LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Makina përplas biçikletën/ Një i plagosur, me urgjencë drejt Tiranës

29 Dhjetor 2019, 08:42, Kronika CNA
Makina përplas biçikletën/ Një i plagosur, me

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm Elbasan.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare që lidh qytetin e Elbasanit me ish-Kombinatin Metalurgjik, në afërsi të kompleksit sportiv.

Burimet bëjnë të ditur se një biçikletë është përplasur nga autoveturë me targë AA293ME.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

I plagosuri fillimisht është dërguar me urgjencë në kirurgjikun e Elbasanit, më pas është nisur për në spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e tij sipas mjekëve për momentin paraqitet kritike.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lajmet e fundit nga