pse i “përvëloi” denoncimi në CNA/ Çfarë e tremb Arlind Qorrin dhe të tijët

Arlind Qorri presion gjykatave dhe Prokurorisë për lirimin e “anarkistëve” të tij

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Soreca i shkon në zyrë Metës/ Takim me presidentin

Publikuar

-

Nga

Soreca i shkon në zyrë Metës/ Takim me presidentin

Ambasadori i BE, Luigi Soreca i ka shkuar në zyrë presidentit Ilir Meta.

Mësohet se Soreca do të zhvillojë një takim me Metën.  Zhvillimet e fundit politike në vend, për Zgjedhoren dhe hapjen e listave, mendohet se do të jenë fokusi i bisedimeve mes diplomatit të BE dhe Presidentit Meta.



Vijon…

LEXO EDHE:  Të marrësh 30 € apo të paguash 165 000€?

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vizita e Ramës në Athinë/ Mediet greke zbulojnë detaje e takimit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një zhvillojë në një vizitë dy ditore në Athinë, ku do të takojë edhe homologun grek Kyriakos Mitsotakis.

Rama është ftuar të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga revista prestigjoze “The Economist” në Athinë, ku do të marrin pjesë edhe shumë personalitet të tjerë të politikës, kryeministra dhe presidentë të vendeve të ndryshme.



Sipas medieve greke në takim do të flitet gjithashtu edhe për kufirin detar, e cila është një çështje që shkaktoi shumë polemika në aktualitetin politik të vendit, pasi kryeministri grek tha se do të marrë rreth 12 milje nga deti Jon.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Publikoi skandalin e makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn

Publikuar

-

Nga

Sot, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, me një reagim publik dhe mediatik, i kompleksuar nga fakti i publikuar nga media që unë kam në pronësi dhe menaxhoj ka lëshuar nnë lumë akuzash ndaj CNA.al dhe meje personalisht.

Me mjeshtërinë e një frike se mund të paditet penalisht, Zoti Lleshaj ka përdorur turpësisht gjuhën e një “kapteri” politik megjithëse askush deri më sot nuk e ka fyer, por thjeshtë janë thënë të vërtetat për të. Prej disa ditësh CNA.al ka publikuar me foto dhe fakte dhe dokumente të siguruara nga institucionet shqiptare në lidhje me një mjet BMW luksoze në përdorim të Ministrit të Brendshëm, blerë nga Policia e Shtetit me një vlerë maramendëse që sipas Lleshajt vlen 50 mijë euro dhe jo 100 milionë lekë, siç ka deklaruar CNA.al.

Makina me targa Gjermane, te Policia e Shtetit

Në fakt, Zoti Lleshaj duhet ta dijë se vlera e një mjeti kur të hyjë në Shqipëri, duhet të ketë një faturë TVSH-je, duhet të zhdoganohet, duhet të targohet, duhet ti prihet siguracioni.

Makina me targa shqiptare, te Ministria e Brendshme

Prandaj e sfidojmë publikisht, ministrin e Brendshëm, për të kuptuar të vërtetën, të publikojë dokumentin e blerjes, në emër të kujt personi është blerë ky automjet apo në emër të cilit institucion. Zhdoganimin e tij, faturën e zhdoganimit, targimin dhe regjistrimin e mjetit në DPSHTRR. (E cila e njeh si mjet privat). Dhe çdo dokument tjetër që lidhet me këtë mjet luksoz, blerë në kohë pandemie.

Përgjigja nga DPSHTRR

Na vjen shumë keq që Zoti Lleshaj, ministri që fle mbi dosjet e krimit, përfshirë dhe dosjen e dhunës ndaj meje, gati tre vite e gjysëm më parë, në mes të Tiranës, në mes të ditës, për të cilën nuk ka askush vullnet për ta zbuluar. Por, ministri duhet ta kuptojë se nuk ka asgjë personale me të. Kam vetëm përgjegjësinë e detyrës time si gazetar.

Unë nuk jam shenjtor, gaboj. Por nuk jam as laro i krimit dhe as i financuar nga krimi, por viktimë e sulmeve të tij, jo vetëm me leva pas koke, por edhe me sulme mediatike, nga njerëz të botës së krimit, të cilët Sandër Lleshaj i ka vizituar në studiot e tyre.

Unë jam një gazetar i lirë, në këtë punë, po nuk je në dijeni, prej gati 20 vitesh, edhe në disa nga mediat dhe emisionet më prestigjoze në vend. Por meqënesë je drejtuar me atë gjuhë fyese drejt meje dhe redaksisë po të sfidoj publikisht të publikosh dokumentat dhe të vendosësh emrin tim dhe të redaksisë në përgjigjen e dhënë dhe të na tregosh kush janë tutorët dhe larot e krimit që qëndrojnë pas nesh.

T’i lëmë fjalët e tepërta, akuzat dhe fyerjet. Zoti Lleshaj kur nuk ke argumentat dhe faktet, apo dokumentet për t’i servirur publikut, mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është sulmi. Duke fyer, sharë dhe intimiduar ata që thonë të vërtetën. Presim nga ju të na tregosh dokumentat e mjetit. Dhe pse u vendos të blihej pas tërmetit shkatërrues dhe pandemisë. Në kulmin e një krize ekonomike dhe financiare për vendin.

Lleshaj me makinën luksoze para parlamentit

Një makinë luksoze, e cila sipas teje nuk vlen 100 milionë lekë. Por sipas nesh, me çmimet e tregut me vlerën që ka, me faturët që duheshin paguar, ndoshta mjeti mund të shkojë diçka më pak se 100 milionëshi. Por, edhe me vlerat që thoni ju, me ato shuma parash do të ndërtoheshin disa shtëpi për banorët që rrinë në çadra apo disa respiratorë për spitalet shqiptare në kohë pandemie.

LEXO EDHE:  “Burime të sigurta/ Pajisja përgjuese është siguruar në kundërshtim me ligjin shqiptar”

LEXO EDHE:  Artan Hoxha kundër ish deputetëve të opozitës/ Dhunuan policinë e shtetit

Në fund pas kërkesës për të publikuar dokumentat, sepse fatkeqësisht ratë nga niveli i një gjenerali ushtrie në atë të një “kapteri” partie, ju sfidoj publikisht t’i përgjigjeni edhe një pyetje tjetër, të bërë gati një vit e gjysëm më parë, në lidhje me një vilë në Gjirin e Lalzit, e cila përdorej sistematikisht nga ju deri ditën që u emëruat ministër, dhe që nga ajo ditë ajo qëndron në çelës.

Çelësat i keni ju dhe nuk i ka më Doda, por ua ka dorëzuar shumë vite më parë. Pavarësisht se në emër të kujt është. Ka ardhur koha të flasim me fakte dhe argumente Zoti Lleshaj.

Qetësohuni, merrni frymë thellë. Në qoftë se keni nevojë pini edhe ndonjë qetësues. Nuk keni faj, jeni një ish-gjeneral ushtrie, që la gradat për t’u bërë “kapter” partie. E rëndësishme është të qëndroni në detyrë dhe të luftoni krimin, jo të zhgrryheni me të. Të rrisni sigurinë për qytetarët shqiptarë dhe jot ë numëroni të vdekurit në autostradë, siç po bëni çdo ditë.

Ju sfidoj publikisht të na nxirrni dokumentet e automjetit dhe të na tregoni të vërtertën e vilës tuaj në Gjirin e Lalzit.

Sa për gjyqe, kërcënime dhe intimidime, ju lutem vendosni emrin tim në ato sulme dhe të CNA.al dhe pastaj të shohim kush ka përgjegjësi ligjore.

Media e lirë që denoncon apo “kapterët” e partive që lënë gradat e gjeneralit, për të shijuar luksin e një ministri që nuk i mjaftonte mjeti në shërbim të tij, por në kulmin e halleve të shqiptarëve kërkoi luksin e munguar.

Në pritje të përgjigjes tuaj, i nderuari gjeneral që u ktheve në “kapter partie”. Me respekt për të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Nga Elvi Fundo / CNA.al



“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

Sandër Lleshaj, “kapteri” me limuzinë

Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

Foto+Video/ Zbulohet vila e ministrit të Ramës në Gjirin e Lalzit

Ministri i Brendshëm përfshihet në skandal/ Fshehu një vilë në Gjirin e Lalzit?

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

“Ministri i Lalzit”/ Sandër Lleshaj hesht për vilën luksoze

LEXO TE PLOTE