Connect with Us

Në luftë për mbijetesë/ Varfëria boshatis qytetin e Kukësit  

Politikë

Në luftë për mbijetesë/ Varfëria boshatis qytetin e Kukësit  

Publikuar

-

Nënkryetari i partisë Demokratike, Edmond Spaho ishte sot në qytetin e Kukësit, për t’u njohur nga afër me problematikat me të cilat përballen këta qytetarë.

Sipas Spahos, viti 2019 ka shënuar për Kukësin një vit që ka thelluar varfërimin e banorëve të tij dhe braktisjen e qytetit prej tyre.

“Ne po luftojmë për mbijetesë”- i tha një tregtar nënkryetarit të PD, Edmond Spaho, i cili takoi disa prej tyre në rrugët thuajse të boshatisura të Kukësit.

Gjatë këtyre takimeve, qytetarët përmendën 3 faktorë kryesorë që kanë ndikuar në thellimin e vardërisë dhe rënien e konsumit:

1.Rritja e taksave
2.Taksa e rrugës së kombit
3.Largimi i të rinjve

LEXO EDHE:  Arrestohet i dënuari për vrasje/ Sekuestrohet armë zjarri, dylbi dhe municion luftarak

Spaho i njohu tregtarët më Kukës me alternativën e Partisë Demokratike, ndërsa premtoi se aleternativa e PD është ajo e uljes së taksave, të heqjes së taksës së rrugës së Kombit, të uljes së çmimit të energjisë, të klimës së mirë për biznesin si rruga e duhur për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike dhe rimëkëmbjen e biznesit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

Publikuar

-

Nga

Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit, ka reaguar për foton e tij me kryeministrin Edi Rama, të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë.

Ai pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.

Kujtojmë se kjo foto është publikuar në 27 janar të vitit 2017 në faqen zyrtare të resortit “Univers”, në pronësi të fisit Çapja dhe sipas Hoxhës është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  Vizita e Ramës në Kukës/ Reagon deputeti i PD: E vërteta është ndryshe

LEXO EDHE:  Morinë/Goditet rrjeti i trafikut të drogës Shqipëri-Kosovë, pranga 5 personave

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE